Rama, Thaçi e Vuçiq do të luajnë futboll bashkë në Vjenë

Aver

.
V.I.P
auto_Vucic-Rama-Thaci-690x3801440055773.jpg

Në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 27 gusht në Vjenë, si vazhdimësi e procesit të Berlinit të iniciuar nga Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, do të ketë një ngjarje të pazakontë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet në mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, në mes dy ekipeve “BE e ardhshme” dhe “BE”.

Në ekipin “BE e ardhshme”, do të luajnë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, i pari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiq, ministri i jashtëm malazez, Igor Lukshiq, homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i jashtëm boshnjak Crnadak, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Ministri i Ekonomisë nga Shqipëria, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç.

Isa Mustafa, si Kryeministër i Kosovës, nuk do të jetë përkrah homologëve të tij nga Shqipëria e Serbia.

Ndeshjen do ta gjykojë Komisioneri Europian Johanes Hahn, ndërsa në ekipin e BE-së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe Ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz/zeri.info
 
Titulli: Rama, Thaçi e Vuçiq do të luajnë futboll bashkë në Vjenë

Ku jane keta per futboll mer. Secili ma arangop se tjetri.

Po nuk ja thyen komen Vucicit do ti shpallim tradhtar te popullit. Lol
 
Titulli: Rama, Thaçi e Vuçiq do të luajnë futboll bashkë në Vjenë

Do te ishta gallate po t'iu leshonim nje dron gjate ndeshjes.

Do te punoj ne kete drejtim :p
 
Titulli: Rama, Thaçi e Vuçiq do të luajnë futboll bashkë në Vjenë

Ku jane keta per futboll mer. Secili ma arangop se tjetri.

Po nuk ja thyen komen Vucicit do ti shpallim tradhtar te popullit. Lol

Per pak te dilja 100% i sakte. Do ta bej veten tattoo ne shpatull :D

Vucic nuk e thej komen se nuk u luajti, por e theu misnistri i tij doren...

ministri%20serb.jpg

Ne video nje pjese e ndeshjes...

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Attachments

  • ministri%20serb.jpg
    ministri%20serb.jpg
    111.6 KB · Shikime: 0
  • ministri%20serb.jpg
    ministri%20serb.jpg
    111.6 KB · Shikime: 0
Titulli: Rama, Thaçi e Vuçiq do të luajnë futboll bashkë në Vjenë

shif gruevski...hahahahha po rama donde sta?
 
Titulli: Rama, Thaçi e Vuçiq do të luajnë futboll bashkë në Vjenë

shif gruevski...hahahahha po rama donde sta?


Kembet e Gruevskit fiks si ato dy bananet qe i ke ne avatar. Lol

Rama si duket do ta pres vitin tjeter per basketboll.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top