Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Qëndruan 167 ditë në Hapësirë, SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë

Qëndruan 167 ditë në Hapësirë, SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë (FOTO)​

Shiko fotografinë 1918551

Një anije kozmike e krijuar nga kompania private amerikane SpaceX ka kthyer në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.


Agjencia amerikane e Hapësirës NASA ka raportuar më 2 maj se astronautët Mike Hopkins, Victor Glover, Shannon Walker dhe Soichi Noguchi kanë arritur në Gjirin e Meksikës në 3:00 të mëngjesit, me orën lokale.

Kjo njëherësh ka qenë ulja e parë natën e ndonjë ekipi hapësinor amerikan prej misionit Apollo 8 më 1968.


Ekipi është kthyer në Tokë me anijen e njëjtë kozmike që e ka shfrytëzuar për të shkuar në Hapësirë, në nëntor të vitit 2020.

Me 167 ditë në Hapësirë, misioni i këtyre astronautëve ka qenë më i gjati që është nisur ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara.
Astronautët ishte planifikuar të ktheheshin në Tokë më 29 prill, mirëpo misioni tyre është shtyrë për shkak të erërave të mëdha.

SpaceX planifikon të realizojë një mision privat në Hapësirë në muajin shtator, dhe një tjetër me astronautë të NASA-s në tetor.

NASA ka punuar me kompanitë private për shërbimet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës prej ndaljes së punimeve në flotën e vet më 2011.

SpaceX, kompani në pronësi të Elon Musk, ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në maj të vitit 2020, duke i dhënë fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgim të astronautëve atje.

Kompania gjigante Boeing po ashtu shpreson të dërgojë astronautët në Hapësirë në vitin 2022./REL
-640-0-608e73d9794b6.jpg

g.shqip
 
Para ca ditesh ne lajmet ishte nje koment sh i bukur e ironik.. po e ndaj me ju qe te buzeqeshni pakShiko fotografinë 1918554
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back