Qeni paraqet humbjen e tij në polici

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Qeni me emrin Ramesses nga qyteti polak Wroclaw ka ardhur vetë në stacionin policor të qarkut Volunj për t’u paraqitur se ka humbur, e pas disa orë pritjesh, për të kanë ardhur pronarët e lumtur, shkruajnë sot mediat polake.

Policët e turnit të mëngjesit në Volunj i ka befasuar një pastor i dresuar gjerman i cili ka hyrë në korridorin e stacionit, është ulur dhe me durim ka pritur që dikush të merr përsipër rastin e tij.

Për mysafirin e pazakontë është interesuar i tërë turni, derisa njërit prej policëve i ka rënë ndërmend se një ditë më parë i kishte parë disa njerëz në rrugë duke kërkuar diçka, e më vonë një grua nga qyteti Wroclaw kishte thirrur për të lajmëruar humbjen e qenit, një pastori të rritur gjerman.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top