Rama: Kultura fetare ne shkolla

Lauri

Anunnak
Kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë qe ne shkollat publike shqiptare, nxënësit te mësojnë mbi kulturën fetare.

Ky fakt sipas kreut te qeverise nuk do te cenoje laicitetin e sistemit arsimor, por do te shërbeje si nje arme e forte, për te mos u bere pre e propagandës se atyre qe kryejnë krime ne emër te Zotit.

Me tej kreu i qeverise theksoi se kjo nisme do te nise ne shkolla urbane dhe rurale dhe se tekstet do te jene te harmonizuara me institucionet ndërkombëtare.

Deklaratat Rama i beri gjate fjalës qe mbajti ne aktivitetin organizuar nga Komuniteti Mysliman për profetin Muhamed.
/Perqasje
rama_zpsf1vrd1yg.png
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

RRac e poshter.
E nxore koken?

Ne s'kemi nevoje per lende fetare,por kemi nevoje per reforma ne arsim,per mesues te kualifikuar,per shkolla,per kushte etj .

Plan turk qen e bir qeni!
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Nuk e shoh dhe shume negative,nese mbahet si lende selektive dhe jo e detyrueshme.
Te mesojne Shqiptaret se sa rrace pagane jemi ne si bystyni.
Te mesojne sa here jane transformuar duke ju lutur perendive te ndryshme; Ne fillesa katolike,kthehen mysliman,e pastaj po prap per sport,kthehen ortodokse,katolike, apo cfare do lloj bystynie qofshin,mjafton te kene ne sahan ku te lepihen.
Te mesoje Shqiptari per veten,qe ne s"kemi fe,as ide,qe shitem e blihemi per nje kocke.
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Komplimenti Pasion.

Une shoh ne kete foto nje 5-she hipokrite te pa shoq. Dalin perpara publikut krah per krah dhe te buzeqeshur. Sikur te ulen perballe njeri-tjetrit ne nje tavoline, dhe te diskutojne sipas parimeve thelbesore qe secili ka dhe mbron, keta do vrasin njeri-tjetrin ne pak minuta. Por jane te menqur, buzeqeshin publikisht.
 
Keshtu dalin shpesh sa per sy e faqe të buzeqeshur, kurse me zemrat ku ta dijm si janë: ndoshta me APO pa color, ndoshta veq ?

Rama mund ta hedhe mendimin e tij, porse mvaret a pranohet nga individet ajo. Ajo qe mben pershtypje eshte se ne Gjermani e vende tjera perendimore, per besim e ke te lejuar të mesosh ne shkollë, njeher ne javë, porse te ndalohet teresisht, kete skam degjuar. Porse edhe sdo te ishte e drejtë, diqka te iu imponohet apo tiu ndalohet njerzve, pa deshiren e tyre. Pra kjo duhet mbetet deshire individuale, secili vendos per vete si do.

Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

BIXHOZI I EDI RAMثS ME ARSIMIN FETAR

Nga Kreshnik Osmani

Deklarata e kryeministrit dhe premtimi i tij për të futur mësimin fetar në arsimin publik, në një tubim festiv të Komunitetit Musliman Shqiptar është demagogji e pastër për qëllime elektorale.
Nuk jam kundër që fëmijët e shqiptarëve të njihen me fenë e tyre (me zgjedhje të lirë) pasi kjo është një praktikë e njohur në shumë prej vendeve të zhvilluara në Evropë.
Por nuk është ky problemi. “Lepuri” fle gjetkë.
Praktikisht nuk ekziston mundësia që të mbulohen të gjitha shkollat me mësues të lëndës fetare, sepse numri i fetarëve të shkolluar është shumë më i vogël sesa nevojat e shkollave në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Kjo do të thotë që do të kemi njerëz shumë pak ose hiç fare të kualifikuar për të përmbushur misionin me sukses. Abuzimi nis që këtu. Gjithçka që ndërtohet mbi të pamundurën është e pamundur thotë lënda e logjikës.
Një tjetër arsye që provokon ‘sëkëlldi’ të madhe nga deklarata e kryeministrit është interesimi i tij për të luftuar kundër ideve ekstremiste. Si mund të luftohet ekstremizmi me njerëz të paformuar fetarisht?! Ku do t’i gjejnë kuadrot?!
Apo ka ndërmend ta japë edhe arsimin fetar me koncension të tipit “off-shore” tek ndonjë korporatë arsimore jashtë Shqipërisë?!
Përsëris ftesën dashamirëse adresuar Komunitetit Musliman Shqiptar dhe të gjithë klerikëve të feve të tjera, që xhelozohen për ‘fatet e Kombit’ dhe duan të mirën e Shqipërisë, që të përzënë prej xhamive, kishave dhe festave të tyre sojet dhe sorrollopet e politikës që kanë 25 vite që spekulojnë me gjithçka.
Mbani larg festave dhe jubileve tuaj të rëndësishëm të gjithë ata që merren me politikë, përfshi dhe mua që mund të konsiderohem një praktikant (dhe që jam distancuar jo pa qëllim) dhe çdo përpjekje e juaja për të bërë qoka për pushtetin apo për parti të caktuara, me orientime qarqesh e ambasadash të huaja, do të konsiderohen biznes fetaro-politik, që kompromenton rëndë rolin e klerit dhe bashkë me të dhe laicitetin në Shqipëri.
Ashtu siç e kam shprehur edhe më parë, selektiviteti karagjoz në përzgjedhjen e figurave politike në ceremonitë e mëdha fetare në vend, qofshin këto iftare, inagurime, synetlliqe etj, duke i vendosur ata në fokusin e kamerave, për të derdhur në mënyrë indirekte e tinzare kolateral fetar në xhirollogaritë politike, ju bën bashkëpuntorë të politikës në manipulimin, varfërimin, mjerimin dhe poshtërimin e ‘anëtarësisë së Kombit’.
Kam qenë vazhdimisht i mendimit se politika nuk duhet t’i fusë hundët tek punët e fesë dhe anasjelltas.
Nuk është e ndershme të përdorim tribunat fetare për të afirmuar personazhe apo platforma të caktuara politike, qofshin këta drejtuesit më të lartë të shtetit. Kjo është porta më e rrezikshme që mund të hapet në këtë vend.
Sektarizimi fetar i politikës dhe politizimi i sekteve fetare do të thotë libanizim i politikës shqiptare. Libanizim do të thotë që secilit sekt fetar në vend t’i garantohet me Kushtetutë hisa e vetë në pushtet.
Nuk është e ndershme që disa parti të respektojnë rregullat e laicitetit duke komunikuar politikisht me të gjithë anëtarësinë e Kombit, dhe disa të tjerë të marrin “penallti” një vit para zgjedhjeve parlamentare (të dhuruara prej përfaqësuesve të klerit) dhe të bëjnë “gola” elektoralë me ndjesitë fetare të popullatës së varfër dhe të hutuar.
Për 25 vite me radhë nuk mbeti politikan pa e shtrydhur politikisht ‘Xhaminë e Madhe’ të Tiranës, tani për 25 vitet e ardhshme po sajojnë arsimin fetar publik.
Po e hapët lojën do ta hapim të gjithë dhe ajo që hapet me vendimin tuaj, nuk mund të mbyllet më prej të njëjtit vendim! Paqe!

*Shkrim i konceptuar enkas për HashtagAL
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

A do te kete me te verber ne bote me sy ne balle me teper se ai qe nuk do ta kuptoje qe, librat fetar dhe religjonet nuk flasin, jo per nje Zot te vetem e te perbashket, por nuk flasin hiq fare per Zotin.
Dhe perderisa Ai Zot nuk ekziston ne ata libra, cfare duhet te mesojne nxensit neper shkolla, mashtrimet shekullore teologjike??
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Une nuk shoh me te verber se ti ne kete forum Laur, madje lere syte qe te jane verberuar, fatkeqesisht edhe zemra.

Nxenesit do te mesojne se ka edhe nga shqiptaret qe e kane luftuar dhe vazhdojne ta luftojne kete Islam, por s'do t'korrin KURRE sukses, do mplaken sic jane plakur edhe ne forume:zzz:
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Me habisni... nejse...
Lendet fetare i ka e tere bota xhanem. Po e bene mir, po s'e bene pune e madhe fort.. ;) Kena xhamiat ne :P
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Une nuk shoh me te verber se ti ne kete forum Laur, madje lere syte qe te jane verberuar, fatkeqesisht edhe zemra.

Nxenesit do te mesojne se ka edhe nga shqiptaret qe e kane luftuar dhe vazhdojne ta luftojne kete Islam, por s'do t'korrin KURRE sukses, do mplaken sic jane plakur edhe ne forume:zzz:
Mos me kerko ne debat, dhe mos e permend emrin tim kur nuk te ftoj ne diskutim. Permbaju argumetit te temes.
Ti je nje nga ata qe verbon njerzit.
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

A do te kete me te verber ne bote me sy ne balle me teper se ai qe nuk do ta kuptoje qe, librat fetar dhe religjonet nuk flasin, jo per nje Zot te vetem e te perbashket, por nuk flasin hiq fare per Zotin.
Dhe perderisa Ai Zot nuk ekziston ne ata libra, cfare duhet te mesojne nxensit neper shkolla, mashtrimet shekullore teologjike??

Ka!
Mjekroshet,pantallonshkurtrit,kukullat e amerikes,izraleit.
Mendjen te libri 2000 vjecar.

Ne emrin e atij presin koka njerezish.

Ja!
https://www.facebook.com/oroshi.oroshi?fref=ts
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Pasion kush eshte ky oroshi mo..:)

Une e kam fjalen per cfare do mesojne ne shkolla keta nxenes. Historine e vertete nga profesor laik se si mashtrohet njeriu nepermjet besimit, apo do futen teolog religjonesh e do vazhdojne te mashtrojne me teper.

Sfidoj cdo lloj kleriku e teologu ne keto argumente fetare. Dhe duke ju permbajtur vetem dhe eskluzivisht librit perkates te secilit.
Ne arabisht Zot = Ilaah dhe jo Allah, qe jane te ndryshem nga njeri-tjetri.
Ne Ebrajke Zot = Eloah dhe jo Yahweh o Elohim, qe jane te ndryshemn mes tyre.

Keta Zoter si Allah e Yahweh nuk kane asnje ndryshim me zotet e tjere qe nenshtronin popuj te tjere per rreth si, Kamosh, Milkom, Baal-fegor, Meloh, e mjaft te tjere pa harruar ate te Ilirve qe quhej Zeus qe ishte Perendia i te gjithve ketyre te tjerve.
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

A do te kete me te verber ne bote me sy ne balle me teper se ai qe nuk do ta kuptoje qe, librat fetar dhe religjonet nuk flasin, jo per nje Zot te vetem e te perbashket, por nuk flasin hiq fare per Zotin.
Dhe perderisa Ai Zot nuk ekziston ne ata libra, cfare duhet te mesojne nxensit neper shkolla, mashtrimet shekullore teologjike??

Nuk e kuptoj as nuk pajtohem ne kete, sepse librat fetare normalisht flasin sesi njeriu te besoj ne Zotin, se Zoti ekziston, ështe vigjelent dhe shikon teresisht se cfare veprojne njerezit ne tokë /botë. Zoti nuk pelqen as nuk pranon qe njerezit te bejn keq, ai kerkon qe njerezimi te bej vetem mirë ose te hesht. E tash te thuash se nuk flasin librat per Zotin, ketu smund pajtohem aspak. Po normalisht me mire te mesojn ne shkoll per besim (ama jo te devijuar dhe te hasmuar siq po futin urrejte sot), pra me mire te mesoj drejte qarte rrjedhshem per besim, sesa per mitet e lashta greke.

Une kisha nje lende ne shkollë latinisht, aty duheshim te mesonim per zotrat e tyre, kush ishte i pari zot sipas grekeve, pastaj ai zoti dmth u martua me te motren se nuk kishte te gjej tjeter. Linden ata femije. Ai zoti u frikua se femijet do tua ndytin nderin, dhe i hengri te gjith femijet e tij, perveqse te voglin, gruaja e mashtroi te burrin dhe nuk ia dha te vogelin. --- Tani lind pyetja ime nese ska pas mepare zot aty dhe ky zoti u martu me motren, ateher kush e beri kete zotin (djalin)? a nuk pati prinder ky mepare? Kush i beri prinderit e tyre?

Pastaj ku mbetem kur femijun e fundit gruaja ia fshehi nuk ia jep burrit, i dha gur te mbeshtjellur si bebe, dhe ai zoti e hengri pa hetu. Kur u rrit ai femija, u be mbi moshërritur shkoj e prejti barkun e babait dhe nxori vellezrit dhe motrat qe ai kishte ngren me pare. Ata erdhen perseri te jetojn mbi toke, u shperndan ne zot i fushave, zot i lumenjeve, zot i neptunit etj etj.... UNE U QUDITESHA CKA FOLTE PROFESORESHA, DHE AJO MVREJTI SE FANTAZMAT NUK I BESOJ.... Cka ishin gjith keto ligjerata, qe besoj as profesoresha nuk dinte se cka eshte tu than. Kur e pyeta, i thash sme duket logjike qka degjova deri tash, ajo me tha: po keto jane mite te lashte greke.

Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Jetesa si je mire..:puth:
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Si fillim pranoj qe skam lexuar artikullin as bisedat me lart...
por jam kundra... ne it persh esht religione nje lende fetare per katolicizmin..nuk e shikoj te drejte ta mesojne nx e integruar qe nuk i perkasin atij besimi...
sic persh ne shqiperi jemi te shume besimeve si do e bej zt rama?? Dmth do jap nje lende ku shumica jan po pakica???
pastaj perse mos te jet besimi dicka cetjake por nje lende qe pretendon note dhe kohe te cilen mund ta shfrytezojne me nje lende te re meqense i paskan te gjitha ok (kjo me pak ironi!)
Le te perqendrohen meqense ju intereson arsimi ne kualitetin e tij, ne evitimin e pagesave, ne zgjedhjen e mesuesve me merit dhe jo me mandat partie... me edukimin ... me kulturdhenjen dhe guiden per te nesermen e brezit te ri .. mos te humbas buxhet e kohe me ate qe eshte fluida dhe e pakuptimte....
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Ne arabisht Zot = Ilaah dhe jo Allah, qe jane te ndryshem nga njeri-tjetri.
Ne Ebrajke Zot = Eloah dhe jo Yahweh o Elohim, qe jane te ndryshemn mes tyre.

Keta Zoter si Allah e Yahweh nuk kane asnje ndryshim me zotet e tjere qe nenshtronin popuj te tjere per rreth si, Kamosh, Milkom, Baal-fegor, Meloh, e mjaft te tjere pa harruar ate te Ilirve qe quhej Zeus qe ishte Perendia i te gjithve ketyre te tjerve.

Keta personazhe qe solla siper biblikisht quheshin Elohim-zoter, qe nuk ishin me teper se rival te njeri-tjetrit. Ashtu si po bejne sot kleriket qe kerkojne te marrin sa me shume njerez nen besimin perkates.

Qe keta Zoter nuk bejne pjese ne mitologji, por ishin realisht. Kete e thote edhe Sh-Pali ne Vangjel, Ja c'thote, dhe duke e nenvizuar se per ne eshte njeri prej tyre - Jezu krishti. Nuk thote as Allahu as Yahweh etj. pra secili ka nje Zot te vetin ashtu si dikur.

Korintave 1°

"Sepse, ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi në qiell a në tokë (sikurse ka shumë perëndi dhe shumë zotër),
për ne s`ka veçse një Perëndi, Ati nga i cili janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të tij"
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Per edukaten seksuale dmth sbehet fjale ne vend te kesaj fetare,nuk e di nese e kane ven tani po mesa kam degjuar jo...!

Me nxorri jashte vetes ajo video e Passionit,mu deshen dy ore te merrja veten per mos nxjerr vrrerin ketu...Video skeshillohet per njerezit qe vuajne nga zemra,jane te ndjeshem apo femije !
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Mos me kerko ne debat, dhe mos e permend emrin tim kur nuk te ftoj ne diskutim.

Une nuk bera debat, sepse po t'kisha bere, ti do ishe mbetur 24/7 Online per t'me fituar dhe ne fund do kishe humbur prap sic ke humbur gjithmone. Mjafton anetaret ta kontrollojne nenforumin e krishtere, mijera pyetje qe skane pergjigje, shume debate ku ske dhene fare pergjigje dhe t'u ka mbyllur goja, dhe akoma me ate fytyre thua ketu "kur nuk te ftoj ne diskutim".

Kingj je akoma Laur, pjeku:foot
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Shikoj ketu anetare qe "eksitohen" kot se koti.
Kur do te vije ajo dite qe shqiptaret ta kene mendjen tek puna .....!?

Rama dihet qe eshte majmun, por faji nuk eshte i tij, por te atyre qe e votojne ate.

Un mendoj se kjo tradite laike qe kemi ne sistemin arsimor, duhet te ruhet si syte e ballit, madje te zhvillohet.

hajduti
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Une nuk bera debat, sepse po t'kisha bere, ti do ishe mbetur 24/7 Online per t'me fituar dhe ne fund do kishe humbur prap sic ke humbur gjithmone. Mjafton anetaret ta kontrollojne nenforumin e krishtere, mijera pyetje qe skane pergjigje, shume debate ku ske dhene fare pergjigje dhe t'u ka mbyllur goja, dhe akoma me ate fytyre thua ketu "kur nuk te ftoj ne diskutim".

Kingj je akoma Laur, pjeku:foot

Cpytje ke mbase si e krishtere mund te pergj edhe une loverboy edhe pse shume here e shikoj qe pytjet jan me shume deskriminuse sesa kurjozitet apo interes te kuptojme dhe ktu po drejtohem jo vetem ty...
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Ju qe jetoni jashtë Shqipërisë, pyeteni vetën a ka lëndë të tillë në shkollat e vendeve ku jetomi dhe me pas kuptojeni se nuk ka asgjë të keqe.
Ja psh, një vend i prapambetur si Gjermania, por dhe një tjetër si Austria e kanë si lëndë nëpër shkollat e tyre, madje edhe në gjuhën amtare të secilit shtetas të tyre.
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Me kete kulture qe kan shqiptaret nga osmanllinjte duan 800 vjet te vijme atje ku jan gjermant.
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

...patjeter qe lendet ne shkolle jane mjaft per ti mesuar dhe aty duhet koncentrohen per zhvillim patjeter.... Megjithate para se te na futin mite te lashta greke apo egjiptiane (edhepse edhe ne histori mesojshim per mitet greke), ateher me mire eshte ceshtje besimi sesa biseda kot e kot per mitet.... bla bla bla tingellojne mitet, çeshtje te zbrazeta kot.

VVetoni un e thash me lart ku jetoj une ka dhe vetem per katoliket... dhe eshte per te gjith njelloj ...se shikoj te drejte per femijen e nje emigrati myslyman.... pse ta mesoj kur nuk i intereson???
Ku ka mundesi alb te ve ne dispozicion ne cdo klas nga minimumi tre mesuesdhenes per tre besime????
Nese ka ate mundesi ekonomike zt tama... teblej ca materiale per shkollat.... thjesht elementaret ne zonat urbane... nuk konceptohet te behemi si ne it ge.. apo zv e usa me ekonomin qe kemi... duhet ber hapi sa eshte shtati....
Kjo esht puro slogan politik meqense sh jan te nje besimi ..ceshtje votash.. politik hesapi!!!........
 
Po ku sepse vendi ku jetoni juve ka shumicë katolike apo jo? Dhe shqiptarët të cilësdo do fe duhet të kenë të drejtë në mësimin e fesë ose? Ndoshta mendoni se mësimi i fesë katolike lejohet e të tjerat duhet ndaluar?
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

...patjeter qe lendet ne shkolle jane mjaft per ti mesuar dhe aty duhet koncentrohen per zhvillim patjeter.... Megjithate para se te na futin mite te lashta greke apo egjiptiane (edhepse edhe ne histori mesojshim per mitet greke), ateher me mire eshte ceshtje besimi sesa biseda kot e kot per mitet.... bla bla bla tingellojne mitet, çeshtje te zbrazeta kot.

Po jo o jetesa cthua ato mitet greke jan letersi jan kultur sic edhe ato te egjiptit mbi arkitekturen apo mbi kulturen...
Tani nese duam qe brezi i ri te mesoj vetem besim... sesht problem ka kolegje te tilla.. por shkolla publike duhet te jet e mirefillt publike per te gjith e barabarte pa dallim dhe pa cenim sic edhe pa imponim...
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Me kete kulture qe kan shqiptaret nga osmanllinjte duan 800 vjet te vijme atje ku jan gjermant.

Pse nuk thoni shkurt, me fenë islame që kanë shqiptarët? Me permisoni nëse jam gabim.
 
Titulli: Rama: Kultura fetare ne shkolla

Po ku sepse vendi ku jetoni juve ka shumicë katolike apo jo? Dhe shqiptarët të cilësdo do fe duhet të kenë të drejtë në mësimin e fesë ose? Ndoshta mendoni se mësimi i fesë katolike lejohet e të tjerat duhet ndaluar?

Sme ke kuptuar lexom mire... asnje besim ne shkolle.. jo ne ato publike... pse te jet ai katolik..??? Asnje.. shkolla laike!! Te gjith njelloj te barabart besimi te jet vetjak
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top