Qendrimi ulur vret me shume se duhani

ida angel

:)
V.I.P
6 ore ne karrige e shkurtojne jeten mesatarisht 30%.

Images.jpg
Ky eshte perfundimi ne te cilin kane arritur nje sere studimesh te kryera ne SHBA dhe ne Australi.
Sipas ketyre studimeve, karrigja eshte armiku numur nje i njeriut, me i eger se konsumi i duhanit, dietat e gabuara, streset, apo te tjera te ngjashme.
Duke kaluar 6 ore ulur ne nje karrige, perpara PC, televizorit, apo skrivanise, qofte edhe ne pixhama apo pantofla, e rrit predisozocionin ndaj vdekjes ne masen 20% per burrat dhe 40% per femrat.
Sipas Marc Hamilton, kerkues shkencor prane Pennington Research Center, demet qe shkaktohen ne organizem jane jo vetem te medha por me keq akoma jane edhe te pa kthyeshme.
Qendrimi per nje kohe te gjate ulur dhe per shume vite, provokon ndryshime qe kane te bejne me aktivitetin elektrik te muskujve, i cili bie ndjeshem, duke cuar ne ndryshim te tipit kaskade te te gjithe proceseve metabolike ne organizem. Konsumi i kalorive bie shume, po keshtu edhe efektiviteti i insulines, duke cuar ne diabet dhe obezitet. Po keshtu edhe proceset e ndarjes se yndyrnave dhe triglicerdive, bie, si pasoje e frenimit te enzimave qe jane pergjegjese, cka con ne ulje te sasise se kolesterolit te mire.
Sigurisht qe edhe me pare dihej qe qendrimi ulur i ben keq organizmit, por qe efektet negative te ishin kaq te medha, kjo eshte nje gje e re.
Organizmi i njeriut, marre nen cdo kendveshtrim nuk eshte konceptuar qe te qendroje ulur, dhe te mundohesh te ndryshosh kete natyre te parathene qe ne lindje dhe formim te tij, eshte njesoj si te shtrengosh nje Ferrari te hece ne marsh te pare. E thene shkurt, nuk eshte ne natyren e njeriut qendrimi per nje kohe te gjate ulur, eshte e panatyrshme. Po cfare duhet bere me qellim qe evolucioni i teknologjise te mos shkoje aq ndeshur me evolucionin e njeriut si organizem biologjik? sigurisht qe eshte shume e veshtire sot. Por gjithsesi nje menyre te vogel per ta mundesuar sadopak kete egzizston dhe ky eshte "neat" (Non-Exercise-Activity) qe do te thote se mjafton nje levizje cardo, nje lidhje e kepuceve duke u perkulur, apo cdo levizje tjeter, pervec qendrimit ulur me qellim limitimin e demeve te “chair lifestyle”.ikub
 
Pe: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

dmth nje inxhenjere vdes me shpejt
gjo e bukur fort ahahahha
 
Titulli: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

Weeeeeeeee po une qe rri mepatjeter 4 ore ne dite se ashtu eshte puna ahahahah
 
Titulli: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

ne qe rrime ulur e hengrem dmth
 
Pe: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

Ka ndonje e s'ri ulur ??? :D :p asnje s'ka .....kshu qe i bie se te gjitheve na shkurtohet nga njecik jeta :p
 
Pe: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

.....Perfundimet e ketij studimi me duken pak si te ekzagjeruara....probleme te tilla munde te krijohen, por ndoshta ne individe te vecante.....kurse une do te thoja...se mungesa e aktivitetit fizik, con ne menyre te paevitueshme, ne ngadalsim te metabolizmit...per arsye se trupi kerkon shume pak energji per te konsumuar...kjo ka anen negative sepse dobeson muskujt...por edhe ane pozitive, sepse ule ne minimum sforcimin e organeve vitale te trupit, psh zemres...ralenton rrahjet e saj, duke i dhene nje jetegjatesi me te madhe....stomaku melcia dhe organet e tjera, punojne shum pak sepse njeriu konsumon shume pak ushqim, dhe si rrjedhoje ka nevoje per shume pak energji
....
 
Titulli: Pe: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

Ka ndonje e s'ri ulur ??? :D :p asnje s'ka .....kshu qe i bie se te gjitheve na shkurtohet nga njecik jeta :p
ata qe rrine ulur eeeeeeee
ata qe pine duhan eeeeeee
ata qe vuajne nga semundje eeeeeee

perfundimisht u zgjatet jeta vetem atyre qe qeshin ahahahahahah
 
Pe: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

obobobo mua me paska ik 50 % e jetes :( gagagagga
 
Titulli: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

Nuk mendoj se eshte e vertete. E kuptoje se te ndenjurit ulur shkakton semundje te quajtura profesionale, por kur analizoje jeetegjatesine mes se tashmes dhe te kaluares ka jo perputhshmeri. Po te qendruarit ne kurrize ( shtrire) sa e zvoglon jeten :p:p:pishalla se zvoglon shume se do vdisnin shpejt femrat :syze::lol::lol:
 
Pe: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

ehe...epo kur eshte puna e tille skemi cfare te bejme...
 
Qëndrimi ulur vret!

Shiko fotografinë 14494Qëndrimi ulur, që është “aktivitet” i përditshëm i shumë njerëzve, së paku nga tetë orë në ditë, sipas disa të dhënave të reja, është gjëja më e keqe që mund t’ia bëni trupit tuaj.
Një studim 13-vjeçar, i realizuar te 17 000 participantë, meshkuj dhe femra, ka treguar se qëndrimi ulur për tetë orë në ditë e rrit 54 për qind rrezikun për vdekshmëri të hershme nga infarkti i zemrës.Një fakt interesant është se edhe nëse nuk pini duhan dhe ushtroni rregullisht, megjithatë kjo nuk ndihmon në zvogëlimin e prirjes për sëmundje të zemrës nëse qëndroni një kohë të gjatë ulur. Prandaj, ekspertët rekomandojnë ngritje nga karrigia dhe lëvizje kohë pas kohe, si dhe aplikimin e ushtrimeve në vendin e punës.

Veç dëmeve në zemër dhe enë të gjakut, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë shkakton edhe deformime të shtyllës kurrizore për shkak të qëndrimit jo të rregullt.
 
Titulli: Pe: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

ehe...epo kur eshte puna e tille skemi cfare te bejme...

Nuk besoj qe ka pune qe te mban lidhur me force ne karike 8 ore pa pushim, cdo 1-2 h mund te maresh pushim 10 min ( 15-20 mbas 2 h).
Rendesi ka te levizesh sadopak. Pastaj nqs ske mundesi te levizesh, bej ushtrime kembeve sa qendron ulur.
 
Pe: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

Eh shyqyr doli dicka me e keqe se duhani,se na cmendet lart e poshte duhani vret,duhani ashtu keshtu e ashtu:p
 
Titulli: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

po une qe rrri 7 ore ulur ne karrige ne shkoll i bie qe kom me vdek heret aaaaa:une:
 
Titulli: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

po une qe rrri 7 ore ulur ne karrige ne shkoll i bie qe kom me vdek heret aaaaa:une:


Po mbas cdo ore ke pushim 10 min, kur mund te levizesh! S'besoj se ka shkolle me ore pa pushim.
 
Qëndrimi ulur na bën vërtet keq për shëndetin?

Ekspertët propozojnë alternativa të reja për problemin sedentar dhe të qëndruarit ulur për shumë orë në ditë, në fillim në punë dhe më pas në shtëpi. Do të mjaftonin pak ushtrime për të luftuar efektet negative

28kuhlj.jpg

Qëndrojmë të ulur, madje shumë të ulur për shumë orë të ditës, ndoshta në punë dhe më pas, pasi kthehemi në shtëpi bëjmë të njëjtën gjë. “Një sondazh i fundit ka zbuluar se shumë nga ne kalojnë pothuajse tetë orë jetë sedentare, pa llogaritur kohën e kaluar në gjumë. Qëndrojmë gjithë ditën të ulur në punë dhe më pas kthehemi në shtëpi dhe ulemi sërish përpara televizorit. Këto lloje qëndrimesh të gjata dhe të pandërprera janë të lidhura me obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe disa lloje tumoresh. Të gjitha këto padyshim janë të lidhura me vdekshmërinë”, komenton mjeku David Konroi(David Conroy) nga Pensilvania. Duke u nisur nga këto konstatime, prof. Konroi dhe kolegët e tij nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë kanë përfshirë një grup studentësh që duhet të mbanin një ditar ditor në të cilin duhet të raportonin sasinë e kohës që qëndronin ulur dhe qëllimin e tyre për ta reduktuar këtë kohë ditën e nesërme. Pjesëmarrësit në studim u pajisën gjithashtu me një mjet që monitoronte efektivitetin e veprimtarisë fizike ose jo që ishte një ulje apo një veprim. Sipas Konroi, kur qëndrojmë ulur, ka shumë pak aktivitet fizik të muskujve që përdorim për të ndenjur në këmbë dhe për të lëvizur. Rrjedhimisht, metabolizmi i energjisë zvogëlohet. Ashtu siç e tregojnë edhe studime të mëparshme, vetëm qëndrimi në këmbë djeg mesatarisht 50 kalori më shumë. “Kemi gjetur që pjesëmarrësit qëndronin të ulur pothuajse dy të tretën e orës së tyre. Ne kemi zbuluar gjithashtu se qëndrimi ulur ndryshon në varësi të ditëve të javës. Personat kalojnë më shumë kohë të ulur të martave, të mërkurave, të enjteve dhe të premteve dhe më pak të shtunave dhe të dielave”, shpjegon Konroi. “Përveç këtyre ne kemi gjetur se qëndrimi ulur është një zakon. “Për më tepër, ne kemi gjetur se ulur është një zakon. Sa më shumë të jetë i rrënjosur ky zakon te një person, aq më e vështirë është për ta thyer atë”, shton eksperti. Pra zakoni i të qëndruarit ulur është një gjë që vepron si drogë, le të themi sepse sa më shumë të qëndrojmë ulur aq më shumë shtohet “dëshira” e tillë. Për shkak të dëmeve që ky zakon i keq mund të shkaktojnë (të gjitha janë të njohura dhe mjaft serioze), prof. Konroi dhe kolegët e tij, i ftojë njerëzit të synojnë një qëllimin fillestar të vogël, duke i inkurajuar të marrin një pushim për 5 deri 6 minuta në çdo orë. “I ftojmë njerëzit të dalin të freskohen apo të pinë ujë ose të ecin vazhdimisht nëpër zyrat apo ambientet e punës. Nëse bëni ndërprerje të shpeshta gjatë kohës që qëndroni ulur, është e mundshme që me kalimin e kohës të grumbulloni përfitime me vlerë për shëndetin tuaj”, thotë Konroi. Për të dhënë shembullin e mirë, prof. Konrei e ka kthyer tryezën e tij në një lloj mekanizmi që i lejon që të qëndroj si ulur ashtu edhe në këmbë gjatë kohës që punon. “M’u desh pak kohë për t’u mësuar të qëndroja në këmbë gjatë punës. Pjesa e poshtme e shpinës më dhembi shumë për disa ditë. Për ta lehtësuar këtë mënyrë të punuari është më mirë të vishni këpucë të denja apo të rehatshme. E bukura është se pasdite nuk e kam më atë “kolaps” fizik. Kjo është eksperienca ime në të bërit disa ndërprerje gjatë orëve të qëndrimit ulur”, përfundoi Konroi.

Qëndrimi ulur për orë të tëra ul jetëgjatësinë e njeriut

Një kërkim shkencor nga studiuesit e Universitetit të Leisesterit (Angli) ka dalë në përfundimin se të qëndruarit ulur në zyrë apo në kolltukun e shtëpisë ul jetëgjatësinë e njeriut. Jeta e ditëve të sotme bën që të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë të jetë po aq i rrezikshëm sa duhani, alkooli dhe droga. Sipas kërkimit shkencor të publikuar në ‘Daily Mail’, karriget janë një e re në jetën e njeriut, pasi deri në Mesjetë, të vetmit persona që uleshin ishin vetëm mbretërit dhe peshkopët. Vetëm në shekullin XVI karriget u bënë diçka e zakonshme, ndërsa të qëndruarit ulur në punë u bë normal në shekullin XX. Duke përllogaritur të qëndruarit ulur në punë, rrugës për në punë, në kafe dhe në shtëpi, një njeri shpenzon 10 orë në ditë ulur dhe kjo gjë është shumë e rrezikshme sipas kërkuesve shkencorë anglezë. Nga Universiteti i Leisesterit theksojnë se të qëndruarit ulur kaq gjatë bën që në organizëm të grumbullohen nivele të larta yndyrash dhe sheqeri duke rritur rrezikun e diabetit. /g.shqip
 

Attachments

  • 28kuhlj.jpg
    28kuhlj.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Qendrimi ulur vret me shume se duhani

Epo une paskam vdekur motiiiiiiii, por ende nuk e ditkam??!! Cdo dite ne pune qendroj ulur per 10 ore e 30 minuta...me pauze te teresishme prej 1 ore (2 x 15 minuta dhe 1 x 30 minuta) pastaj edhe disa ore ne shtepi.....uaaaaaaaaaa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top