Qeveria amerikane, 70 milion $ për rrjetet fantazmë

eGo0sTyle

System Engineer
Images.jpg

Kontrolli i rrjeteve të komunikimit është kyçi i çfarëdo regjimi autoritar. Këtë e dinë mirë në Pentagon, ku po investohen shuma të mëdha për ndërtimin e infrastrukturave alternative, me qëllimin përfundimtar për të garantuar një rrugë komunikimi të lirë në çdo situatë gjeo-politike. Gazeta "New York Times" ka zbuluar se shpenzimi total i Shtëpisë së Bardhë për këtë qëllim do të shkojë në 70 milionë dollarë, prej të cilëve një pjesë e konsiderueshme do të përdoret për të krijuar një rrjet telefonik të pavarur në Afganistan.

Disidentët e regjimeve të Sirisë, Iranit e Libisë, në fakt mund të mbështeten nëpër rrjete ëireless të fshehura, ndërsa plot 2 milionë dollarë janë investuar në “kitt portable” (të njohura edhe si “Internet në një valixhe”). Këto valixhe do të kenë gjithçka të nevojshme për t’u lidhur me rrjetin e madh, pa u mbështetur në infrastrukturat lokale, duke shmangur kështu përgjime apo bllokime të lidhjeve siç ndodhi në Egjipt. Nga ana tjetër, fenomeni i fundit i “Pranverës Arabe” ka përdorur gjerësisht instrumente si blogje e rrjete sociale. Me pak fjalë kjo është të eksplorosh demokracinë, jo me armë, por me informacionin e lirë: një metodë që duket se i vendos të gjithë dakord, por edhe kushton jo pak...


Burimi: ikub.al
 
Pe: Qeveria amerikane, 70 milion $ për rrjetet fantazmë

Mir qe nuk kane ndodhur ne shqiperi se do fajesonin Berishen per qeveri te korruptuar
 
Back
Top