Qëndrimi i islamit ndaj skllavërisë

QثNDRIMI I ISLAMIT NDAJ SKLLAVثRISث



Islami si fe e paqes, e mëshirës, e dashurisë dhe e barazisë, që në fillim të shpalljes, proklamoi principet e larta dhe fisnike të cilat jetës së njeriut i dhanë ngjyrën dhe kuptimin e saj të vërtetë.

Feja që proklamon dashuri ndërnjerëzore fund e krye,assesi nuk mund të quhet fe e dhunës, fe ekspansioniste apo fe agresore,siç përpiqen ta paraqesin atë armiqtë e Islamit. Përkundrazi, Allahu xh.sh. me mesazhin e Tij të fundit hyjnor, drejtuar njerëzimit, na bëri me dije se Islamin, që do të thotë paqe e mirëqenie, e zgjodhi si rrugë udhëzimi për mbarë njerëzimin, kur thotë: { إن الدين عند الله الاسلام }

“ Fe e vetme e pranuar tek Allahu, është feja Islame “ - ( Ali Imran - 19)

{ فمن يبتغى غير الاسلام ديناً فلن يقبل منه و هو فى الاخرة من الخاسرين } : dhe

“ E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë prej të humburve ( të dëshpëruarve) “ - ( Ali Imran - 85)

Pasi që Islami është fe universale, e cila i drejtohet mbarë njerëzimit, ka marrë mbi vete përgjegjësinë e përgënjeshtrimit të nocioneve dhe tendencave të gabueshme e qëllimkëqija, të cilat kanë mbizotëruar në mendjet e pjesëtarëve të religjioneve të tjera,të cilat fatkeqësisht sollën mosdurimin, mostolerancën dhe paragjykimin urryes racor.

Pasi Islami i ka rikthyer njeriut dinjitetin dhe lirinë e vërtetë e të mirëfilltë,kryesisht është përpjekur që të përforcojë lidhjet në mes njerëzve duke zhdukur paragjykimet për epërsinë ndaj njëri - tjetrit.

Mesazhi i qartë i Islamit ndaj kësaj barabarësie nuk mund të krahasohet me asnjë legjislacion fetar a shekular. Shikuar nga ky këndvështrim, i Plotfuqishmi në Kur’an thotë:

{ يا أيها الناس إنا خلقناكم من ذكرٍ و أنثى و جعلناكم شعوباً و قبائل لتعارفوا إن أكرمكم عند الله أتقياكم }
“ O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni mdërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat)...” - (El Huxhurat - 13)

Në këtë ajet kuranor Allahu xh.sh.,i drejtohet tërë njerëzimit sipas origjinës së tyre nga Ademi dhe Hava, e jo vetëm ndonjë fisi a nacionaliteti të caktuar. Nisur nga kjo barabarësi, askush nuk bën të tentojë superioritet dhe supremacion në baza racore,të ngjyrës a të gjuhës ndaj njëri-tjetrit.

Vetëm në këtë mënyrë shpirti i njeriut mund të ndiejë e të kuptojë këtë parim kaq të lartë, për t’i çrrënjosur njëherë e përgjithmonë paragjykimet tradicionale, hegjemoniste të një previlegji special në çdo popull.

Dallimi i vetëm sipas ajetit të sipërtheksuar është në devocionin dhe afrimin me vepra të mira ndaj Krijuesit të kësaj ekzistence.

Me gjithë këtë proklamim të barabarësë gjithënjerëzore, ata që në shpirt e kanë mërinë ndaj kësaj feje, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, nuk prajnë së shpifuri intriga e insinuata të llojllojshme me të vetmin qëllim,që ta thyejnë moralin dhe të fusin dyshim, huti e mosbesim në gjeneratat e reja islame ndaj fesë së tyre. Të gjitha këto përpjekje kanë për qëllim shtyrjen e popullatës islame në greminën e pakthim të mosbesimit.

Në mesin e këtyre intrigave të ndyta,është edhe ajo që mundohen ta fusin në mendjet e njerëzve gjoja se Islami e lejon robërinë , gjë që sipas koncepcioneve dhe paragjykimeve të tyre është cenim dhe diskriminim i qartë ndaj lirive dhe të drejtave elementare të çdo njeriu.

Rezultat i këtyre shpifjeve është fakti se pothuajse në mbarë botën islame, dijetarëve shpeshherë u bëhen pyetje provokative si p.sh: Si mund ta lejojë Islami robërinë ?! A mos Islami dëshiron t’i ndajë njerëzit në zotërinj dhe robër ?! A mos ndoshta Allahu xh.sh. i Cili e fisnikëroi krijesën njerëzore, dëshiron që kjo krijesë të shitet në tregun e plaçkave , si çdo mall tjetër dhe, për ç’arsye, nëse Allahu nuk e pëlqen një gjë të tillë, nuk e ndaloi robërinë-skllavërinë me urdhër të prerë kuranor ashtu siç bëri kur i ndaloi kamatën, alkoolin, bixhozin, prostitucionin etj. ?!!

S’ka dyshim se çdo njeri i mençur, nëse lirohet nga fanatizmi i verbër ekstrem dhe nga paragjykimet e errëta e të pabaza, do të kuptojë fare lehtë realitetin, madje në bazë të argumeneteve të forta, sepse Programit Hyjnor nuk mund t’i mvishet asnjë e metë. Në lidhje me këtë Allahu xh.sh. thotë :

{ يا أهل الكتاب قد جاءكم رسولنا يبين لكم كثيراً مما كنتم تخفون من الكتاب و يعفوا عن كثيرٍ، قد جاءكم من الله نورٌ و كتاب مبين يهدى به الله من اتبع رضوانه سبل السلام و يخرجكم من الظلمات إلى النور بإذنه و يهديهم إلى صراط مستقيم }

“O ithtarë të librit, juve ju erdhi i dërguari Ynë, që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit,e për shumë nuk u jep sqarime. Juve ju erdhi nga Allahu dritë dhe libër i qartë. Allahu e vë me atë (Kur’anin) në rrugët e shpëtimit atë që ndjek kënaqësinë e Tij, dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej errësirave në dritë dhe udhëzon në një rrugë që është e drejtë “.

( El Maide 15,16)

Për ta parashtruar këtë çështje kaq të ndjeshme e delikate në prizëm të argumenteve të mirëfillta, patjetër, së pari duhet t’i çasemi nga shumë aspekte , në mënyrë që t’u japim përgjigje meritore të gjithë atyre që janë skeptikë dhe ende janë të luhatshëm në të vërtetat e pakontestueshme të kësaj feje të ndritshme.

Së pari do të kthehemi prapa në histori , për të bërë një vrojtim të shkurtër historik se në ç’mënyrë ishte i rregulluar sistemi i skllavërisë-robërisë në shoqëritë e mëhershme, para Islamit.

SISTEMI I SKLLAVثRISث Nث INDI

Religjioni brahman i ndan njerëzit në disa grupe (kategori). Përderisa “brahmanët” ose klerikët e tyre i vendos në kulm, shtresën e ulët e vendos në fund. Natyrisht, shtresa të ulëta konsiderohen skllevërit- robërit, të cilët nuk i gëzojnë as të drejtat më elementare njerëzore, qoftë nga aspekti i pasurisë , qoftë për shkollim.

Sipas botëkuptimeve të tyre, brahmani duhet të respektohet sipas origjinës!

SISTEMI I SKLLAVثRISث TE GREKثT E VJETثR

Grekët mendonin se të huajt (jogrekët) janë të lindur për skllevër të tyre. Në Athinë ka ekzistuar tregu për shitblerjn e skllevërve. Sipas tyre , anulimi i skllavërisë do të thoshte edhe fshirja e Athinës nga ekzistenca !

Për çudi, edhe dy filozofët e mëdhenj antikë : Platoni dhe Aristoteli, kishin mendimet e tyre rreth skllavërisë. Derisa Platoni e urrente skllavërimin e grekut nga greku, ai e pranonte atë për të huajt , për shkak se disa popuj ende nuk kishin intelekt të përsosur. Aristoteli, njerëzit i ndante në të lirë nga natyra dhe në skllevër. Këta të fundit janë krijuar për t’u shërbyer të parëve. Aristoteli e konsideron skllavërinë si sistem të nevojshëm për funksionimin e shtetit.

Në Greqinë e vjetër, skllevërit e liruar kanë qenë të privuar nga të drejtat politike në shoqëri.

SISTEMI I SKLLAVثRISث TE ROMAKثT

Romakët mendonin se vetëm ata ishin krijuar për të qenë udhëheqës të botës, kurse popujt e tjerë konsideroheshin si barbarë dhe duhej t’u shërbenin vetëm atyre.

Ligjet e tyre johumane dhe jonjerëzore u lejonin çfarëdo sjelljesh shtazarake me skllevërit.

Skllavi në shoqërinë romake nuk ka mundur të posedojë asgjë, as të trashëgojë e as të lërë trashëgim. Pasardhësi i tij është konsideruar fëmijë i paligjshëm. Skllavi nuk ka pasur të drejtë të padisë zotërinë, ndërsa skllavi i sëmurë dhe plak është vrarë menjëherë.

Në shoqërinë romake, për t’i kënaqur kapriciet shtazarake të zotërinjve sundues, silleshin robërit në arenën e madhe, ku i detyronin të luftonin ndërmjet vetes deri në vdekje. Pos kësaj, ata shpeshherë në arenë i hidhnin së bashku me egërsiratë rrezikshme: luanë e tigra, që të kacafyteshin me to. Këto raste, në historinë e dhembshme e të përgjakshme të robërve në shoqërinë romake, janë të njohura si “ lufta të gladiatorëve”.

SISTEMI I SKLLAVثRISث TE HEBRENJTث

Hebrenjtë dhe të krishterët e konsideronin veten si më të privilegjuarit te Zoti. Kur’ani famëlartë kështu na i përshkruan bindjet e tyre megalomane :

{ و قالوا لن يدخل الجنة الا من كان هوداً أو نصارى...}
“ Ata edhe thanë : Kurrsesi nuk ka për të hyrë në xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë ...” (El Bekare, 111)

Skllavëria-robëria te hebrenjtë ka qenë dy llojesh : skllavëria e hebreut dhe skllavëria e të huajit. اifuti i skllavëruar me dënim, për shkak të kryerjes së ndonjë krimi ose nga pamundësia e kthimit të borxhit, gëzonte trajtim të veçantë në dallim nga skllavi johebre. Përderisa skllavi hebre kishte të drejtë të gëzonte lirinë pas gjashtë vjetësh robërie, skllavi i huaj, i skllavëruar me blerje ose gjatë lufëtrave , nuk gëzonte këto privilegje. Jeta e tyre ka qenë vuajtje e përhershme nga sjlelljet shtazarake dhe pamëshira e zotërinjve.

SISTEMI I SKLLAVثRISث Nث EPOKثN KRISHTERE

Traditat e mësimeve të krishtera nuk kanë pasur asnjë rregull kundër skllavërisë, përkundrazi robin e urdhërojnë që t’i nënshtrohet plotësisht zotërisë.

Krishterimi e gjeti skllavërinë si sistem të përhapur, por nuk ndërmori asgjë për ta zhdukur atë ose së paku për ta përmirësuar gjendjen e robërve.Skllavi ka mundur të lirohet vetëm nëse pranonte të bëhej shërbyes në kishë dhe vetëm me kusht që për trie vjet të mos ketë tentuar askush që ta posedojë.

Martesa e skllevërve është konsideruar ilegale, ndërsa martesa ndërmjet tyre dhe të lirëve ka qenë rreptësisht e ndaluar. Nëse femra e lirë është martuar me skllavin, ajo është varur në litar, kurse skllavi - robi është djegur për së gjalli. Edhe vetë kisha posedonte skllevër dhe pranonte qartë legalitetin e skllavërisë.

SISTEMI I SKLLAVثRISث Nث ARABINث PARAISLAMIKE

Edhe në Arabinë paraislame (në kohën e injorancës-xhahiletit), robërimi gjatë luftërave ka qenë faktori më i rëndësishëm. Arabi ka mundur ta robërojë arabin, por nëse rastësisht është robëruar ndonjë fisnik, si kusht për lirimin e tij ka qenë prerja e një xhufke nga flokët e tij, e pastaj lirohej.

Ekzistonte poashtu edhe mundësia e blerjes së robërve.

Para Islamit, skllevërit ishin të privuar nga të gjitha të drejtat civile, ngase në atë mes kishin humbur dhe ishin tëhujsuar pothuajse të gjitha vlerat morale. Kjo kishte bërë që shoqëria arabe paraislame të katandisej në mjerim dhe në një krizë të thellë morale.

* * *

Pra, e tillë ka qenë gjendja e robërve (skllevërve) nëpër epoka të ndryshme historike të shoqërisë njerëzore . Asnjë civilizim-qytetërim i kaluar njerëzor, nuk ka arritur ta lehtësojë vrazhdësinë e kësaj padrejtësie të madhe, të praktikuar nga një grup njerëzish a popujsh barbarë, përpos Islamit, i cili zhduku të gjitha burimet e robërisë, përpos atij të luftës, i cili praktikohet edhe sot kudo në botë, madje duke e kufizuar këtë burim deri në minimum.



QثNDRIMI I ISLAMIT NDAJ ROBثRISث (SKLLAVثRISث)

Islami si fe hyjnore dhe mesazh i fundit i Allahut drejtuar njerëzimit, erdhi dhe e gjeti robërinë a sistemin e skllavërisë, të përhapur e të pranuar në të gjitha anët e botës, si një degë shoqërore-sociale, e cila sillte përfitime të majme materiale.

Kur erdhi Islami, burimet e robërisë ishin të shumta prej të cilave :

- Pasionet e sëmura të disave për robërimin e popujve dhe për shfrytëzimin e pamëshirshëm të tyre.

- Robërimi për shkak të krimeve të bëra si : vjedhja, mbytja apo zënia në prostitucion.

- Robërimi nëse fyhej klasa sunduese - artistokracia.

- Robërimi si rezultat i plaçkës dhe i presë së luftës.

- Robërimi nga pamundësia e kthimit të borxhit - huasë etj.

Në tërë këtë mizëri çështjesh, patjetër se imponohet pyetja : A thua ç’bëri Islami për çrrënjosjen e këtyre burimeve të robërisë ?

Duke u nisur nga parimi i tij i parë universal, se të gjithë njerëzit janë të barabartë para Allahut, Islami i demaskoi dhe i përgënjeshtroi të gjitha ato mendime të sëmura e magalomane, se njerëzit lindin nga vetë natyra e tyre zotërinj ose robër (skllevër).

Islami së pari e konsideroi robin si një qenie njerëzore, e cila ka të drejtën e jetës dhe të fisnikërisë. E barazoi robin me të lirin si në të drejta, ashtu edhe në detyrime. Shembulli më i mirë për të ilustruar këtë, është falja e namazit, pastaj kryerja e Haxhit, ku të gjithë njerëzit, pa dallim ngjyre, pozite, race a kombi, veshen me të njëjtin petk (ihramat) dhe të barabartë luten para Zotit xh.sh.

A nuk mjaftojnë fjalët e Allahut të madhërishëm :

{ يا أيها الناس إنا خلقناكم من ذكر و أنثى ...}

“ O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre...” - ( El Huxhurat 13)

dhe hadithi i Pejgamberit a.s. në Haxhin lamtumirës : “Të gjithë ju jeni prej Ademit e Ademi ishte prej dheut. Vërtet nuk ka përparësi arabi ndaj joarabit e as joarabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit (bardhit) e as i kuqi (bardhi) ndaj të ziut përpos në devotshmëri “

për të treguar zemrën e madhe e bujare të Islamit, kur është fjala për barabarësinë njerëzore ?

Pejgamberi a.s. la porosi të larta e fisnike, kur proklamoi që të sillemi mirë e me dhembshuri të posaçme ndaj shërbëtorëve, kur thotë :

“ Mos i thirrni shërbëtorët (robërit) me fjalët : o robi (skllavi) im apo oj robëresha ime , por thirrni ata me fjalët : o djaloshi im dhe oj vajza ime !

Nisur nga këto parime, Pejgamberi a.s., kur emigroi në Medinë, i vëllazëroi robërit me zotërinjtë, siç ishte rasti i Bilallit me Halid bin Ruvejha el Hath’amiun, pastaj Zejd bin Harithin me Hamza Mutalibin etj. Nuk vonoi shumë dhe e martoi bijën e axhës së tij, Zejnebe bintu Xhahshin, me shërbëtorin e tij Zejd bin Harithin, (të cilin e kishte pasë më herët edhe si bir për shpirt - të adoptuar ) e cila gjë para Islamit as që mund të paramendohej.

Më vonë, kur ushtritë muslimane ia mësynë botës për të përhapur misionin e shenjtë islam, i Dërguari i Allahut e dërgoi Zejd bin Harithin si kryekomandant të ushtrisë muslimane në luftën e Mu’tetes. Pas tij, me rekomandimin e Pejgamberit a.s. , komanda e ushtrisë kaloi në duart e djalit të Zejdit, Usames, atëbotë një i ri 18 vjeç, nën flamurin e të cilit ishin të katër hulefai rrashidinët e famshëm !

Cfarë barabarësie e pashembëllt në historinë e njerëzimit !

Cfarë idealesh të larta të papërsëritura kurrë nga jomuslimanët !

Transmetojnë Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu se i Dërguari i Allahut ka thënë : “ Kush e vret robin (shërbëtorin) e vet, edhe ne do ta vrasim atë, kush ia pret hundën (veshin, buzët apo dorën) robit të vet, edhe ne do të veprojmë po ashtu me të, dhe kush e tredh robin e vet, edhe ne do ta tredhim atë “

Derisa në shoqëritë e mëparshme njerëzore pamë se çfarë keqtrajtimesh u ibëheshin skllevërve (robërve), të cilët konsideroheshin si plaçka të pavlera ose edhe si kafshë që flasin, atëherë shikoni sjelljen e Islamit ndaj robit dhe barabarësinë e tij në të gjitha të drejtat njerëzore para ligjit-sheriatit, dhe bëni krahasimin !

A thua mund të flitet fare për ndonjë krahasim ?!

Natyrisht se jo, ngase këtë e institucionalizoi vetëm Islami i pastër e fisnik dhe asnjë sistem a religjion tjetër në botë.

Pra, Islami i shoi të gjitha burimet e robërisë që zotëronin në kohën kur erdhi, duke shpallur paqe e barazi në mes njerëzve, përveç robërimit me rastin e luftërave, të cilin megjithatë e kufizoi në një masë tejet të madhe. Këtë burim të robërisë, Islami nuk e zhduku tërësisht për arsye se ky sistem praktikohej me rastin e luftërave.

Shtrohet pyetja: Pasi Islami shoi të gjitha burimet e mundshme të robërisë, përveç atij të luftërave, atëherë përse Allahu xh.sh. nuk zbriti ajet kuranor që në mënyrë të prerë e decidive ta ndalonte robërinë, ashtu siç ndaloi alkoolin, prostitucionin, bixhozin etj. ?

Përgjigja del vetvetiu sepse a thua sa do të ishte e logjikshme që feja islame ta ndalonte përfundimisht robërinë gjatë luftërave, kur vetë ishte në luftë të vazhdueshme duke mbrojtur fjalën e Allahut xh.sh. ?! Sa do të ishte humane që pala armike t’i robëronte muslimanët, kurse këta, duke iu përmbajtur urdhrave të prerë kuranore të privoheshin nga kjo e drejtë ?! Kjo vërtet nuk do të ishte fare e logjikshme dhe aq më pak humane !

Të cenohet nderi, qoftë ai individual, familjar, fetar a kombëtar, e të mos jesh në gjendje të hakmerresh, kjo do të ishte një padrejtësi e madhe. Mu për këto arsye, Allahu xh.sh. nuk e ndaloi përfundimisht robërinë e luftës, por Ai porosit që në luftë të mos bëhen tejkalime, që nënkupton vetvetiu faktin se; nëse armiku ka zënë robër nga radhët tuaja, atëherë edhe ju keni të drejtë të zini robër të tyre, në mënyrë që të jeni të barabartë me ta në këtë aspekt, por me kusht që të mos bëhen masakrime e as tejkalime gjatë luftës.

Sipas Islamit, lufta në të cilën lejohet zënia e robërve është lufta e ligjshme në rrugën e Allahut, e cila për të qenë e tillë duhet t’i plotësojë këto katër kushte :

1. Luftë për të larguar rrezikun e armikut ndaj muslimanëve :

{ و قاتلوا فى سبيل الله الذين يقاتلونكم و لا تعتدوا إن الله لا يحب المعتدين }
“ Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (tejkalojnë) “ ( El Bekare 190)

2. Luftë që të thyhet fuqia luftënxitëse, e cila fut përçarje në mes njerëzve :

{ و قاتلوهم حتى لا تكون فتنة و يكون الدين كله لله }
“ Luftoni ata derisa të mos mbetet asnjë besim i kotë, e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për Allahun “ - ( El Enfal 39)

3. Luftë për mënjanimin e pengesave, çfarëdo qofshin ato, gjatë misionit të përhapjes së fjalës së Allahut tek njerëzit (popujt).

{ و الذين كفروا يقاتلون فى السبيل الطاغوت فقاتلو أولياء الشيطان ، إن كيد الشيطان كان ضعيفا }
“ E ata që buk besuan, luftojnë në rrugën e djallëzuar. Luftoni pra miqtë e shejtanit. S’ka dyshim se intriga e shejtanit është e dobët .” - (En Nisaë 76)

4. Dhe lufta me rastin e thyerjes (prishjes) së marrëveshjes për armëpushim :

{و إن نكثوا أيمانهم من بعد عهدهم و طعنوا فى دينكم فقاتلوا أَئمة الكفر إنهم لا أيمان لهم لعلهم ينتهون }

“ E nëse ata thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes dhe ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve (të Allahut). Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni pra, që të frenohen (nga krimi e fyerja).” - (Et Tevbe 12)

Me gjithë këto lejime, ushtrisë muslimane nuk i lejohet ta luftojë askënd, pa i paraqitur më parë palës kundërshtare këto tri kërkesa :

1. Pranimin e Islamit

2. Pagimin e xhizjes, ose

3. Luftën (nëse refuzojnë njërën prej dy kërkesave të para ).

Nëse pranojnë Islamin, atëherë konsiderohen vëllezër dhe më nuk lejohet të ketë armiqësi. Nëse dëshirojnë ta ruajnë besimin (fenë) e tyre, duhet ta paguajnë xhizjen, gjë që atyre u garanton që nën hijen e sistemit shtetëror islam ta mbajnë besimin e tyre pa u penguar që të kryejnë ritualet e tyre fetare, meqë nuk është e lejuar fetarisht që të bëhet presion mbi ta për ta ndërruar fenë, sepse Allahu xh.sh. thotë :

{ لا إكراه فى الدين قد تبين الرشد من الغى }
“ Nuk ka dhunë në fe, ngase tashmë është sqaruar e vërteta nga e kota...” (El Bekare, 256)

Shumë të krishterë dhe hebrenj në tokat islame, janë mbase dëshmia dhe argumenti më i fortë se Islami nuk është fe që është përhapur me dhunë nën tehun e shpatës, por është fe që ka depërtuar në zemrat e njerëzve me ëmbëlsinë e fjalës dhe me sinqeritetin në vepra. Këtë konstatim e përmban edhe sir Thomas Arnoldi në shumë vende në veprën e tij “ Thirrja në Islam “

Nëse, më në fund, është e pashmangshme lufta, dhe nëse muslimanët kanë zënë robër lufte (pengje) të armikut, atëherë kryekomandanti musliman ka para vetes katër mundësi të veprimit me ta :

1. Lirimin e tyre pa kurrfarë kushtesh (pa dëmshpërblim).

2. Lirimin e tyre me kushte (me dëmshpërblim).

3. Mbytjen e tyre, ose

4. Robërimin - shndërrimin në skllevër të tyre.

Sa i përket mundësisë së parë dhe të dytë , Allahu xh.sh. thotë:

{ فإما مناً بعد و إما فداء حتى تضع الحرب أوزارها }
“... E pastaj ose lironi falas (pa dëmshpërblim), ose kërkoni dëmshpërblim (për ta) përderisa lufta të mos pushojë” . - (Muhammed 4 )

Shembull praktik të një veprimi të tillë kemi rastin e luftës së Salahudin Ejubit me kryqtarët gjatë kryqzatave, të cilët ani pse ia kishin masakruar më se 70 mijë luftëtarë, ai u soll mirë me robërit e tyre, duke i liruar ata pa kurrfarë kushtesh. Ai, me këtë gjest human, i tregoi botës së krishterë se Islami nuk është fe e dhunës dhe nuk dëshiron hakmarrje në mënyrë barbare. Shembuj të tillë në histori rrallë herë që përsëriten !

Kurse sa i përket mundësisë së tretë, Allahu xh.sh. thotë:

{ ما كان لنبى أن يكون له أسرى حتى يثخن غى الارض ...}
“ Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa të mos e ketë dërrmuar me luftë (armikun) në tokë...” - ( El Enfal 67)

Më në fund, ka mundësi ta përdorë edhe zhjedhjen e katërt - robërimin (skllavërimin) e tyre, po qe se shihet se edhe armiku ka robëruar dikë nga muslimanët.

Pra, para udhëheqësit musliman ekzistojnë këto katër mundësi veprimi me robërit e luftës, dhe cilën ta shohë më të arsyeshme në atë moment, dhe më të dobishme për muslimanët, atë duhet ta bëjë.



MثNYRA SE SI I LIROI ISLAMI ROBثRIT

Feja e pastër islame, robit ia hapi të gjitha shtigjet e lirimit të vërtetë, duke e nxitur atë dhe duke i dhënë kurajë në këtë drejtim.

Programi me të cilin Islami synoi dhe arriti ta lirojë robin nga robëria, përqendrohet kryesisht në këto gjashtë pika :

1. العتق بالترغيب - Lirim nga dëshira për të arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh.

2. العتق بالكفارات - Lirim nga shpagimi për shkak të ndonjë gabimi (mëkati).

3.العتق بالمكاتبة - Lirim, nëse arrihet marrëveshja me zotëriun për ta blerë vetveten.

4. العتق بكفالة الدولة - Lirim me kompensim nga fondi shtetëror.

5. العتق بأم الولد - Lirim për hir të tretmanit nënë e fëmijës.

6. العتق بالضرب الظالم - Lirim për shkak të rrahjes nga zotëria.



E para: العتق بالترغيب - është kur zotëria, nga dëshira për të fituar kënaqësinë e Allahut xh.sh. dhe afrimin tek Ai me mirësi, e liron robin e vet për hir të Allahut xh.sh

“fi sebilil-lah”, pa kurrfarë kushtesh paraprake.

Islami nxit për këtë mirësi të madhe, pasi që Allahu xh.sh. thotë :

{ فلا اقتحم العقبة و ما أدراك ما العقبة ، فك رقبة ...}
“ E ai nuk u hodh në përpjetëzën (rrugën e vështirë), e ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë). Ajo (rrugë) është lirimi i një skllavi (robi) “ - (El Beled, 11-13)

I Dërguari a.s. thotë :

“ Ai që ndërton një xhami për t’u përmendur emri i Allahut në të, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhennet, dhe kush liron një rob musliman, do të jetë kjo shpëtim për të nga zjarri (i Xhehenemit)”

( Transmeton Imam Ahmedi)

Shembull të tillë në historinë e lavdishme islame rreth lirimit të robërve ka dhënë Ebu Bekër es-Siddiku, i cili pothuajse tërë pasurinë e tij e shpenzoi për lirimin e robërve të maltretuar nga idhujtarët, siç ishte rasti i Bilall Habeshiut etj.

E dyta : العتق بالكفارات - është kur muslimani në jetën e përditshme shkel diçka nga dispozitat islame me pahir ose jo, dhe atëherë është i detyruar që këtë shkelje ligjore ta shpaguajë me lloj-lloj kefaretesh (shpagimesh).

Prej këtyre kefareteve-shpagimeve, Islami i dha rëndësi tejet të madhe lirimit të robërve.Për këtë i Lartmadhërishmi në Kur’anin famëlartë thotë:

“ ... E kush mbyt gabimisht një besimtar, ai është i obliguar të lirojë një rob besimtar dhe shpagimin (e gjakut) t’ia dorëzojë familjes së tij ” - ( En Nisaë, 92)

dhe në vazhdim të po këtij ajeti :

“... Në qoftëse ai (i mbyturi) është nga populli me të cilin keni marrëveshje, atëherë është obligim shpagimi (i gjakut) që i dorëzohet familjes së tij dhe lirimi i një robi besimtar...”

E treta : العتق بالمكاتبة - është ai lirim, kur zotëria dhe robi merren vesh ndërmjet tyre duke lidhur kontratën e lirimit për një shumë të caktuar të hollash a për një pasuri, dhe, nëse këto të holla i paguhen zotërisë në afatin a paraparë, atëherë robi konsiderohet i lirë. Në lidhje me këtë Allahu xh.sh. thotë:

{ والذين يبتغون الكتاب مما ملكت أيمانكم فكاتبوهم إن علمتم فيهم خيرا وآتوهم من مال الله الذي آتاكم }
“ ... E ata që i keni në pronësinë tuaj dhe kërkojnë prej jush t’i lironi në bazë të kompensimit, atëherë ua bëni këtë të mundshme me marrëveshje, nëse e dini se janë të besueshëm dhe jepuni nga pasuria që u ka dhënë Allahu juve...” - (En Nur, 33)

Këto parime të larta e fisnike, të cilat i konfirmoi Islami, sidomos lirimin e robërve në bazë të marrëveshjes në mes të zotërisë dhe robit, janë pothuajse hapje e derës për lirimin e plotë të robit që dëshiron të jetë i lirë, dhe janë shembull për mbarë njerëzimin se deri në ç’masë duhet të respektohen vullneti dhe dëshira e robit (skllavit).

E katërta : العتق بكفالة الدولة - Lirim nga fondi shtetëror, është një prej mënyrave më madhështore për lirimin e robërve, ngase feja islame ka paraparë një fond të posaçëm shtetëror për lirimin e robërve nga pasuria e zekatit. Këtë fond Kur’ani e quan : - فى الرقاب “ për lirim nga robëria” .

Dëshmi e kësaj janë fjalët e të Plotfuqishmit në Kur’an :

{ إنما الصدقات للفقراء والمساكين والعاملين عليها والمؤلفة قلوبهم وفي الرقاب والغارمين وفي سبيل الله وابن السبيل فريضة من الله والله عليم حكيم }



“ Allahu caktoi obligim që lëmoshat (zekati etj.) t’u takojnë vetëm : të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që u duhen përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirimin nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së Vet.”

( Et Tevbe, 60)

Dijetari i madh islam Muhammed Kutubi, në librin e tij “Dyshimet rreth Islamit” thotë: “ Islami ka bërë hapa të mëdhenj e konkretë për lirimin e robërve duke tejkaluar përparimin historik për afro shtatë shekuj, në të cilin përparim shtoi edhe disa elemente të tij si kujdesin shtetëror, që nuk ka mundur ta praktikojë askush deri më tani.”

E pesta : العتق بأم الولد - Lirim për hir të tretmanit “nënë e fëmijës”

Se Islami e fisnikëroi femrën dhe ia dha pozitën e merituar në shoqëri, dëshmon edhe lirimi i femrës robëreshë, kur ajo e fiton statusin-tretmanin : “nënë e fëmijës”.

Në sistemet e kaluara njerëzore pamë se femra, e sidomos robëresha konsiderohej si një plaçkë e pavlerë dhe nënçmohej e fyhej deri në skajshmëri. Por, ja që Islami i lartë e fisnik i garantoi asaj tretmanin adekuat nën hijen e tij kur ajo fiton statusin “nënë e fëmijës”. Kjo do të thotë se, nëse robëresha i lind fëmijë zotërisë, atësinë e të cilit ai nuk e konteston, atëherë ajo automatikisht i fiton këto të drejta:

1. Zotëria i saj më nuk mund ta shesë.

2. Nëse ajo dëshiron, mund ta blejë lirinë e saj me marrëveshje - بالمكاتبة

3.Pas vdekjes së zotërisë, ajo konsiderohet e lirë.

E gjashta : العتق بالضرب الظالم - Lirim për shkak të keqtrajtimit të robit.

Edhe kjo është një prej mënyrave të lirimit të robit; këtë mënyrë e përmban edhe shkolla juridike hanbelite.

Kemi cekur më parë se çfarë sjelljesh duhet të ketë zotëria ndaj robit (shërbëtorit) të vet. Këto sjellje asnjëherë nuk bën t’i tejkalojnë normat e lejuara njerëzore, ngase automatikisht konsiderohet armiqësi ndaj një qenieje tjetër njerëzore. Fjala vjen, zotëria nuk ka të drejtë ta maltretojë apo ta rrahë robin e vet pa të drejtë, sepse kjo nënkupton që robi, sipas garancive të sheriatit islam, aty për aty konsiderohet i lirë. Argument për këtë kemi fjalët e Resulullahut s.a.v.s. tek thotë:

“ Kush e rreh apo i mëshon shuplakë robit të vet pa të drejtë, shpagimi për këtë veprim është lirimi (i përjetshëm) i atij robi ”.

* * *

Si rezultat i të gjitha këtyre mënyrave të lirimit të robërve, të cilat hapën rrugën për pezullimin përfundimtar të robërisë, në shoqërinë islame, shekuj me radhë nuk vazhdoi të ekzistonte sistemi i robërisë. Kjo për shkak se edhe mënyra e vetme për robërim - ajo e luftërave, në esencë është e rrallë dhe, si burim i robërisë është e dobët dhe e zbehtë për dy shkaqe :

1. Luftërat zakonisht ndodhin rrallë, dhe

2. Mundësia që i dha feja islame prijësit të muslimanëve që të zgjedhë një prej katër alternativave të mundshme :



a) المن - Lirimin e robërve pa kurrfarë kushtesh (dëmshpërblimi).

b) الفداء - Lirimin e robërve me kushte (dëmshpërblim).

c) القتل - Mbytjen e tyre (robërve).

d) الاسترقاق - Robërimin(shndërrimin e tyre në skllevër).

Sipas historisë, në të shumtën e rasteve, udhëheqësit muslimanë kanë zgjedhur dy mundësitë e para; e shumë më rrallë kanë praktikuar mundësinë e tretë dhe shumë më pak mundësinë e fundit - skllavërimin e robërve të luftës.



PثR C’ARSYE ISLAMI NUK E ANULOI PثRFUNDIMISHT ROBثRINث (SKLLAVثRINث)

Islami i hoqi të gjitha burimet e robërisë që ekzistonin atëbotë në Siujdhesën Arabike dhe më gjerë, dhe pati mundësi që me tekst të qartë kuranor ta ndalojë atë, ashtu siç e ndaloi alkoolin, bixhozin dhe kamatën, po të mos ishte lufta gjatë së cilës secili robëron (zë robër) luftëtarë të palës kundërshtare..

Arsyet për shkak të të cilave Islami nuk e anuloi përfundimisht robërimin gjatë luftërave, janë të shumta; ne do të veçonim:

1. Rrethanat botërore - الاعتبارات العالمية

2. Rrethanat politike - الاعتبارات السياسية

3. Rrethanat shpirtërore - الاعتبارات النفسية

4. Rrethanat shoqërore-sociale - الاعتبارات الاجتماعية

5. Rethanat ligjdhënëse - الاعتبارات التشرعية



1) Rrethanat botërore

Islami nuk e anuloi robërinë përfundimisht, meqë rrethanat botërore në atë kohë nuk lejonin një gjë të tillë. Po ta anulonte Islami robërinë, a thua sa do të ishte njerëzore që të tjerët t’i robëronin muslimanët, e këta të qëndronin duarkryq e të shikonin si po cenohej nderi dhe dinjiteti i tyre ?! Natyrisht jo, sepse armikut duhet t’i kthehet ashtu siç është sjellë ai , pra me të njëjtën masë mbrojtëse.

2) Rethanat politike

Kemi cekur më parë të katër mundësitë për të zgjedhur ndonjërën prej tyre , nga ana e prijësit musliman , të cilat feja islame ia mundësoi atij me rastin e zënies së robërve të luftës, dhe pikërisht atë që ai e sheh se është në atë moment në të mirë të muslimanëve, atë edhe duhet ta zbatojë. Nëse ai e sheh se muslimanët i ka kapluar paniku dhe kanë nevojë për ngritje të moralit luftarak, atëherë mund të bëhet mbytja e robërve të zënë të armikut.

Nëse muslimanët janë superiorë ndaj armikut dhe, për të treguar zemërgjerësinë e Islamit, ai mund t’i lirojë robërit e luftës me dëmshpërblim ose pa të, ndërsa nëse armiku i shndërron robërit e luftës nga radhët e muslimanëve në robër (skllevër) të vërtetë, atëherë edhe prijësi i muslimanëve, duke pasur parasysh këto rrethana politike, duhet të veprojë njëlloj me robërit e armikut.

3) Rrethanat shpirtërore

Edhe pse nuk e anuloi përfundimisht robërinë, Islami nxiti të gjitha përpjekjet që shpien nga lirimi i robit. Kjo fe e pastër dhe e ndritshme, e cila për parim ka ngritjen edukativo-morale të çdo individi, dëshiroi që njeriu edhe shpirtërisht të jetë i përgatitur për ballafaqim me sfidat, problemet dhe vështirësitë e kësaj jete. Prandaj, në momentin kur robi e ndien veten së pari shpirtërisht se është i denjë për të qenë i lirë, Islami i ka garantuar këtë të drejtë që, në marrëveshje me zotërinë e tij, ta blejë lirinë e vet.

Nga historia kemi shembuj praktikë, kur në Amerikë, presidenti amerikan Abraham Linkoln, me dekret presidencial, ndaloi ekzistimin e robërisë, por, edhe pse në këtë mënyrë robërit fituan lirinë, sakaq pasoi zhgënjimi i tyre, ngase nuk ishin të përgatitur shpirtërisht për një gjë të tillë. Shumë prej tyre u kthyen sërish te zotërinjtë e tyre të mëparshëm që t’u shërbenin pa kurrfarë shpërblimi a page, por vetëm që të jetonin nën hijen e sigurisë së tyre.

Për këtë arsye, Islami i dha mundësi robit që, kur të jetë i gatshëm shpirtërisht, menjëherë ta kërkojë lirinë e vet, sepse kjo është e drejtë elementare njerëzore, të cilën e garantoi feja e Allahut xh.sh.

4) Rrethanat shoqërore-sociale

Për t’iu shmangur degjenerimit dhe amoralitetit në mesin e muslimanëve dhe kur kushtet për martesë me gruan e lirë - jorobëreshë janë të vështira për shkaqe të ndryshme, atëherë lejohet martesa edhe me robëreshat në pronësi të tyre (ma meleket ejmanuhum).

Allahu xh.sh. në lidhje me këtë, në kaptinën En Nisaë, ajeti 25, thotë :

{ ومن لم يستطع منكم طولا أن ينكح المحصنات المؤمنات فمن ما ملكت أيمانكم من فتياتكم المؤمنات والله أعلم بإيمانكم بعضكم من بعض فانكحوهن بإذن أهلهن وآتوهن أجورهن بالمعروف محصنات غير مسافحات ولا متخذات أخدان فإذا أحصن فإن أتين بفاحشة فعليهن نصف ما على المحصنات من العذاب ذلك لمن خشي العنت منكم وأن تصبروا خير لكم والله غفور رحيم }



“ Dhe kush prej jush nuk ka mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtet (robëreshat). Allahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri - tjetri (të një origjine). Pra, martohuni me ato (robëresha) me lejen e të zotëve të tyre dhe jepuni kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostituta të hapëta apo të fshehta. E, kur të jenë të martuara ato, nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jorobëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. Allahu është mirëdashës, mëshirëplotë.”

Femra robëreshë në sistemin e shoqërisë islame, bëhet pronë vetëm e atij që e posedon, e jo edhe e dikujt tjetër. Ajo nën hijen e këtij sistemi fiton shumë të drejta, e prej tyre, mundësinë e fitimit të lirisë me marrëveshje (العتق بالمكاتبة), pastaj nëse i lind zotërisë fëmijë , ajo pas vdekjes së tij, automatikisht konsiderohet e lirë

(العتق بأم الولد), pos asaj që kujdesi dhe mirësjellja ndaj saj asnjëherë nuk bën të mungojë.

Përderisa në sistemet e popujve të kaluar, pamë se femra e robëruar gjatë luftërave, shfrytëzohej pa mëshirë për qëllime të ulëta-shfrime epshesh, që do të thotë se profesioni i vetëm me të cilin detyrohej të merrej ishte lavirësiai, në Islam ajo gëzon tretman krejtësisht tjetër.

5. Rrethanat ligjdhënëse

Ndalimi i robërisë në Islam nuk u bë me tekst kuranor, por Islami deri në maksimum i ndaloi dhe i largoi burimet deri atëherë të njohura për robërimin e popujve. Tërë këtë Islami e arriti në mënyrë graduale, derisa arriti t’i eliminojë pothuajse të gjitha këto burime të robërisë:

- Islami hoqi robërinë e nxitur nga pasionet e ulëta për robërimin e popujve dhe shfrytëzimin e pamëshirshëm të tyre.

- Islami hoqi robërimin për shkak të varfërisë dhe pamundësisë së kthimit të borxhit.

- Islami hoqi robërimin për shkak të vjedhjes, mbytjes, zinasë etj.

- Islami hoqi robërimin për shkak të fyerjes së klasës sunduese-aristokracisë etj.

Të gjitha këto burime të robërisë, Islami i zhduku fare, me përjashtim të robërimit gjatë luftërave, të cilin e la të kushtëzuar, ngase asokohe ishte e domosdoshme të mbetej për shkak të rrethanave që mbretëronin në botë.

Ndër të tjera, Islami kushtëzoi që lufta të bëhet vetëm për qëllime të arsyeshme e jo edhe për qëllime pushtuese a ekspansioniste. Pastaj Islami , prijësit musliman ia la të lirë mundësinë e zgjedhjes se ç’të bëjë me robërit e luftës. Nëse shtetet e botës, bien në ujdi dhe nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët për mosrobërimin-lirimin e robërve të luftës, atëherë prijësi musliman ka të drejtë të nënshkruajë një konventë të tillë, ashtu siç e pat bërë këtë për herë të parë në historinë e shtetit islam-Sulltan Mehmet Fatihu.

Rezultat i tërë kësaj është se robëria në shoqërinë islame me kalimin e kohës u zhduk në tërësi dhe më nuk ekziston si e tillë as si nocion, ngase parimet e larta të Islamit mundësuan një gjë të tillë.

Në këtë shkallëzim gradual të anulimit të burimeve të robërisë qëndron madhështia e Islamit në zgjidhjen e çështjeve më të ndërlikuara dhe shërimin e sëmundjeve shoqërore, ngase Islami është fe që është shpallur për tërë njerëzimin dhe si program hyjnor vlen për çdo vend dhe kohë.



A KA SOT Nث BOTث ROBثRI ?

ثsht fakt i pamohueshëm se Revolucioni Francez anuloi robërinë në Evropë dhe po ashtu është fakt se Abraham Linkolni anuloi robërinë në SHBA, dhe me këtë gjë u pajtua tërë bota, që robëria të zhduket njëherë e përgjithmonë. Mirëpo ne nuk bën të mashtrohemi me këto konstatime sipërfaqësore, ngase ajo që po ndodh sot në botë me pushtimin dhe robërimin ekonomik të popujve, është edhe më e keqe se robëria në të kaluarën . Si mund të quhen ndryshe pos robëri, sjelljet antinjerëzore të Francës që i pat përdorur në tokat islame të Algjerisë, Marokut, kur ushtarët francezë me një barbarizëm që s’e mban mend bota, i çanin barqet e grave muslimane shtatzëna duke lidhur bast nëse fryti është djalë apo vajzë ?! C’të thuhet për sjelljet e Britanisë së Madhe në Jugun e Afrikës a të Rusisë, në republikat islame të ish-Bashkimit Sovjetik , disa prej të cilave sot e kësaj dite i mban me dhunë nën tutelën e saj ?!

A nuk është robëria ashtu siç thotë dijetari i madh islam Muhamed Kutubi:

“Nënshtrimi i një populli prej një populli tjetër dhe mohimi i të drejtave elementare njërëzore të tij, është ROBثRI “

Sot në botën e qytetëruar, e sidomos në SHBA, e cila trumbeton se është shteti më demokratik në botë , kemi rastet më drastike të shkeljeve të të drejtave më elementare njerëzore të popullatës zezake, të cilët ende janë të përbuzur, të nënçmuar dhe pothuajse të përjashtuar nga çdo ligj. Kjo mospërfillje ka shkaktuar një kundër-reaksion dhe ka bërë që zezakët të merren me gjëra të ndaluara, si droga, prostitucioni etj; dhe kjo gjë ka filluar t’i hakmerret SHBA-së si një bumerang.

Apartejdi dhe segregacioni në Afrikën e Jugut ende nuk është çrrënjosur përfundimisht, ndërsa vendet islame që ende gjenden nën zgjedhën e Rusisë post-komuniste, kanë pothuajse të njëjtin tretman. Ende i kemi të freskëta masakrat ruse në اeçeni, ato izraelite ndaj popullatës palestineze,pastaj ato serbo-kroate mbi popullatën e martirizuar muslimane të Bosnjës apo robërimin dhe segregacionin faktik në Kosovë nga pushteti aktual okupues serb, i cili është një vazhdimësi e përpjekjeve për robërimin e popujve liridashës.

Pra, sot në botën perëndimore, fatkeqësisht kanë ndryshuar vetëm metodat e robërimit, po robëria mjerisht nuk është zhdukur dhe s’ka gjasa që një gjë e tillë të ndodhë së shpejti, ngase tashti kemi të bëjmë me robërim mendjesh, robërim ideologjik dhe ekonomik. Në anën tjetër, falë Islamit, i cili hapi të gjitha dyert e lirimit të robërve, sot në botën islame nuk ka robëri dhe e as të ashtuquajtur “mulkul jemin - robëresha “, ngase, me kalimin e kohës, çdo gjë erdhi në vendin e duhur, ashtu siç edhe e ka paraparë sistemi hyjnor islam.



* * *

Ky pra është Islami. Kjo është madhështia e tij. Kjo është feja të cilën Allahu xh.sh. e zgjodhi për të udhëzuar njerëzinë.

ثshtë më se e qartë se Islami rol permanent e ka krijimin e një shoqërie dinjitoze, të shëndoshë e humane, me vlera të larta etike, të vlefshme, një shoqërie të barabartë, përparimtare, të lirë, demokratike dhe bashkëkohore, një shoqërie të njerëzuar, në të cilën të gjithë njerëzit pa kurrfarë dallimesh do të gëzonin lumturinë e vërtetë shpirtërore dhe atë materiale trupore.

Së këndejmi, mund të nxjerrim një përfundim se strumbullar i pikëpamjeve islame mbi shoqërinë e pastër njerëzore është angazhimi, këmbëngulësia dhe konsistimi i vazhdueshëm për realizimin e kauzës së shndërrimit të botës njerëzore në një botë vërtetë humane dhe demokratike.

Para Allahut xh.sh. të gjithë njerëzit janë të barabartë, përveç nëse veprat e tyre nuk i dallojnë ata në vlerat morale, në arritjet kulturore apo qytetëruese. Kjo është baza e universalizmit islam, i cili zhduku të gjitha barrierat dhe pengesat e mundshme për sendërtimin e një shoqërie të pastër, pa dallime racore, shoqëri në të cilën individi do të çmohet në bazë të punës, veprave dhe përkushtimit ndaj Krijuesit të Gjithësisë, ashtu siç thotë edhe vetë Allahu xh.sh. në Kur’anin fisnik : { إن أكرمكم عند الله أتقاكم }

“ ... S’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) ”
 
Back
Top