Qeni trashëgon 12 milionë Dollarë

Arfenilla

Themelues i Forumit

1396616311-33-685x320.jpg

Agjentja e shitjes së pasurive dhe pronarja e shumë hoteleve luksoze, nuk i la asgjë dy nipërve të saj. Ajo i la gjithashtu miliona dollarë vëllait të saj, Alvin Rosenthal, i cili duhet të kujdeset për Trouble në mungesë të saj, si dhe dy prej nipërve të saj nga djali më i vogël, Jay Panzirer, me kusht që të vizitonin varrin e babait të tyre një herë në vit. Përndryshe, shkruan ajo, ata nuk do të marrin asgjë nga 5 milionë dollarët që u la secilit. Helmsley nuk u la asgjë dy prej fëmijëve të vegjël të Jay Panzirer, Craig dhe Meegan Panzirer, për “arsye që ata i dinë”, shkruan ajo. Por askush nuk doli më i përfituar se Trouble, i cili një herë doli edhe në reklama televizive për hotelet “Helmsley” dhe u bë i famshëm se një herë kafshoi pastruesen e shtëpisë. Ajo la pas 3 milionë për mirëmbajtjen e banesës së saj të fundit, në Westchester County, ku është varrosur bashkë me bashkëshortin. Ajo i la edhe 100 mijë dollarë shoferit të saj. Përfitimet nga shitja e rezidencave dhe pronave Helmsley do t’i shkojnë fondit bamirës “Helmsley”.

Helmsley ishte simboli i lakmisë në vitet ’80 dhe u dënua më pas për evazion fiskal. Një punonjëse citon fjalët e saj: “Vetëm njerëzit e vegjël paguajnë taksa”. D press.
 
Titulli: Qeni trashëgon 12 milionë Dollarë

Sa njerez ka kshu qe ju lene pasurine kafsheve ose organizatave qe merren me kujdesin e kafsheve. Edhe mire bejne, se sa t'ja u lene atyre qe se meritojne dhe s'jane kujdesur per ta gjate kohes qe kane qene gjalle.
 
Titulli: Qeni trashëgon 12 milionë Dollarë

Edhe habitemi ne pastaj perse njerezit martohen me kafshe...kush s'do e donte pasurine e qenit? Lol!
 
Titulli: Qeni trashëgon 12 milionë Dollarë

Lum bushtra qe do ta kete fat

se paku sdo i mungoje asigje :p
 
Titulli: Qeni trashëgon 12 milionë Dollarë

Kush do e mbaje qenin
Sepse nese ska njeri gje kunder ofrohem une dog-sitter
 
Titulli: Qeni trashëgon 12 milionë Dollarë

Kjo eshte tipike e shprejes ...te femra ka hise edhe qeni....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top