Qeveri popullore' në Kirgistan, presidenti largohet nga vendi

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Opozita në Kirgizstan thotë se po krijon një "qeveri popullore", pasi përplasjet e dhunshme në vend kanë lënë të vdekur të paktën 65 vetë.

Udhëheqësit e opozitës u bërë thirrje njerëzve që të kërkojnë për ministrat e qeverisë së përmbysur pas protestave të dhunshme që u zhvilluan të mërkurën dhe t'i kapin ata.
Objektivi i tyre kryesor është arrestimi i presidentit Kurmanbek Bakiyev. Mendohet se ai u largua drejt jugut të vendit me të paktën një nga ministrat.
Udhëheqësit e rinj kanë marrë nën kontroll selinë e qeverisë në kryeqytetin e vendit, Bishkek.
Gjatë natës ka patur skena kaosi dhe plaçkitje.
Një nga figurat e opozitës në Kirgizstan, Roza Otunbajeva, i tha BBC-së se qeveria e përkohshme do të qëndronte në pushtet për gjashtë muaj për të hartuar një kushtetutë të re.
Vetë presidenti Bakiyev erdhi në pushtet pas atij që u quajt Revolucioni i Tulipanëve në këtë vend para pesë vjetësh.
Ish ministrja e Jashtme, Roza Otunbayeva, tha se janë emëruar minsitrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes.
"Dje morëm kontrollin e vendin dhe qeveria dha dorëheqjen. Kemi emëruar disa vetë në postet kyçe."
Ndërkohë nuk dihet vendndodhja e presidentit Kurmanbek Bakiyev. Zonja Otunbayeva tha se qeveria e përkohshme nuk e njihte autoritetin e tij. "Ai është larguar nga kryeqyteti i vendit dhe nuk kemi kontakte me të."
"Sigurisht që qeveria jonë nuk do ta njohë pushtetin e tij dhe kërkojmë kapitullimin e plotë," tha zonja Otunbayeva.
___________


Nga përleshjet antiqeveritare 17 të vrarë
Burimet zyrtare thonë se 17 vetë janë vrarë dhe të paktën 140 janë plasgour gjatë përleshjveve mes policisë dhe protestuesve anti-qeveritar në Bishkek, kryeqytet i Kirgistanit.
Forcat e sigurisë hapën zjarre ndaj demonstruesve. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonëshme.
Protestuesit në Bishkek si dhe në qytete të tjera si Narjan apo Talas, janë përpjekur te marrin nen kontroll ndërtesat e qeverisë.
Në Talas ata morrën peng dy ministra të qeverisë. Njëri prej tyre Ministri i Brendshëm është rrahur keq.
Në një raport të pakonfirmuar një njeri në rrugët e qytetit Talas, i quajtur Iliyas Mamadiyarov tha se protesusit, kishin marrë peng Ministrin e Brendshëm.
Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Bishkek dhe në qytetet e Naryn-it dhe Talas-it.
Protestuesit janë të zemëruar nga rritjet e çmimit të energjisë dhe akuzojnë presidentin, Kurmanbek Bakiyev, se ka dështuar të luftojë korrupsionin.
Kryeministri i përshkroi protestat si tradhëti dhe tha se qeveria nuk kishte forca te mjaftueshme për të vendosur rregull.
SHBA shpreh shqetësim për situatën
Ambasada amerikane në Kirgistan thotë se është tepër e shqetësuar rreth situatës në republikën e Azisë qëndrore ku kundërshtarë politikë të Presidentit Kurmanbek Bakiyev po organizojnë protesta të gjera në mbarë vendin.
Në një deklaratë ambasada amerikane në Bishkek thotë:
"Ambasada e SHBA në Bishkek është shumë e shqetësuar për mungesën e qetësisë në Talas. Ata i bëjnë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin dhe i bëjnë thirrje qeverisë dhe demonstruesve të përfshihen në bisedime për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë, në mënyrë paqësore dhe ligjore. Ambasada përkrah deklaratën e 6 prillit të OKB që bën thirrje për përmbajtje dhe dialog të menjëhershëm për ulje të tensioneve."
Demonstratat pasojnë një ditë protestash në qytetin e Talas ku turmat sulmuan një ndërtesë qeveritare.
Autoritetet u përgjigjën duke ndaluar disa politikanë kryesorë të opozitës duke përfshirë edhe kandidatin presidencial, Almazbek Atambayev.


Shekulli
 
Back
Top