Qyteti belg Gent lejon bartjen e shamive në administratën shtetërore

Qyteti belg Gent lejon bartjen e shamive në administratën shtetërore

Një qytet belg ka shfuqizuar një ndalim gjashtë-vjeçar për mbajtjen e hixhabit, duke lejuar nëpunësit civilë të mbajnë lirshëm veshjet fetare, gjë që është pritur me ngazëllim nga komuniteti mysliman.

“Kjo është një pikë kthese historike për pakicat etnike dhe kulturore,” tha Naima Charkaoui, drejtoreshë e Forumit të Minoriteteve. “Popullata emigrante është duke fituar të drejtat e tyre politike,” tha ajo.

Qyteti Gent është qyteti i tretë më i madh i Belgjikës, i cili ka ndaluar mbajtjen e hixhabit në vitin 2007, pasi partitë e qendrës së djathtë kanë dominuar Këshillin Bashkiak.

Ndalimi i ka penguar gratë myslimane të ulen në sportelet publike në zyrat e qytetit.

Një ndalim i ngjashëm i hixhabit u zbatua nga viti 2007 në Antverp të Belgjikës.

Por ndalimi i ka shkaktuar thirrje për heqjen e ndalimit dhe dhënien e myslimanëve të drejtën që të veshin atë që duan.

Më shumë se 10.000 banorë kanë nënshkruar një peticion për të kërkuar heqjen e ndalimit të hixhabit.

Pas debatesh të gjata, 29 prej 51 anëtarëve të Këshillit të Qytetit votuan për të shfuqizuar ndalimin e mbajtjes së simboleve fetare.

Islami e sheh mbulesën si një kod të detyrueshëm të veshjes, e jo një simbol fetar.

Myslimanët belg janë vlerësuar të jenë rreth 450.000 banorë. Rreth gjysma e tyre janë me origjinë marokene, ndërsa 120,000 janë me origjinë turke.
Breziiri/com
 
Titulli: Qyteti belg Gent lejon bartjen e shamive në administratën shtetërore

Me te drejte sipas qdo kushtetute i ka taku zbatimi i riteve tradicionale fetare te qdo komuniteti me mire vone se kurre
 
Back
Top