Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ne vend te pushimit ne oazat ekzotike apo ne det, shume çifte te sapomartuara vendosin qe muajin e mjaltit ta kalojne ne ndonje qytet te njohur, pasi qe duan qe momentet e perbashketa t’ia kushtojne zbulimit te trashegimise kulturore, kuzhines se atij vendi, apo jetes se nates. Njera nder revistat me te specializuara dhe me me ndikim ne kete fushe “Destination Weddings & Honeymoons” ka botuar listen e vendqendrimeve me te bukura evropiane per çiftet e sapomartuara.

Barcelona-metropoli i arkitektures moderne

Besoni se dashuria vjen nga barku dhe se udhetimin e marteses deshironi ta kujtoni per argetimin e mrekullueshem naten, atehere Barcelona eshte vend adekuat per ju. Ate qe nuk guxoni assesi ta leshoni jane “tapaset”, shujtat e vogla apo “kafshatat”, si karkalecat ne salce te hudhrave, pjese te oktopodit ne skare apo pjese te prera holle te pershutes. Natyrisht, te percjella me nje gote te mbushur me veren e kuqe te njohur spanjolle.

Disa nga “tapas” baret me te mira gjenden ne kuartetin Gotik, Barri Gotic, ndersa para darkes dhe turneut te paharrueshem neper klubet e nates viziten e kesaj pjese romantike me se miri eshte ta filloni me shetitjen rreth katedrales mesjetare. Perveç ushqimit, argetimit dhe antikitetit, Barcelona eshte e njohur edhe si arkitektura moderne ne te cilen disa nga veprat e tij me te rendesishme i ka “lene” Antonio Gaudi. Te sapomartuarit kurrsesi nuk duhet qe te anashkalojne Guel parkun dhe katedralen kurre ta paperfunduar, Sagrada Familia.

Parisi-simboli i bukurise

Nuk eshte sekret se ky qytet romantik terheq te dashuruar nga te gjitha vendet e botes. Edhe pse mund te tingelloje “merzitshem” dhe shume turistike, nese vendosni qe muajin e mjaltit ta kaloni ne Paris, partnerin tuaj gjithsesi dergojeni ne Kullen e Eiffelit. Shikimi ne qytet dhe ne lumin Seina me siguri se do te mbetet ne kujtim deri ne fund te jetes.

اiftet e dashuruara gjate vizites ne Paris nuk guxojne qe mos te shetisin ne parkun Luxembourg ne bregun e majte te Seinas, kopshti i pare publik i zbukuruar me nje keshtjelle per nenen e mbretit, Maria Medicin. Duke pasur parasysh traditen e njohur franceze te kuzhines, eshte e tepert te perseritet qe ketu vijne edhe gurmanet me te medhenj, te cilet deshirojne te shijojne ushqime te shijshme si dhe adhuruesit e veres, e cila sipas mendimit te shumices eshte me e mire ne bote.

Praga-“bukuroshja e zgjuar”

Edhe pse per shkak te komunizmit ky qytet eshte konsideruar si “bukuroshja e fjetur” e Evropes se mesme, Praga
eshte “zgjuar” papritmas ne shekullin 21 dhe eshte i gatshem per vizitore te ndryshem. Pjeset me te vjetra te ruajtura te ketij qyteti datojne nga shekulli 12, ndersa rruget e ngushta, keshtjellat mesjetare dhe kishat e panumerta ju therrasin per vizite. A mund te mendoni menyre me te mire se sa te shetisni ne kete vend te kapur per dore me partnerin e zgjedhur.

Aty eshte edhe ura e Karlit, ne te cilin puthja garanton dashurine e perjetshme, pastaj sheshet e mrekullueshme, keshtjella mbreterore dhe shtepia e Presidentit. Perveç artdashesve te cilet ne rruget e ketij qyteti kerkojne gjurmet e Kafkas apo Kischas, Pragen e pelqejne edhe adhuruesit e birres, por edhe ata te klubeve te shumta dhe cilesore te muzikes jazz.

Edinburgh-vendi i fantazive dhe enderrimeve

Duke ditur se ne te ka jetuar poeti skocez, Robert Burns, i njohur si pionieri i romantizmit, nuk çudit fakti se Edinburgh, qyteti qe eshte ne listen e UNESCO-s te trashegimise boterore, pershkruhet si vend i vertete per çiftet qe deshirojne fantazite dhe enderrimet. Pjesa me e veçante eshte ajo e qytetit te vjeter, rruga Royal Mile, e cila shtrihet pergjate keshtjelles se Edinburghut, rezidenca skoceze e familjes mbreterore britanike Palace of Holyroodhouse.

Vetem monumentet historike, shitoret, kafenete, pubet dhe restorantet ne Royal Mile do te mund t’ju argetonin me shume se nje jave. Ketu mund te mesoni edhe shume per trashegimine e letersise skoceze e cila qe nga tregimet e lashta dhe legjendat shtrihet deri sot. Por, fytyren e vertete te Edinburghut me se miri e tregojne festivalet e tij, sikur festivali i Fringet i dedikuar per te gjitha format e artit.

Nuk duhet shkuar larg qendres se qytetit qe te zbuloni bukurite natyrore te Skocise, pasi qe ketu eshte Holyrood Park, dhe nuk te habite e dhena se shumica e britanikeve ne hulumtimin e zhvilluar se fundi thane se para vdekjes gjithqysh deshirojne ta vizitojne pikerisht Edinburghun.

Firenca-vendi i trashegimise kulturore italiane

Duke pasur parasysh se kemi te bejme me qytetin, qe perveç njeres nder kuzhinat ne kualitative ne bote dhe veres shume te njohur, ketu eshte e vendosur gjysma e trashegimise kulturore italiane, deshmon se ky vend do te zgjoje te gjitha shqisat tuaja. Vendi i renesances, te dashuruarit do t’i terheq me rruget e tij romantike, sheshet dhe parqet madheshtore te cilet per shkak te klimes se lagesht eshte e nevojshme t’i shmangni veres.

Me katedralen Duomo dhe njeren nder galerite me te pasura ne bote sipas vlerave te veprave artistike, Uffizit, Davidit te Michelangelos dhe ures Ponte Vecchio, vizitoret mund te kenaqen edhe ne mjedisin e bukur dhe jeten e nates neper klube, pube dhe koktej bare. Shqiperia


Ju ku keni deshire ( e keni kaluar) muajin e mjaltit? Cili eshte vendi ideal?

Une per vete ZANZIBAR :x
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

un jam gjithmon per parisin(naten) ...edhe pse kam ik vetem nje here atje..
por di qe per nje cast..... nje nat "humba" mes atyre dritave dhe asaj atmosfere....nuk kishte gje me romantike....
deshiroja vetem dike prane me te cilin mund te ndaja ate cast ....asigje me teper
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

.....jam me Bamboliten......Paris e vetem Paris.......meraviglia ......vete....
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

Parisi eshte kot fare perpara Londres , por zero fare ama .
Kulla Eifel psh , qe ka marre gjithe ate fame kot , me ngjau si shtylle e tensionit te larte .
Bruge dhe Venecia jane destinacione ideale per muaj mjalti.
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

Qytete te zhurmshme per muaj mjalti :ohh:une kujtoja se duhej qetesi dhe te ushqehesh vetem me buke e mjalte:lol::lol: Une kisha preferuar ndonje vend shume me te qete, ishull, apo ndonje ville malore ku qetesin ta prishin vetem cicerimat e bilbilave dhe ulurimat :P:Pjo nga ato te muajit te mjaltit por ulurimat e ujkut LOL:P Ia se u ktheva ne moshe :ciaoo:
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

Barcelonen, Parisin dhe Firencen pres ti vizitoj kismet vitin e ardhshem, ne shetitjen e apsollventeve :D..mezi po pres :D...do shohim pastaj sa jane romantike se tashti nuk e di :P
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

Te gjej njehere lenden e pare LOL ...pastaj te mendoj per muajin e mjaltit :P
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

Per Edinburgh me kane thene qe eshte fantastik. Do doja te shkoja njehere. Persa i perket muajit te mjaltit tim, e kam kaluar ne bregdetin Shqipetar (i morem me rradhe, lol). U habiten me mua ne shqiperi se gjoja nga Florida kam gjithe ate bregdet ketu, por per mendimin tim, si bregdeti Shqipetar ska (sidomos ai ne jug).
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

por per mendimin tim, si bregdeti Shqipetar ska (sidomos ai ne jug).

shum e vertet kjo
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

Une per veten time ne muajin e mjaltit do te benja nje zgjedhje te tille: te ndodhem sa me larg syve te njerezve dhe zhurmave te qyteteve te medha.Ka me mire se ta kalosh ne plazhet e vogla te jugut te shqiperise,ose ata qe e kane plazhin tek dera e shtepise,ta kalojne kete muaj te paharruar ne freskun e pishave te Voskopojes apo ne lartesite e Thethit,liqenet e Lures etj.etj.Kuriozitetin per te vizituar metropolet e botes lerini per ndonje here tjeter.
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

Mua do me pelqente te shkoja ne te gjitha keto qytetet....sdo doja te lija asnje pa vizituar....se sa per bregdetin tone kam shkuar aq shume sa sme ben me pershtypje bukuria e tij...
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

Ne Paris kam shume shume qejf, austri ,it kam qene..Barcelona sme terheq..ngeli parisi ose virgin islands ne usa :)
Gjithsesi une kam shume kohe qe te bej muajin e mjaltit edhe them se kto vendet do i shoh pa u martuar.
 
Titulli: Qytetet me te bukura per muajin e mjaltit

Mmmmm... Mmmmmm.... ne nje nga ata vendet me shtepit prej kashte, me plazhin trasparent e me reren e bardh.. mu atje dua te vete!!:dance:
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 5 71.4%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 3 42.9%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 1 14.3%
Back
Top