“Në heshtje dhe në mënyrë të rezervuar, për herë të parë një fëmijë ka ndërruar jetë në mënyrë të asistuar”. Kështu shkruan gazeta belge “Het Nieuwsbald”, duke iu referuar rastit të parë të eutanazisë tek një fëmijë në Belgjikë, vend ku e ashtuquajtura “vdekje e ëmbël” është lejuar që prej vitit 2014.
Gazeta nuk jep asnjë detaj lidhur me moshën dhe sëmundjen e fëmijës, prindërit e të cilit zgjodhën ‘vdekjen e ëmbël’ për të dhe autorizuan mjekët që të merrnin autorizimin nga Departamenti për kontrollin federal dhe vlerësimin e eutanazisë.
Pas marrjes së konfirmimit nga ky Departament, mjekët në Fiandre të Belgjikës realizuan rastin e parë në botë të eutanazisë tek një fëmijë.
(er.nu/BalkanWeb)