Quhet qetësi dhe më kushtoi shumë stuhi

Lauri

Anunnak
Quhet qetësi dhe më kushtoi shumë stuhi.
Quhet qetësi dhe kur zhduket dal sërish ta kërkoj.
IMG_20220324_153349.jpg
Quhet qetësi dhe më mëson të marr frymë, të mendoj dhe të rimendoj.
Quhet qetësi dhe kur e tundon çmenduria, lëshojnë erëra të tmerrshme, të vështira për t'u dominuar.
Quhet qetësi dhe vjen me kalimin e viteve, kur ambicia rinore, gjuha e lirshme dhe barku i ftohtë i lënë vendin më shumë heshtjes dhe më shumë urtësisë.
Quhet qetësi kur njeriu mëson mirë të dashurojë, kur egoizmi ia lë vendin dhënies dhe jokonvencionaliteti zhduket për të hapur zemrën dhe shpirtin duke iu dorëzuar tërësisht atyre që duan të marrin dhe të japin.

Quhet qetësi kur miqësia është aq e sinqertë sa të bien të gjitha maskat dhe mund të thuhet gjithçka.
Quhet qetësi dhe bota e shmang, e injoron duke shpikur luftëra që askush nuk do t'i fitojë kurrë.
Quhet qetësi kur njeriu shijon heshtjen.
Kur zhurmat nuk janë vetëm muzikë dhe çmenduri.
Por era, zogjtë, shoqëria e mirë apo zhurma e detit.
Quhet qetësi dhe nuk shpjegohet me asgjë.
Nuk ka asnjë monedhë të asnjë ngjyre që mund të mbulojë vlerën e saj kur të bëhet realitet.
Quhet qetësi dhe më kushtoi kaq shumë stuhi dhe unë do t'i kaloja ato një mijë herë më shumë vetëm që të kthehesha për ta takuar.
Quhet qetësi dhe e respektoj, e shijoj dhe do bëj gjithçka që të mos e lë të shkojë.
(Dalai lama)
Në shqip by Lauri 👍

Stuhitë e qetësisë tënde...si i quan ndryshe ?
 
Duhet te punojme cdo dite me veten,per te bere te mundur sado pak shijimin e qetesise!!
 
Kam 1 shoqe te ngushte, ketu e 24 vjet. Dhe sa hereeeee takohem me te, sikur me ikin tgjitha problemet. Aq rrafsh ma ben, aq e mire eshte. Tamam qetesi per shpirtin tim.

Nje qetesi qe po m'kujtohet tani (do e kem thene dhe here tjera besoj), ka qene kur dhash provimin e kualifikimit para 2 vitesh. Nja 2 muaj njehere, stuhi stresi, stuhi stomaku, stuhi frike, (si idiote qe jam shpesh) dhe kur kam marre rezultatet, ne momentin qe pashe 94.5/100,(ndekohe qe une thoja do e ngel) sikur u fshiiii cdo gje! 1 jave mbrapa me shijonteeee cdo gje qe beja more, isha aq e relaksuar, aq e qete nga cdo impenjim. Saqe ja tani qe shkruaj me behet mishi kokrra kokrra. ^_^

Do thoni ju, ca stuhie paske patur ti o Soul, mos e pyet, por stuhite e mia te gjitha me provime e dorzime kane lidhje, haha.. Shyqyr Zotit duhet thene! 😁
 
Stuhitë e qetësisë tënde...si i quan ndryshe ?
I quaj:
FIKA
Nelipotizëm
Basoreksi
Cingulomani
Drapetomani
Latibulë
Janë këto stuhi, që me qetësinë që sjellin me vete, më bëjnë të ndihem - gjallë!
 
Atë të parën ne në Itali nuk e shqiptojmë dot 🙈😄
 
po fol o gru
thuj me perqafu; me puth; me ja mbath; me u mcef; me hec kembzbath;me ja fut gjumit ose me pi kafe per qefin tat personal.

loollool
Po pra
Me përqafu
Me puth
Me ja mbath
Me u mçef
Me hec këmbëzbath
Me ja fut gjumit pasi kam pi kafen pa kafeinë e me algje si për qefin tem 😂😂
🤗😘
 
Kjo po që është qetësi...pa stuhi 👍
 
"Se pas shiut del gjithmonë dielli."
Unë jam një njeri shum dramatik,dhe për gjënë më të vogël un do bëj namin.
Sa herë më del një problem,nëse nuk qaj për një 1 orë të mirë nuk do e zgjidh dot.
Unë gjithmonë kam menduar se emocionet e mia ishin pika e dobët,por më rezultuan e kundërta.
Nisa të meditoja,nisa të kuptoja veten dhe kuptova se nuk kam pse të fsheh ndjenjat.
Kuptova se duhej të thyhesha shumë herë për të merituar qetsinë.
Të humbja shum njerëz,të humbja shum vende pune të merrja shumë jo në fytyrë.
Të merrja shikimi të ngrysura,përçmime e ofendime për tu rritur.
Di të them që sprova më e madhe për mua është lufta me vetveten,nuk kam pse të fshihem.

Unë dhe natyra kemi një të përbashkët sa herë mërzitemi qajmë,e sa herë jemi të lumtura na qesh fytyra.🤗🤗
Ashtu siç del dielli pas shiut,ashtu edhe un shërohem nga lotët.
 
Ti Jetmira e @Soulmind të qendisni kur shkruani 😄👌
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top