Qeni thërret ndihmën e parë dhe shpëton pronarin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Qeni thërret ndihmën e parë dhe shpëton pronarin

Dashuria e pastorit gjerman nga Arizona me të vërtetë nuk njeh kurrfarë kufijsh teknologjik. Qeni, i dresuar për thirrjen e ndihmës së parë, me shputë e ka shtypur numrin 911, ka lehur në dëgjuese dhe i ka shpëtuar jetën pronarit i cili ka pësuar sulm në kokë.“Alo, këtu 911, a më dëgjoni? A është dikush në afërsi të cilit do të mund t’ia kalonit dëgjuesen? – Hau! Hau!', kështu përafërsisht ka tingëlluar biseda telefonike javën e kaluar kur qeni e ka thirrur ndihmën e parë në qytetin Scottsdale të Arizonës, derisa pronari i tij rrinte i shtrirë përtokë dhe i palëvizshëm. Operatori telefonik e ka pasur shumë të qartë kur e ka hapur bazën e të dhënave dhe në emrin e Joe Stalnakerit e ka parë të shkruante se në rast rreziku mund të ndodh që qeni të sjell numrin telefonik.

Policia dhe mjekët automatikisht kanë vizituar personin i cili për shumë vjet vuan nga sulmet e papritura të shkaktuara nga një lëndim i kamotshëm i kokës dhe e kanë hospitalizuar për dy ditë rresht.

Qeni me emrin Buddy si këlysh ka kaluar nëpër trajnimin e institucionit 'Paws with a cause' të Michiganit, institucion ky i cili trajnon qentë për tu ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta.Telegrafi
 
Per qenin gjithmon jane thurur mite per besnikeri :gjujpeshk::gjujpeshk: sikur ti afroheshin edhe njerezit ketij tipari
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top