Razma – thesari ne zemer te Alpeve tona

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
razem.jpg
Fshati Razem ndodhet rreth 41 km ne veri te Shkodres, rreze malit te Veleçikut. Udhetimi per ne Razem behet nga qyteti i Shkodres, ne qytetin e Koplikut dhe me pas merr nje rruge malore te ngushte por ne gjendje te mire qe lejon te kalojne si makinat e larta ashtu edhe makinat e vogla.

Relievi përbehet nga mali i Veleçikut,dhe malet e Kunores dhe te Zagorës te cilat arrijne deri ne 1500 m lartesi mbi nivelin e detit , fushat e Razmes, Troshanit, Fusha e Zeze. Shkembinjte karstike kane formuar disa shpella te cilat jane shume interesante per t’u vizituar.
Ka nje klime tipike malore, ajer shume te paster e me vlera kurative. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave jane karakteristike per zonen. Fauna perfaqesohet nga njëe numer i madh kafshesh dhe shpendesh te eger. Fshatrat e tjere rreth Razmes jane Vermoshi, Boga e Vukli jane qe nuk ngelen mbrapa per nga bukuria.
Razma eshte shfrytezuar si vend turistik qe ne shekullin e XIX-te nga te huajt.
Botanisti Italian Antonio Baldoci, gjeologu Boran Nopce, austriaku Dofler, e kane vleresuar Razmen per bukurite dhe pasurite e saj natyrore te vecanta.
Rreth viteve 1920 tregtaret shkodranë ndertuan atje shtepite e tyre të verimit, kjo gje deshmohet nga rruget dhe shtepite e vjetra me arkitekturën e kohes.
Ne Razem ka disa hotele te medhenj e te vegjel, luksoze dhe te thjeshte. Gjithashtu edhe shtepite karakteristike alpine te banoreve te zones, edhe pse nuk jane hotele te mirefillta, jane gjithmone te gatshme te presin vizitore. Nje vecanti e Razmes eshte se frekuentohet dendur ne te gjitha stinet e vitit. Mishi i pjekur dhe gatimet e brumit jane ushqimi tradicional i zones.
Zona e Razmës ofron mundesi për zhvillimin e disa llojeve të turizmit:

Turizmi i bardhe: ofron mundesi për ski ne morenat akullnajore, sidomos ne fushen e Zeze e ne fushen sportive te kampit te Razmes.
Turizmi i gjelber: kampingje gjate stines se veres, shetitje ne shtigjet malore te zones, hiking dhe trekking.
Sporte te veçanta si gara e shetitje në kuaj, biçikleta (mountain bike), rreshqitje ne bar per turizmim veror, sporti i gjuetise etj.
Turizmi etnografik: Zona e Razmes ofron vlera të paperseritshme studimore për etnografet./InfoAlbania
 
Titulli: Razma – thesari ne zemer te Alpeve tona

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Përveç bregdetit dhe plazheve të pastra të Velipojës, Shkodra ofron dhe turizmin malor me bukuritë rralla të bjeshkeve.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top