Titulli: Qyteti me i bukur?
Qytet me emer Tropoja nuk ka ne Shqiperi.
Tropoja eshte nje fshat nga i cili ka marre dhe emrin rrethi i Tropojes.
Qyteti dhe qendra e rrethit te Tropojes eshte B. Curri nje qytet simpatik ne rreze
te Alpeve te Shqiperise.
Qyteti i B.Currit eshte themeluar dhe ndertuar gjate sundimit te E. Hoxhes mbi fshatin e quajtur Krasniqe.
Qyteti ka nje pallat kulture te bollshem megjithese kultura e tij len shume per te deshiruar ,nje hotel te lezetshem , nje muzeum te veçante ,por i mbetur bosh ,
nje spital te pozicionuar mire ,por te degraduar , nje stadium basketbolli ne forme amfiteatri antik , nje gjimnaz bashkekohore dhe ne mes te qytetit qendron nje statuje e Heroit te Popullit Bajram Curri me fetyre nga Kosova dhe me krah te shtrire perpara me pellembe te hapur gjasme duke then se asnje pellembe toke nuk do tu leshojme me shkieve.
Me nje mirembajte me te mire , me pak rregullime dhe me pak me shume kulture qytetare , B . Curri do ishte nje qytet qe ja vlen ta vizitosh ,sidomos ne stinen e pranveres.
Qyteti tjeter i rrethit te Tropojes eshte Fierza , nje mini qytet i emeruar si i tille nga hidrocentrali qe ndodhet ne afersi te tij .