Qyteti Kordoba ne Andalusi, a e keni ditur?

Ado

FISEBILIL-LAH
Qyteti Kordoba ne Andalusi, a e keni ditur?

Qyteti Kordoba nne Andalusi (pjesa muslimane e Spanjes) gjate mesjetes:

Mbi nje milion banore, 3000 Xhami , 800 shkolla publike, 300 banjo publike, rruge te shtruara , rruge te ndricuara , biblioteka me 500.000 mije libra.

Ne europe gjate mesjetes:

Asnje qytetet me mbi 50.000 mije banore , asnje shkolle publike , asnje banjo publike, asnje universitet dhe asnje biblioteke me mbi 600 libra.
 
Titulli: Qyteti Kordoba ne Andalusi, a e keni ditur?

Bibliotekat plot jetë të Kordobës

Sa herë lexon rreth historisë së Andaluzisë, ndjen se ke kapur në dorë një civilizim, drita e të cilit nuk duhet të shuhet asnjëherë në mendjen e myslimanit, sepse është një civilizim magjepsës dhe plot ngrohtësi. Teksa lexon apo dëgjon rreth tij, të duket sikur je gozhduar në vend, pa mundur të kthehesh majtas dhe djathtas. Në çdo rresht pikas kreativitetin dhe gjenialitetin në çdo fushë, histori, biografi, letërsi, shkenca të ndryshme, juridikë etj...

Sa herë lexon rreth historisë së Andaluzisë, ndjen se ke kapur në dorë një civilizim, drita e të cilit nuk duhet të shuhet asnjëherë në mendjen e myslimanit, sepse është një civilizim magjepsës dhe plot ngrohtësi. Teksa lexon apo dëgjon rreth tij, të duket sikur je gozhduar në vend, pa mundur të kthehesh majtas dhe djathtas. Në çdo rresht pikas kreativitetin dhe gjenialitetin në çdo fushë, histori, biografi, letërsi, shkenca të ndryshme, juridikë etj...

Ky kreativitet nuk do të ishte shfaqur dhe përhapur aq shumë, duke lënë ndikim të drejtpërdrejtë në Andaluzi, përveçse falë disa faktorëve suportues, falë të cilëve u ndez entuziazmi, u përhapën shkencat dhe dijet dhe u ofrua trashëgimia kulturore pa komplekse për ata që donin ta ndjekin linjën edukative, kulturore dhe civilizuese të islamit.

Bibliotekat ishin vatrat e përshtatshme të kësaj trashëgimie pas të cilës u dashuruan banorët e Andaluzisë dhe përfituan prej saj. Ata jo vetëm përfituan nga ajo, por edhe e zhvilluan dhe kontribuuan fuqishëm në disa sfera shkencore. Në këtë artikull modest, do të mjaftohemi duke cekur sipërfaqësisht disa nga bibliotekat e Kordobës dhe literaturën që përmbanin, për të kuptuara madhështinë dhe lavdinë e këtij qyteti të lashtë.

Biblioteka omejade

Me tu stabilizuar Andaluzia nën pushtetin e Abdurrahman I (Eddahil i cili vdiq në vitin 789), filloi interesi për shkencat, kulturën dhe edukimin. Gjatë pushtetit të Muhamed ibnu Abdurrahman El-euset, historianët e konsideronin bibliotekën omejade, si një nga më të pasurat në Kordoba.

Vetë kalifi Abdurrahman III (En-nasir i cili vdiq në vitin 961) ishte i dashuruar tej mase pas librave. Emri i tij u përhap në të katër anët duke arritur gjer në Kostandinopojë. Kur perandori i Kostandinopojës, Kostandini i VII, deshi të fitojë simpatinë e kalift të Andaluzisë, mendoi ti dhurojë gjënë më të shtrenjtë, një libër që as që e ka dëgjuar më parë. Kështu, ai i dërgoi si dhuratë librin me titull “De Materia Medica” të autorit grek Dioscorides. Libri në fjalë ishte i shkruar në greqisht dhe i pajisur me ilustrime të fushës së mjekësisë. Bashkë me këtë libër, perandori i dërgoi dhe një libër të historisë romake, me ngjarje tepër interesante.

Asokohe, dy djemtë e kalifit Abdurrahmani III, El-hakem dhe Muhamed, kishin filluar të studiojnë me dijetarë të shquar, gjë e cila u dha famë dhe emër, si dhe u zgjoi talentet. Julian Rivera, historiani i njohur spanjoll, thoshte:”Biblioteka e babait të tyre tashmë nuk e shuante etjen e tyre për dije. Ata ishin në rivalitet se kush do të krijojë një bibliotekë më të pasur me libra dhe me më shije. Pas një farë kohe, Muhamedi ndërroi jetë dhe vëllai i tij El-hakem e trashëgoi bibliotekën e tij të pasur. Me vdekjen e babait të tij, Abdurrahmanit III, El-hakem e përvetësoi dhe bibliotekën e tij, duke i shndërruar këto të treja në një të vetme, e cila u bë biblioteka e pallatit të kalifit.”

Në bibliotekën e pallatit punohej pa pushim. Aty ishin punësuar profesionistët më të mirë të lidhjes së librave në të gjithë Andaluzinë. Kjo, përveç shumë të tjerëve që ishin sjellë nga Siçilia dhe Bagdadi. Aty kishte një sërë piktorësh, dekoruesish dhe dhe artistësh, të cilët merreshen me zbukurimin e librave, pasi ti kishin kopjuar dorëshkruesit më korrektë. Mandej, librat i paraqiteshin një komisioni të përbërë nga dijetarët më të mirë, të cilët i korrektonin dhe redaktonin. Shteti u paguante rroga të majme të gjithë punonjësve të bibliotekës.

Ibnul Feredij, përmend disa nga emrat e këtyre dijetarëve të shquar, roli i të cilëve ishte i kufizuar në redaktimin dhe korrektimin e dorëshkrimeve të bibliotekës Omejade në Korodoba dhe Zahra.

Një e veçantë e asaj kohe është se shteti ua besonte dorëshkrimin e librave të bibliotekave edhe grave, të cilat shquheshin për korrektësi. Si shembull, mund të marrin dorëshkruesen andaluziane me emrin Lubna. Ajo merrem me dorëshkrimet e kalifit El-hakem El-mustensir. Ibnu Pasqual thotë për të:”Ka qenë shumë e mprehtë, njihte shumë mirë gramatikën dhe matematikën, ishte poete dhe e ditur. Pallati i kalifit nuk njihte gjeni tjetër si ajo.

Një grua tjetër që ishte punësuar në bibliotekë ishte Muzna, e cila edhe ajo ishte e mprehtë dhe kishte shkrim të bukur, si dhe Fatime bint Zekerija in Abdullah, i ati i të cilës ishte marrë dhe ai me dorëshkrimet. Fatime jetoi gjatë, 94 vjeç dhe u mor gjatë gjithë kohës me dorëshkrimin, art të cilin e njihte shumë mirë. Ajo është varrosur në varrezën e Umu Seleme, e shoqëruar nga një numër i madh njerëzish. Thuhet se vdiq beqare e pamartuar asnjëherë, Zoti e mëshiroftë.

Ibnu Hazmi, na ofron një panoramë rreth disa detajeve të bibliotekës omejade, pas një bisede të zhvilluar me përgjegjësin kryesor të bibliotekës, i cili njihej me emrin Telid El-feta. Tregon Ibnu Hazmi:”Më ka treguar Telid El-feta se numri i indekseve që mbanin titujt e librave ishte dyzet e katër indekse, çdo indeks kishte dyzet fletë, në të cilat shkruheshin vetëm titujt.”
Pra, numri i indekseve të bibliotekës omejade ishte 2200 syresh, të cilat përmbanin vetëm titujt e librave, gjë e cila tregon madhështinë e kësaj biblioteke.

Motivimi që kalifit Abdurrahmani i III dhe djali i tij El-hakem, u bënte njerëzve të ditur, bënë që biblioteka e tyre të jetë më e madhja në të gjithë Evropën e asaj kohe. El-hakem kishte prodhues të letrës në çdo cep të vendit, të cilët e furnizonin me literaturë dhe materiale të vyera, si dhe persona të posaçëm të cilët i dërgonte për ti sjellë dorëshkrime nga më të ndryshmet.
Rrallë herë ndodhte që një libër të bilbliotekës, të mos e kishte lexuar vetë kalifi El-hakem, apo të mos kishte shkruar ndonjë shënim të vetin në fillim të librit ose në fund të tij. Ai bënte dhe komente të ndryshme në dorëshkrimet e bibliotekës, ku shtonte informacione që vetëm ai i dinte. Komentet dhe mbishkrimet e tij shumë shpejt u shndërruan në argumente për dijetarët e Andaluzisë.

Bibliotekat e Kordobës

Ajo që të tërheq vëmendjen është se bibliotekat luanin një rol vendimtar në udhën edukative dhe kulturore në mbarë Andaluzinë dhe në veçanti, në Kordobë. Bibliotekat nuk ishin monopol i familjes omejade në pushtet, apo qoftë dhe më vonë në kohën e shteteve të përçare, Almoradët dhe Almohadët. Bibliotekat kishin një shtrire të gjerë në mbarë Andaluzinë, në çdo kënd dhe në çdo kohë. Sipas dëshmisë së historianëve, numri i bibliotekave publike të Andaluzisë islame ishte shtatëdhjetë.
Një nga bibliotekat më të famshme është ajo e Kordobës, e cila ishte në pronësi të njërit prej kadilerëve (gjykatësve) më të shquar të historisë së Andaluzisë, Ebu Matref ibnu Fetis. Ajo ishte një mrekulli nga mrekullitë e shumtë të Kordobës. Ishte e lyer me jeshile dhe plot dekoracione të pasura të ciljat i joshnin vizitorët. En-nebahij e përshkruante me fjalët:”Kjo bibliotekë ishte e mahnitshme, e veshur dhe lyer me ngjyrë të gjelbër, muret, dyert, tavani, sixhadet dhe perdet. E gjitha kjo, me forma dhe dekoracione pafund. Librat ofronin informacion dhe dije nga të gjitha fushat. Këtë hapësirë, ai e përdorte për tu relaksuar dhe ç’stresuar.”

Ibnu Fetis kishte punësuar gjashtë dorëshkrues të cilët gjitha gjithë kohës merreshin me kopjimin e dorëshkrimeve, sigurisht kundrejt një page të caktuar. Sa herë që dëgjonte se dikush kishte në pronësi ndonjë libër të vyer, dërgonte njerëzit për t’ia blerë duke i ofruar çmime joshëse. Në të kundërt, ia merrte hua dhe e kopjonin menjëherë dorëshkruesit e tij. Ai ishte shumë i dhënë pas librave dhe bibliotekës. Një nga nipërit e tij tregon:”Asnjëherë nuk i jepte librat e tij hua. Nëse dikush ia kërkonte këtë nder dhe insistonte, ia jepte librin dorëshkruesit që ti b ëjë një kopje.”

Një tregues i madhështisë së kësaj biblioteke dhe koston e lartë të librave që mbante, është se fëmijët dhe nipërit e Ibnu Fetis u detyruan ti shesin librat gjatë kohës së konflikteve në Kordobë. Librave të tij iu desh një vit tëshiten. Tregon Ibnu Bashkual:”Më ka thënë nipi i Ibnu Fetis, Ebu Selejmani, se e ka dëgjuar xhaxhanë dhe disa të tjerë të thonë:”Në të gjithë Kordorbën, librave të gjyshit të tij, u është dashur një vit kohë të shiten. Nga shitja e këtyre librave, ata kishin fituar dyzet mijë dinarë floriri.”

Libraritë e fukarenjve

E habitshme është se nuk ishin vetëm familjet e pasura ata që kishin privilegjin dhe luksin të kenë biblioteka, por shohim që ky hob hasej edhe tek shtresat shoqërore të varfra. Një ndër këto, mund të cekim një mësues të fiksuar pas librave, i cili e kaloi jetën duke u mësuar fëmijëve Kuranin dhe hadihet profetike. Për të thuhet se merrte djalin dhe vajzën e vet dhe i mësonte brenda në shtëpi. Ai nuk i përkiste familjes së fisme të Ibnu Hazmit, por rridhte nga një familje e varfër. Pas punës së tij të përditshme, ai merrem me dorëshkrimin e librave që huazonte nga miqtë. Edhe pse në kushtet nuk ia lejonin që të ketë ambiente të veçanta për librat, kjo nuk do të thoshte se librat nuk ishin të sistemuar dhe të rregulluar. Shkrimtarët e Kordobës e kishin zili për korrektësinë dhe kujdesin që tregon për dorëshkrimet si dhe faktin se disa syresh i gjenin vetëm tek ky mësues i thjeshtë. Ai kishte ndërmarrë një udhëtim drejt vendeve të Lindjes së Mesme vetëm me qëllimin që të koleksionojë ndonjë libër me vlerë që nuk e posedonte. Mund ta shihje me rroba tepër të thjeshta dhe të ushqehej me gjëra modeste, por biblioteka e tij e pasur tregonte sa lart mund ta ngrinte dashuria për librin një njeri me të ardhura të kufizuara.
Konkurrencë e flaktë

Banorët e Kordobës i kushtonin një rëndësi tepër të madhe bibliotekave dhe librave, saqë prezenca e një biblioteke në shtëpi, impononte respekt për kryefamiljarin.

El-hadramij, një nga koleksionuesit e librave dhe një kërkues dijesh, tregon rreth rivalitetit mes tij dhe një personi tjetër në blerjen e një libri të rrallë. Ai thotë:”Një herë qëndrova disa kohë në Kordobë. اdo ditë dilja në tregun e librave në kërkim të një libri që më duhej. Më në fund e gjeta. Ishte shkruar mirë dhe ishte i mbajtur mirë. U gëzova shumë që më në fund e gjeta. Sa më shumë që kërkoja t’ia ul çmimin, aq më shumë e ngrinte shitësi. I çuditur e pyeti:”O filan! E kush e blen një libër kaq shtrenjtë sa thua ti?” Ai më tregoi një person të veshur mirë dhe më tha:”Ai burri i pispillosur atje.” Vajta iu afrova atij personi dhe i thashë:”O jurist (fakih) i nderuar! Zoti të nderoftë dhe të lartësoftë! Nëse vërtet të duhet filan libër, unë heq dorë dhe ta lë ty, pasi aq shumë e ka ngritur shitësi saqë se blej dot.”

Ai më hodhi një shikim dhe më tha:”Nuk jam as i ditur dhe as jurist. Unë kam një bibliotekë, për nder të së cilës kam organizuar një festë, ku kam ftuar krerët më të lartë të qytetit. Mirëpo, në raftet e librave më mbeti një vend bosh, aq sa është trashësia e këtij libri. Kur e pikasa, u gëzova, pasi ishte lidhur dhe mbajtur mirë. Për çmimin nuk dua t’ia di fare, pasi Zoti më ka dhënë të mira pafund.”

Fjalët e tij më vunë në siklet të madh dhe i thashë:”Po, aq të mira paske saqë i jep të hajë lajthi atij që nuk ka dhëmbë. Unë e di vlerën e vërtetë të këtij libri dhe e kërkoj për ta lexuar dhe përfituar nga përmbajta e tij.”

Kordoba ishte realisht kryeqyteti i Andaluzisë për nga librat dhe bibliotekat. Ndikimi i kësaj lëvizje shkencore dhe shkëmbimi informacioni, tek banorët e qytetit ishte goxha i madh, saqë banorët e Andaluzisë njiheshin ndryshe si “Njerëzit e librave”.
Historiani, Ibnu Seid, thotë rreth dashurisë së banorëve të Kordobës për librat:”Më ka treguar im atë se Kordoba është qyteti që libra më shumë se çdo qytet tjetër në Andaluzi dhe se banorët e saj janë të dhënë pas librave më shumë se kushdo tjetër. Familjet elitare të qytetit, organizonin festa të ndryshme për tu prezantuar të ftuarve koleksionet e rralla të librave. Kur synohej denigrimi i ndonjërit prej tyre, thuhej se ai nuk ka bibliotekë në shtëpi, ose nuk e ka filan libër në bibliotekë, ose nuk e ka filan libër të shkruar nga dora e filan dorëshkruesi.”

Ky ishte niveli i kulturës në kryeqytetin omejad të Andaluzisë, në Kordoba, e cila sikur na thotë se kushdo që synon lartësimin e vetes dhe të vendit, duhet të bëjë çmos në përhapjen e dijes dhe ti lidhë njerëzit me librin, ashtu siç bënin banorët e Kordobas. Ata ishin të dhënë pas librave dhe bibliotekave publike e private, me të cilat mburreshin dhe krenoheshin. E ku ka krenari më të lartë sesa të lartësosh vlerën e dijes dhe të kultivosh frymën e edukimit, arsimit dhe kulturës!

Përktheu: Elmaz Fida

//radioislame
 
Titulli: Qyteti Kordoba ne Andalusi, a e keni ditur?

Sigurisht e kam studiuar ne Histori...

Xhamia Kordoba-s,nder me te mdhajat ne Bote ku çdo vit regjistrohen miliona turiste! (nje detaj qe mund ta vertetoj kete,oraret kur mund ta vizitosh,i gjen ne internet)

%B3rdoba_desde_el_aire_(C%C3%B3rdoba,_Espa%C3%B1a).jpg

MEZQUITA%20CORDOBA%201.jpg


S99iZU4t88qRW0A8Z59RTAH-RgIux5ZgVlxbunuq1jFi0a21TV.jpg
 

Attachments

  • %B3rdoba_desde_el_aire_(C%C3%B3rdoba,_Espa%C3%B1a).jpg
    %B3rdoba_desde_el_aire_(C%C3%B3rdoba,_Espa%C3%B1a).jpg
    1.7 MB · Shikime: 0
  • S99iZU4t88qRW0A8Z59RTAH-RgIux5ZgVlxbunuq1jFi0a21TV.jpg
    S99iZU4t88qRW0A8Z59RTAH-RgIux5ZgVlxbunuq1jFi0a21TV.jpg
    11.7 KB · Shikime: 0
Back
Top