Qyteti 1 miliard dollarësh, i destinuar vetëm për eksperimente.
Projekti – Një zonë prej 24 kilometrash katrorë ka shtëpi, rrugë dhe një kishë, por nuk do të mirëpresë asnjë banor, sepse si shumë qytete të tjera, ai është i destinuar vetëm për shkencëtarët që duan të testojnë teknologjitë e reja
Në fushat shterpë të Nju Meksikos jugore, mes zonës ku u bë testi i bombës së parë atomike dhe kufirit SHBA-Meksikë, një qytet i ri po merr jetë nga rëra.
Planifikuar për një popullatë prej 35,000 banorësh, qyteti do të jetë një distrikt biznesi në qendër dhe ka reshta të shumta tarracash strehimi në periferi. Do të ketë rrugë të shtruara, parqe, qendra tregtare dhe një kishë.
Megjithatë, askush nuk do ta quajë këtë vend shtëpinë e tij.
Projekti CITE, (Qendra për Inovacion, Testim dhe Vlerësim) është një model i shkallës reale të një qyteti të zakonshëm amerikan. Megjithatë, do të përdoret si një mjet për të zhvilluar teknologjitë e reja që do të formojnë të ardhmen e mjedisit urban.
Skema 1 miliard dollarëshe, drejtuar nga firma e teknologjisë dhe telekomunikacionit Pegasus Global Holdings, do t’u dedikojë 24 kilometra katrorë eksperimenteve ambicioze në fusha si transporti, ndërtimi, komunikimi dhe siguria.
CITE do të përfshijë zona të specializuara për zhvillimin e formave të reja të bujqësisë, energjisë dhe trajtimit të ujit. Një rrjet i nëndheshëm i mbledhjes së të dhënave, do të ofrojë analiza të detajuara në kohë reale.
“Vizioni është një mjedis ku produktet e reja, shërbimet dhe teknologjitë, mund të demonstrohen dhe testohen pa penguar jetën e përditshme”, thotë drejtori i menaxhimit të Pegasus, Robert Brumley.
Pa një popullatë njerëzore për të cilën duhet të shqetësohemi, mundësitë janë të pafundme.
Makinat pa shoferë mund të përdoren në rrugë të monitoruar nga lart prej dronëve të trafikut. Shtëpitë mund të projektohen për t’u mbijetuar shkatërrimeve natyrore dhe të pajisura me tipare robotike. Burime alternative të energjisë, si energjia e toriumit, mund të testohet në shkallë të gjerë.
“Ky mund të jetë një magnet ku njerëzit me ide dhe teknologji, mund të vijnë jo vetëm për të testuar, por edhe për të ndërvepruar”, thotë drejtori i menaxhimit të projektit.
Drejtori e përshkruan CITE si një “hap të ndërmjetëm” midis testimit laboratorik të një teknologjie dhe mbërritjes te publiku. Ai beson se procesi do të sjellë produkte më të gatshme në treg dhe do të zgjidhë problemet e tjera të investimit dhe të të ardhurave.
“SHBA planifikon të shpenzojë miliarda dollarë në kërkime dhe merr 2-3 për qind kthim për produktet komerciale”, thotë Brumley. “Ky objekt mund të shtrijë dhe më tej e po ashtu të rrisë kthimet që sjell çdo projekt”.
Pasi u propozua së pari në vitin 2011, CITE luftoi për dy vjet që të gjente një tokë të përshtatshme. Pas gjetjes së kësaj hapësire, pritet që ndërtuesit të fillojnë nga puna këtë vit dhe qyteti të jetë në gjendje pune në fillim të vitit 2018.
Kompania pret që CITE të tërheqë klientë prestigjiozë nga sektori publik dhe privat, përfshirë departamente qeveritare, institucione akademike dhe disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë. Shpresohet që qyteti të rivalizojë me kalimin e kohës qendrat teknologjike.
Projektet e “qytetit të së ardhmes” kanë filluar të përhapen kudo nëpër botë, që nga qyteti Mesdar në Emiratet e Bashkuara Arabe, deri te Lugina Planit në Portugali, që përdor 100 milionë sensorë të lidhur.
Por drejtori menaxhues i CITE shpreson se ky projekt në veçanti të jetë unik, pasi do të jetë i vetmi qytet që do t’u dedikohet plotësisht testimeve dhe eksperimentimit në shkallë të gjerë.
Koncepti është mirëpritur edhe nga ekspertët e urbanistikës.
“Duhet të zhvillojmë mjedise të reja testimi që të shkojnë përtej modeleve konvencionale që operojnë sot”, thotë Nataly Gattegno, kryedizenjatore në laboratorin “Qytetet e së ardhmes” në San Francisko.
Megjithatë, ka edhe nga ata që janë skeptikë për testimin pa njerëz.
“Teknologjitë nuk janë thjesht artefakte, ato janë sisteme sociale që ndërmjetësohen nga materialet dhe pajisjet”, thotë profesor Steve Rayner. “Ideja e testimit të sistemeve socio-teknologjike pa njerëz, do të sjellë rezultate të gabuara, pasi njerëzit e vërtetë nuk ndërveprojnë gjithnjë me pajisjet, siç mendon projektuesi”.
Burimi: CNN
g.shqip