Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Arfenilla

Themelues i Forumit
397002_359731037371986_159148157430276_1489547_1321718991_n.jpg

Një nxënës shkoi tek Mësuesi dhe i tha:
- O Mësuesi im i dashur, më ndihmo, o Mësues! Koka ime është bërë si zgjua bletësh dhe vetëm gumzhimë e zhurmë kam në kokë, sepse i kam njëmijë probleme.- Ngadalë, tha Mësuesi, mos u ngut. Njëmijë probleme nuk zgjidhen përnjëherë.Problemet duhet zgjidhur një nga një.Me qetësi. Pa ngutje. Por, a di çka?
- Urdhëro, Mësues!

- A pijmë kafe, rrimë e pushojmë dhe, të shohim, mos po krijohet ndonjë situatë prej të cilës mund të mësojmë të dy: edhe unë edhe ti.

- Mirë...- u pajtua Nxënësi.

Hynë në dhomë. U ulën mirë e këndshëm. Pinin kafe e rrinin. Në një moment, nëpër një dritare të vogël, që kishte mbetur rastsisht e hapur,hyri një Zog.

Ishte një Zog i vogël, i bukur, por shumë i trembur. Kur hyri në dhomë, në ambientin e panjohur, Zogu i trembur fluturoi më rrëmbim: herë përplasej për xhamave të mbyllur të driareve të mëdha, herë përplasej për dere, e prapë, kthehej dhe përplasej në xhamat e dritareve të mbyllura.Kur u lodh nga dhimbjet e përplasjeve, nga vuajtjet e përpjekjeve për gjetjen e derëdaljes me rrëmbim,
pra kur u lodhë fort, shkoi dhe u ulë në një kënd të vitrinës.

Mësuesi e pa nxënësin e i tha:

- E sheh këtë Zog?

- Po, tha Nxënësi, nuk jam i vërbër, e shoh!

- Eh, ky Zog je ti nxënësi im i dashur. Dritarja e vogël qëlloi e hapur.
Zogu hyri rastsisht. U përplasë me vuajtje e dhembje nëpër xhama, në derë e kudo dhe nuk e gjeti rrugën për dalje. Tërë kohën, ajo dritare nëpër të cilën hyri zogu, ishte e hapur. Kësaj i thonë zgjidhje impulsive, zgjidhje me panik,
zgjidhje e vrullshme.
Asnjëherë, kurrë në jetë, përpjekjet e këtilla nuk përfundojnë me rezultate...

Mësuesi pushoi pak dhe tha:

- Pasi të pushoi Zogu mirë, pasi të qetësohet, shihe me vemendje çka do t’i bëj unë Zogut.

Në atë çast Mësuesi i përplasi duart: baaam! Zogu u tremb nga përplasja e duarve të mësuesit, fluturoi dhe, nëpër dritaren e hapur, doli në liri.

- E sheh, Nxënësi im, kur pushoi Zogu, kur u qetësua, kur u kthjellua,
atëherë e pa dritaren e vogël, që tërë kohën ishte e hapur.
Kësaj i thonë zgjidhje e vetëdijshme. Kështu duhet të veprosh edhe ti.

- Por unë i kam njëmijë probleme!...

- E di dhe të kuptoj mirë, por më kupto edhe ti mua. Të gjithë njerëzit në botë dinë të hyjnë në probleme, sikur Zogu që hyri nëpër dritarën e vogël.
Por nëntëdhjetë e nëntë përqind të njerëzve nuk dinë të dalin edhe pse gjithnjë dera e hyrjes është e hapur siç ishte dritarja e hapur për Zogun. Pse?
Sepse duan t’i zgjidhin të gjitha problemet përnjëherë,
sikur ti, me vrull, me rrëmbim, pa qetësi e vetëdijësim.

- E çka duhet të bëj unë?

- Të qetësohesh, sikur Zogu, që pushoi në këndin e vitrinës.
Të pushosh, të kthjellohesh mirë, të të vijë drita në sy, apo më saktë drita në mendje dhe të bëhesh dritë e tërë, të jesh krejtësisht syçelë, sepse:

Secili problem e ka DERثN për hyrje dhe, ajo derë e hyrjes është edhe
DERث e daljes. Dhe gjithmonë është e hapur. Qysh ke ditur të hysh në problem, nëpër cilën derë ke hyrë në problem, nëpër të njëjtën derë do të dalësh,
por dalja gjithmonë është e kushtëzuar nga SYاELTثSIA.
Thuaj: qetësi,sepse qetësia është kulturë.Pa qetësi nuk gjendet dera për dalje.f.b
 
Pe: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Shumë shembull i mirë.
Sa kam unë njohuri për këtë, në këtë lloj kulture
japonezët janë një hap përpara të tjerëve.
Në çfarëdo lloj katastrofe dijnë ta ruajnë
gjakftohtësinë në maksimum.
 
Titulli: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

normale qe qetesia eshte fitimtare gjithmone....
 
Titulli: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Sa keq qe ndonjher disa njerez i rremben impulsiviteti, aq sa fillojne te ngaterrohen dhe me kembet e veta..por e sigurt eshte dicka, qe asgje seshte e pamudur, asnje problem nuk eshte pa zgjidhje, duhet vetem kohe per te gjetur zgjidhjen e pershtatshme e te duhuren ..:)
 
Titulli: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Shume i bukur morali...
 
Titulli: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Sa shembull i bukur ky i zogut mer amon amon .
Une per pune qetsie jam anglez fare .¨
Po te jete per mua , nuk behet asgje e shemtuar ne kete bote ,
por gjithçka e bukur dhe me qetsi , asgje e pamenduar , me perjashtim
te dashuris se pasjonuar , per ate sduhet qetsi lol .
 
Titulli: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Ehh jo gjithmon e zotrojm qetesin,ne disa raste ne bejm te dalim ne vetja jone.!!
 
Pe: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Qetesia eshte kulture...Hmmmmmmm i bukur morali i tregimit...Une mendoj qe nuk eshte kulture te heshtesh,por te dish kur te heshtesh:)
 
Pe: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

ah sa mesazh i bukur... ta kishe postu nje muaj me pare moj arfe:D do me kishe ndihmuar:)... sh sh e vertet... por nxitohet njeriu nxitohet shume, :(...

Sensu, ne fakt ke te drejte, ka raste dhe kur pelcet, por me raste dhe falet:p... plus kjo ne fakt lidhet me problemet qe hasim cdo dite, ose kur kemi sh plane dhe fillojme te shqetesohemi njeheresh. Ashtu as nje problem nuk zgjidh perkundrazi, perkeqeson veten me shume...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Qetesia apo gjakeftohtesia eshte e barabarte me forcen e trurit.....
Ne shume kultura, e vecanerisht ato aziatike e kane ne qender te filozofise se tyre, qetesine.

Historikisht ,,,dihet qe vendimet e pjekura merren vetem atehere kur gjakftohtesia i paraprine vendimeve tona.
 
Titulli: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Lidhur me kete plakat thoshin: Mos beje hopa pa kercy gardhin, ose, ose: tre here matu nje here fol
 
Pe: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Qetesia eshte kulture...Hmmmmmmm i bukur morali i tregimit...Une mendoj qe nuk eshte kulture te heshtesh,por te dish kur te heshtesh:)

U mundova të gjej një lidhshmëri mes temës dhe heshtjes që ti përmend ,
por të them të drejtën nuk gjeta. Më duket se e ke ngatëruar pak. Qetësia,
ka të bëjë më shumë me atë se si të kontrollohen ndjenjat (emocionet), qetësia shpirtërore.
Ajo nuk është diçka që mësohet përmendësh si një vjershë apo mësim.
Duhet pakëz më shumë mund për to. ثshtë pakëz më vështirë se ajo.
Për ilustrim marr shembull: je ulur tani tek kompjuteri yt dhe rastësisht
të sillet një mi kah këmbët. Nëse nuk ke frikë apo panikë nga minjtë
shpejtë do ta gjesh zjgidhjen, nëse je nga ato femra që frikohen nga minjtë
do të çjerresh duke bërtitë e krejt lagja do të ushtojë nga zëri yt.

Funksionimi i trurit tonë mund lehtë krahasohet me një det të trazuar: valë
shumë të mëdha - e pamundur do të ishte lundrimi. Poashtu truri jonë
nuk funksionon kthjellët nëse është i trazuar.
 
Titulli: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Me pelqej tema ne fjale shume ' por si me arrite deri te ajo qetesi se! Qetesin gjithekush e deshiron por neve na mungon shumicen e herave ne vendimet tona . Qetesia na mungon ky eshte fakte qe askush smund ta mohon.
 
Titulli: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

me vlen shume ky tregim ne keto momente :)
te falenderoj qe e solle :)
 
Pe: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

U mundova të gjej një lidhshmëri mes temës dhe heshtjes që ti përmend ,
por të them të drejtën nuk gjeta. Më duket se e ke ngatëruar pak. Qetësia,
ka të bëjë më shumë me atë se si të kontrollohen ndjenjat (emocionet), qetësia shpirtërore.
Ajo nuk është diçka që mësohet përmendësh si një vjershë apo mësim.
Duhet pakëz më shumë mund për to. ثshtë pakëz më vështirë se ajo.
Për ilustrim marr shembull: je ulur tani tek kompjuteri yt dhe rastësisht
të sillet një mi kah këmbët. Nëse nuk ke frikë apo panikë nga minjtë
shpejtë do ta gjesh zjgidhjen, nëse je nga ato femra që frikohen nga minjtë
do të çjerresh duke bërtitë e krejt lagja do të ushtojë nga zëri yt.

Funksionimi i trurit tonë mund lehtë krahasohet me një det të trazuar: valë
shumë të mëdha - e pamundur do të ishte lundrimi. Poashtu truri jonë
nuk funksionon kthjellët nëse është i trazuar.


I ke hyre nje teme aq thelle,kur ajo eshte shume e lehte...
Qetësia,
ka të bëjë më shumë me atë se si të kontrollohen ndjenjat (emocionet), qetësia shpirtërore.
Ke ngaterruar konceptet...Pasi vetekontrolli i emocioneve eshte dicka tjeter dhe qetesia shpirterore dicka tjeter...
Vetekontrolli i emocioneve eshte mos shfaqja e tyre ne ambjent...Shembull : Nese une jam me nerva ne kulm,por te pergjigjem shume qete,te buzeqesh etje tj dmth qe une po kontrolloj emocionet e mia,per te mos i shfaq...

Qetesia shpirterore,eshte harmonia e mendjes me ndjenjat,qe dmth ndihesh mire ne ndjenja por ama ke dhe sigurine e logjikes qe po ben gjene e duhur...Nje perputhje e ketyre te dyjave te sjell qetesine shpirterore...

Ca ka te perbashket vetekontrolli i emocioneve me qetesine shpirterore?Asgje!...Pasi une se nuk i shfaq sdo te thote qe sme vlon truri,apo qe nuk i ndjej...

Ti me jep shembullin e miut,qe ska lidhje,pasi me shume lidhet me imunitetin e njeriut nddaj ambjentit...Nese une kam imunitet nga asaj qe ndodh sdo reagoj fare ndaj miut,kjo sdo te thote qe une po vetekontrollohem,por instiktet e njeriut per mbrojtje ne kete rast nuk po i percjellin ne tru,e si rezultat nuk ka reagim...Nese une reagoj ndaj miut po shfaq disa emocione apo frike apo panik nga dicka e papritur qe po ndodh,jane instikti i mbrojtes...

Eshte nje teme e thelle,por ajo qe te shkruajta une ne komentin tim te pare,ka lidhje me qetesine e heshtjen ne veprime,jo heshtje me mbyll gojen e kaq...
Po te jap shembull : Nese gjate nje debati ti ngre zerin,une nuk reagoj as te kthej pergjigje e asgje,vec te degjoj,ne kete rast une e kuptoj qe cdo reagim i imi do i ndizte gjerat me shume...Ketu eshte heshtja ime ndaj teje...
Por nese duke ndjetur per bukuri,ti vjen me ofendon dhe une prap nuk reagoj,kjo nuk eshte heshtje as qetesi,eshte budallallek...
Ndaj thash mire qe hesht,por njeriu duhet te dije dhe kur te heshte,te jete qetesi...
 
Pe: Qetesia eshte kultur.Pa qetesi nuk gjendet dera per dalje!

Shpirti i qete eshte krevati me i mire per pushim…
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top