Radioterapia shëron pulën nga kanceri

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Pula me emrin Eve, është e para nga lloji i saj që është shëruar nga kanceri duke përdorur terapinë me rrezatim.


Pronarët e saj, Elaine dhe Chris Denney, kanë shpenzuar më shumë se 1.400 funte në trajtimin e saj në qendrën spitalore “Animal Health Trust”, në Sussex.

Eve është sëmurë nga kanceri në këmbën e saj të majtë, e cila është dashur t’i amputohet.

Ndërhyrja kirurgjike ia ka kufizuar asaj ecjen të cilën e ka kombinuar me fluturim për të lëvizur nëpër oborrin çiftit Denney.

Në shtator të vitit të kaluar Eve është kontrolluar sërish nga veterinari i cili kishte diagnostikuar përhapjen e sëmundjes edhe në këmbën tjetër, duke i lënë zemërthyer pronarët e saj.

Kështu që, ata kanë paguar që t’ia shpëtonin jetën duke paguar ndërhyrjen kirurgjike për ta larguar tumorin dhe për ta trajtuar atë me radioterapi, gjë që u ka kushtuar 1.400 funte (1.794 euro).

“Ajo është e dashura jonë dhe ka një personalitet. Secili që ka një qen ose një mace do ta kishte bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Denney./telegrafi/
 
kur e do edhe pula veten,most ngelt ma qenie mbi toke!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top