Radikalizëm islam apo injorancë radikale ndaj Islamit?

Radikalizëm islam apo injorancë radikale ndaj Islamit?

Enklid Pelari*

"Meqe ‘’analistet” qe e kane mare tagrin dhe kompetencen per te baltosur fene e kane te veshtire te gjejne argumente te mirefillte ne gjykimin e tyre, atehere kam menduar t’u vi ne ndihme me disa teza te hedhura nga homologet e tyre ne vende te tjera te globit. Disa prej ketyre tezave kane mberritur dhe tek ne. Ajo qe bie ne sy ne keto teza jane difektet logjike te qellimshme ose jo, qe ne ne shkrimin akademik njihen me nocionin “tatepjete e rreshqitshme”. Une po mjaftohem me permendjen e disave prej tyre"...

Radikalizëm islam apo injorancë radikale ndaj Islamit?Shuhet piktorja Safo MarkoGrabiti me dhunë gjyshen dhe kërcënoi se do vriste hallën, arrestohet 17-vjeçari "Meqe ‘’analistet” qe e kane mare tagrin dhe kompetencen per te baltosur fene e kane te veshtire te gjejne argumente te mirefillte ne gjykimin e tyre, atehere kam menduar t’u vi ne ndihme me disa teza te hedhura nga homologet e tyre ne vende te tjera te globit. Disa prej ketyre tezave kane mberritur dhe tek ne. Ajo qe bie ne sy ne keto teza jane difektet logjike te qellimshme ose jo, qe ne ne shkrimin akademik njihen me nocionin “tatepjete e rreshqitshme”. Une po mjaftohem me permendjen e disave prej tyre"...
Kohet e fundit po veme re nje fushate intensive (nuk po e quajme kryqezate) ndaj “islamizmit dhe islamizmave”, por fatkeqesisht jo nga njerez kompetente. Pra, jo sic ndodh ne boten perendimore, ku fjala bie njerez te subvencionuar nga shteti, por jo vetem, studiojne per orientalizmin dhe pas studimeve informojne opinionin publik per te mirat dhe te keqijat e kultures orientale. Keta studiues njihen me ermin orientalist. Ajo qe bie ne sy tek ta jane dy karakteristika esenciale: E para eshte dituria e thelle rreth islamit dhe e dyta eshte kultura dhe gjuha e kuruar qe ata perdorin kur flasin rreth kultures orientale ne pergjithesi dhe islamit ne vecanti.
Per kete gje, ne perendim behen dhe debate te hapura dhe dialoge te ndryshme. Kjo gje promovon bashkepunimin dhe tolerancen nderfetare.
Nga ana tjeter shohim se ne Ballkan, ata qe bejne kompetentin e fushes jo vetem qe fatkeqesisht nuk e kane “haberin” e kultures orientale dhe islamit, por dhe gjuha e perdorur prej tyre nuk ndryshon nga ajo e nje njeriut te pastudiuar. Pra, mesazhi i vetem qe percillet nder rreshta eshte sharja dhe ofendimi i drejtperdrejte pa etike. Meqe ‘’analistet” qe e kane mare tagrin dhe kompetencen per te baltosur fene e kane te veshtire te gjejne argumente te mirefillte ne gjykimin e tyre, atehere kam menduar t’u vi ne ndihme me disa teza te hedhura nga homologet e tyre ne vende te tjera te globit. Disa prej ketyre tezave kane mberritur dhe tek ne. Ajo qe bie ne sy ne keto teza jane difektet logjike te qellimshme ose jo, qe ne ne shkrimin akademik njihen me nocionin “tatepjete e rreshqitshme”. Une po mjaftohem me permendjen e disave prej tyre;
1- XHIHADI SI NOCION TERRORIST I ISLAMIT. Eshte e vertete qe xhihadi (apo lufta e shenjte) evidentohet ne Kuran, por nuk duhet te harrojme se Kurani eshte nje kushtetute, ku si cdo kushtetute tjeter ne bote evidentohet edhe lufta si “mburoje” e sigurise kombetare. Perndryshe, ne suren Teëbe thuhet: “Paqja eshte me e mire se lufta”.
2- ISLAMI SI SIMOTER E DEMOKRACISE. Trendi i analisteve ne bote eshte ta paraqesin islamin si nje fe “reaksionare” e demokracise. Faktikisht islami perkon pothuajse totalisht me parimet demokratike si, “votimi, kolegjialiteti ne vendimmarrje, e drejta prones private, e drejta e sipermarrjes, liria e tregut dhe ndershmeria e tij dhe lufta ndaj monopolit etj”. Prandaj dhe e perditshmja prestigjoze “New York Times” pas fillimit te “Pranveres Arabe” e hapte gazeten e vet me artikullin; “Partite islame qe po e kuptojne demokracine me mire se partite demokratike”.
3- SUBJEKTIVIZIMI ISLAMIT. Islami si cdo fe tjeter ne bote eshte nje sistem moral dhe kod etik, qe perkthehet dhe subjektivizohet tek cdo individ ne baze te temperamentit, formimit apo kultures se tij. Ne kete kontekst cdo mysliman quhet i manget apo i plote ne baze te zbatimit te fese dhe nuk mund te quhet “mangesia apo ekstremizmi” itij si perfaqesues i islamit.
4- ISLAMI SI FENOMEN DHE JO POLITIKEBERJE. Perhapja e islamit ne bote eshte nje fenomen qe lind natyrshem dhe jo nje levizje politike e nxitur nga subvencione apo investime te dyshimta shtetare, celulash terroriste apo ideologjizma ekstreme. Qe ne kohen e administrates “Nano”, kur u implementua per here te pare operacioni “fshesa” ndaj organizatave islamiste arabe –dhe mire beri- shohim se perfomanca e islamit ne vend eshte rritur jo vetem ne dimensioni kuatintativ, por edhe ate kualitativ.
5- ISLAMI SI “FE” E TE MARGJINALIZUARVE. Nuk eshte e vertete qe islami gjen implementim vetem tek shtresat me te margjinalizuara sociale, sot kemi praktikues nga zyrtaret me te larte, kemi akademike, pedagoge, doktorante, kemi specialiste mjekesie, ekonomie, inxhinierie dhe shume e shume fushave te tjera qe kontribuojne si pjese integrale dhe e pandashme e organizimit tone kolektiv.
6- TENTATIVA E KAMUFLIMIT. Sot po tentohet qe islamit ti jepet identikiti i nje feje te karakterizuar nga injoranca, varferia apo inferioriteti. Kjo shihet qarte tek disa media, kur per evenimente fetare mjaftohen me intervistimin e disa njerezve te moshuar, qe nuk do te ishte habi qe pervec intelektit, te kene humbur edhe memorien. Kjo situate do te ishte analoge sikur media ne tentative per ti prezantuar opinionit publik nje subjekt politik “PD, PS, LSI etj” te merrte ne interviste nje miserpjekes, kepucellustrues apo bananeshites. Pra, t’i jepte ngjyrim gjithe subjektit politik me nje pjese teper minoritare te saj dhe jo adekuate per nje prezantim dinjitoz.
7- TERRORIZMI SI QEVERI E LEGALIZUAR. Nese do te ishte e vertete teza se myslimanet jane radikale xhihadiste, qe propagandojne akoma luften e shenjte, atehere qytetaret do te ngrinin nje pyetje ndaj jush: Pse kur parti islame ne bote qeverisin vende te fuqishme si Turqia, Egjipti etj, nuk i shpallin “xhihad” botes perendimore? Madje kane marredhenie diplomatike edhe ndaj armiqeve te tyre tradicional si Izraeli. A mos ndoshta dhe islami eshte nje fe qe e pranon edhe luften, edhe paqen, edhe marreveshjen, edhe diplomacine?
8- ISLAMI SI KUSTOD MORAL. Shoqeria shqiptare ka deshtuar ne ruajtjen e moralit te rinise nga vyrtytet dhe veset e keqija si droga, imoraliteti, krimi etj. Shume njerez te rinj, ne mungese te alternatives gjejne prehje ne religjonet qe operojne ne vend. Nese kjo xhelozon kedo ne shoqeri, atehere le te vijne ata me platforma me terheqese dhe te integruar, ne menyre qe te plotesojme ato vakume qe nuk i kemi plotesuar dot si shoqeri.
9- ISLAMI SI EKSTERNALITET POZITIV. Egzistenca e fese ne shoqeri sjell per te benefite te dobishme jashte mekanizmave te tregut. Nje fetar ka probabilitet me te ulet per te vjedhur, spekuluar, mashtruar, genjyer etj. Kjo ben qe shoqeria te perfitoje prej ketyre sjelljeve te ekulibruara, cka ne afatgjate sjell edhe stabilizimin e mekanizmave socialo-ekonomik te saj.
Mesa shohim pra, islami eshte nje pjese e pandashme e shoqerise globale. Ajo operon si cdo levizje, organizim, religjion apo ideologji e legalizuar dhe pranuar gjeresisht ne bote. Ekstremizmat dhe radikalizmat egzistojne ne cdo fe dhe ne cdo ideologji. Madje, dhe ne demokraci ka parti te djathta apo te majta ekstreme qe propagandojne dhe nxisin per lufte. Mos te shkojme me larg se e majta ekstreme e fqinjeve tane greke, apo se e djathta ekstreme ne Itali. Ajo qe e perfaqeson nje organizim kolektiv eshte performanca afatgjate dhe jo devijanca e individeve te caktuar apo rastet e izoluara sporadike. Prandaj islami nuk ka qene dhe nuk do te jete nje kercenim apo rrezik kombetar. Nuk duhet harruar se qe nga fetvaja e Vehbi Dibres e deri tek themelimi UCK-se, ata kane qene nje nga faktoret me determinues per sjelljen e pavaresise ne viset tona dhe per asnje arsye apo motiv nuk do te ishin nje kundrandikim per interesat kombetare.
Sot myslimanet i kane potencialet akademike, menaxheriale, financiare, kane madje dhe kuorumin e nevojshem per te themeluar nje parti qe do te ishte faktor ne politiken e vendit. Kete gje nese nuk e dine analistet, e dine shume mire politikanet qe mundohen te na percjellin me muhabete kafenesh dhe ndertime xhamijash. Fakti qe sot myslimanet nuk kane ambicie dhe nuk tentojne per te themeluar parti, eshte argumenti me i forte se ata ndjehen te perfaqesuar nga partite politike qe bejne ligjet dhe qeverisin ne vend. Pra, jane demokracidashes dhe shtetformues. Ne doktrinat historike ka nje parim te induktuar: “Cilesi e levizjeve ekstremiste eshte dritshkurtesia dhe nxitimi gabuar ne vendimet politike”.
______________
*Teolog i atashuar prane KMSH-se.
 
Titulli: Radikalizëm islam apo injorancë radikale ndaj Islamit?

dhe ky shkrim nuk paska asgje me shume se propagand si gjithmone, tani ti do ti pergjigjemi asaj pyetjes qe ke bere apo eshte vet-pergjigjur vete personi ne fjale......se s'po e kuptoj !!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Radikalizëm islam apo injorancë radikale ndaj Islamit?

O Ceni na e thuaj me fjale te tuat po e kuptove (lol)
 
Back
Top