Qipro, shpërthen depoja ku mbahej municioni iranian, vdesin 12 veta

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
12 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e një depoje municioni në jug të Qipros.
Shpërthimi mendohet se është shkaktuar nga zjarret në shkurre, që janë përhapur në depot e bazës detare në Zygi.
Stacioni i energjisë më i madhi në ishull ka ndërprerë punën. Në depo kishte eksploziv që ishte kapur në vitin 2009 nga një anije që udhëtonte nga Irani.
BBC, e cila vuajti ndërprerjen e transmetimeve në Medhe për shkak se aty ndodheshin antenat e saj, thotë se nuk ka të dhëna për akt të qëllimshëm.
Në total në depo ishin 98 kontejnierë. Ata u kapën në një anije me flamur qipriot, që udhëtonte nga Irani në drejtim të Sirisë në janar të vitit 2009. Qiproja thotë se ngarkesa kishte thyer sanksionet e OKB ndaj Iranit.
 
Pe: Qipro, shpërthen depoja ku mbahej municioni iranian, vdesin 12 veta

"Gerdeci" Qipro-s.
 
Back
Top