
Imagjinoni të jetoni në një qytet të lëvizshëm, i pajisur ‘me këmbë’ që është në gjendje të lëvizë në kërkim të një pune më të mirë dhe burimeve më të mira të jetesës për banorët e tij.

Kodi juaj postar do të ndryshojë vazhdimisht ndërsa ju do të jeni në gjendje të lëvizni nëpër botë në bordin e një metropoli gjigant lëvizës.
Mund të duket si një koncept absurd i shkëputur nga filmat fantastiko-shkencor, por në fakt bëhet fjalë për projektin e propozuar nga një student arkitekture në Madrid i quajtur Manuel Dominguez. Në vizionin e tij qyteti nomad do të jetë i pajisur me zinxhirë gjigantë të ngjashëm me ata që përdorin tanket për t’u zhvendosur në vende ku puna është lehtësisht e arritshme për rezidentët e tij.

I quajtur ‘Struktura shumë e madhe’, qyteti që ecën përbëhet nga gjithçka që nënkupton një metropol, duke përshirë fusha sportive, restorante, universitet, spitale, shkolla etj. I pari që ka propozuar një projekt të tillë ka qenë arkitekti britanik, Ron Herron që në vitin 1960.
G.shqip