Qyteti i humbur i Machu Picchu’s

Arfenilla

Themelues i Forumit

machu-picchu.jpeg

Shumë arkeologë moderne, tani besojnë se Machu Picchu ka shërbyer si një pasuri mbretërore për princa dhe perandori. Të tjerët mendojnë se ky ishte vend fetar.
Dhjetëra hipoteza alternative kanë shërbyer vitet e fundit për njohurinë e Machu Picchu’s.

Studiuesit e shumtë e kanë quajtur atë si një burg, qendër tregtare, ose si një stacion për testimin e kulturave të reja.

Machu Picchu qëndron 2 mijë e 430 metra lartësi mbi detare, në mes të një pylli tropikal, në një ambient jashtëzakonisht të bukur. Ky ndoshta ishte krijimi më i mahnitshëm gjatë kohës së perandorisë Inca.

Në mes të një pylli tropikal malor në shpatet lindore të Andeve Perujane, muret dhe shkallët e Machu Picchu, përzihen në vendosjen e saj në natyrë.

Arkeologët kanë identifikuar disa sektorë të dallueshëm, e që së bashku përbëjnë një qytet, duke përfshirë një zonë bujqësore, një lagje rezidenciale ose edhe lagje mbretërore.

Strukturat më të dallueshme të Machu Picchu’s janë Tempulli i Diellit dhe guri Intihuatana, një shkëmb gjigant i skalitur, që mendohet të ketë qenë orë diellore apo kalendar
temple-sun-2.jpg
.


Si duket Machu Picchu sot?

Ajo gjendet në Trashëgiminë Botërore të UNESKO’s qe nga viti 1983, ku është caktuar një nga 7 mrekullirat e botës në vitin 2007.

Machu Picchu’ja është vendi më tërheqës për vizitorët në Peru, gjithashtu është vendi më i famshëm në tërë Amerikën e Jugut, e cila mirëpret mijëra njerëz në vit, shkruan History

machu-picchu2.jpg




 
Titulli: Qyteti i humbur i Machu Picchu’s

Tashi fotografite spaskan dalur por Makcu Pikcu eshte vertete vend mahnites qe duhet vizituar (ehh te enderroj ca :D)
 
Back
Top