Një grup tifozësh ultras të Milanit kanë sulmuar kamerunasin me kore dhe thirrje fyese
Nuk është hera e parë, ndoshta nuk do të jetë e fundit, por kjo ka qenë e “veçantë” (në kuptimin e keq): sepse episodi i racizmit në dëm të Samuel Etosë nuk ka ndodhur në një
fushë futbolli, por në një vend që nuk ka pasur asnjë lidhje me botën e sportit. Ka ndodhur në qytet, madje në qendër të Milanos.
Duket se diskriminimi nuk ka më kufij, dhe pak rëndësi ka që të maskohet më pas dhe të justifikohet me nivelin e ulët të personave që kanë ofenduar sulmuesin kamerunas.
DERBI DHE FESTA – Episodi ka ndodhur të martën e kaluar, në sheshin e “Republikës”/”Rruga Turati”, në një lokal të njohur të Milanos dhe zona ku jeton sulmuesi interist. Por duket se gjithçka ka filluar disa muaj më parë dhe është përsëritur veçanërisht në ditën e festës së titullit të Milanit: prej kohësh, tashmë, një nga koret e preferuar të tifozëve kuqezi është:
“Të kanë parë duke shitur lule në metro… Samuel Eto, Samuel Eto”
Kori, që është dëgjuar qartë edhe gjatë derbit, është kthyer pothuajse në një fiksim 14 majin e kaluar, në sheshin “Duomo” dhe zona të tjera: ka qenë kolona zanore e festimeve të milanistëve për fitoren e titullit. Një situatë që ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.
IRRITIMI I MIQVE – Kështu, të martën e kaluar në mbrëmje një grup ultrasish milanistë, që kanë festuar një ditëlindje në të njëjtin lokal ku Eto ka qenë i pranishëm me disa miq, kanë parë interistin që po kthehej drejt shtëpisë, jo shumë larg lokalit.
Menjëherë ka shpërthyer kori për lulet, që ka irrituar shumë miqtë e kamerunasit dhe truprojat e tij me përjashtim të Etosë, që fatkeqësisht me episode të tilla është mësuar dhe, tani që nuk i bën më përshtypje.
Kamerunasi ka reagime më të kontrolluara (pothuajse i dorëzuar): sigurisht në krahasim me atë që ka ndodhur më shkurt të 2006-ës, kur ka kërcënuar të braktisë fushën gjatë ndeshjes Real Zaragoza-Barcelona, sepse nga shkallët e stadiumit kishin filluar të imitonin thirrjet e majmunit duke i hedhur lajthi sa herë që prekte topin.
PثRMBAJTJA – Kështu, të martën në mbrëmje, është arritur të shmanget kontakti fizik, edhe pse disa dëshmitarë kanë bërë të ditur se situata mund të kishte dalë jashtë kontrollit në çdo moment, sepse edhe sulmuesi zikaltër është zemëruar shumë dhe duket se e ka pasur të vështirë të përmbajë veten.
Në të vërtet, vetë Eto ka treguar më pas se ka qenë zgjedhja e tij të mos kërkonte një sqarim direkt me tifozët ultras kuqezinj, duke qëndruar i mënjanuar. Dhe gjithçka ka mbaruar kur tifozët kuqezinj, edhe pse të trembur nga truprojat kanë preferuar të ndryshojnë rrugë dhe janë larguar.