Qyteti i të gjitha feve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Më pas, në këtë qytet ekziston një përzierje interesante e religjioneve (hebrenj, druzë, arabë të krishterë dhe myslimanë, pjesëtarë të besimit bahia), të cilët jetojnë në harmoni, e që dallon nga situata aktuale në rajonet tjera të Tokës së Shenjtë. Më tutje, në këtë qytet mund të vizitosh shumë objekte të trashëgimisë botërore, të mbrojtura nga UNESCO.
qyteti_i_te_gjitha_feve.jpg






Habit fakti se një qytet në Izrael nuk përfshihet në listat e vendeve turistike që ja vlen të vizitohet: qyteti i Haifas, në veri të Izraelit. Nuk bëhet këtu fjalë për ndonjë qytezë, por për qytetin e tretë më të madh në Izrael, me 270 mijë banorë, qytet ky i cili i ka të gjitha karakteristikat e një qyteti, i cili ja vlen të vizitohet. Haifa shtrihet në Mesdhe, me plazhe të rërës para dyerve të shtëpisë, e më pas lagje dhe kopshte, të cilat ngjitën drejtë shpatit, deri në majën e malit Karmel.

Më pas, në këtë qytet ekziston një përzierje interesante e religjioneve (hebrenj, druzë, arabë të krishterë dhe myslimanë, pjesëtarë të besimit bahia), të cilët jetojnë në harmoni, e që dallon nga situata aktuale në rajonet tjera të Tokës së Shenjtë. Më tutje, në këtë qytet mund të vizitosh shumë objekte të trashëgimisë botërore, të mbrojtura nga UNESCO.

Haifa me të padrejtë nga aspekti turistik mbetet nën hijen e Jerusalemit dhe të Tel Avivit. Ndoshta një nga arsyet kryesore për këtë është se tri religjionet më të mëdha të botës në vazhdimësi kanë anashkaluar Haifan, gjë që me gjasë edhe ka forcuar jetën në harmoni ndërmjet religjioneve të ndryshme në këtë qytet. "Kemi pasur fat që tre turistë nuk e kanë vizituar kurrë këtë qytet: Mozesi, Jezusi dhe Muhamedi", thotë prefekti i Haifas. Një nga bukuritë e Haifas, e cila konsiderohet edhe si mrekullia e tetë e botës, është kopshti me gjatësi një kilometër, i cili shtrihet në 19 tarraca dhe ngjitet shpatit deri në majën e malit Karmel. Kjo kryevepër është ndërtuar nga pjesëtarët e religjionit bahai. Bahai janë një komunitet religjioz me prejardhje nga Persia, e që anembanë botës ka rreth 5 milionë ithtarë.

qyteti_i_te_gjitha_feve.jpg
Qyteti i të gjitha feve

Pjesëtarët e këtij religjioni nuk kanë priftërinj dhe besojnë në epokën e paqes, ndërsa ky religjion është themeluar nga Ban. Eshtrat e tij janë të varrosur në Tempullin e Babit, i cili gjendet në qendër të kopshtit Bahia në Haifa, kompleks ky i cili në vitin 2008 u shpall trashëgimi botërore nga ana e UNESCO-s. Pra tempulli është vendi i prehjes së themeluesit të religjionit, Siyyid Ali Muhammad, i cili konsiderohet si profet. I lindur në jugperëndim të Iranit, ai proklamoi se një lajmëtar më i madh do të vijë pas tij dhe përcaktoi disa nga elementet kryesore të këtij besimi, siç janë barazia për femrat dhe dënimi dhe heqja dorë nga dhuna. Ai u ekzekutua si heretik dhe eshtrat e tij u bartën fshehurazi nga një vend në tjetrin nga ana e ithtarëve të tij. Vendin përfundimtar për varrimin e mbetjeve të tij e përcaktoi lajmëtari, të cilin e paralajmëroi ai, Mizra Hussein Ali, i njohur edhe si Bahaullah, apo "Lavdia e Zotit".

"Kur e shpjegoni religjionin bahia, njerëzit theksojnë: mirë, një besim mjaft i arsyeshëm dhe i logjikshëm", thotë Rob Weinberg, drejtor për komunikim në Qendrën Botërore Bahia, siç quhet kompleksi në Haifa. ثshtë ky një religjion që beson në një zot dhe që ka përqafuar të gjitha religjionet tjera, pasi që thekson se Zoti i ka dërguar njerëzve profetët Abrahamin, Zoroasterin, Krishnan, Budën, Krishtin dhe Muhamedin. Bab dhe Bahaullah sipas tyre ishin të fundit në këtë zinxhir. Kopshti në Haifa, i ndërtuar nga bahiat, mund të vizitohet pa pagesë, por vetëm disa pjesë të caktuara dhe në kohë të caktuar. Vetëm pjesëtarëve të besimit bahai ju lejohet që të ngjitën në më shumë se 1700 shkallët, të cilat shpien deri në maje të malit. Në Haifa gjendet edhe një koloni gjermane, ndërsa në lindje gjendet Vadi Nisnan, një lagje tjetër interesante e qytetit.

Në këtë lagje popullata shumicë është arabe, të cilët sot përbëjnë rreth 10 për qind të popullatës së përgjithshme të qytetit. Vadi Nisnas është një lagje me më shumë kisha, se sa me xhami, e që ndërlidhet me faktin se në këtë lagje jetojnë më shumë arabë të besimit të krishterë, se sa të besimit mysliman. Jeta në këtë lagje i ngjason asaj në qytetet tjera orientale të Lindjes së Mesme. Kulminacioni në këtë qytet është kremtimi i "Festivalit të Festës të të gjitha Festave", në dhjetor, me ç'rast në frymën e Hanukas, Kërshëndellave dhe të Ramazanit, nënvizohet fqinjësia e mirë mes njerëzve dhe religjioneve në Haifa./Yllpress
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top