Qëndrimi i besimtarit karshi fatkeqësive natyrore

Qëndrimi i besimtarit karshi
fatkeqësive natyrore
Sadat Islami
“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga
frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve”. (El Bekare, 155)
Besimtarë të nderuar!
Sprovat janë të natyrave dhe niveleve
të ndryshme: janë, përveç të tjerash, edhe
individuale dhe kolektive. Prej këtyre të fundit
janë edhe fatkeqësitë natyrore, që pothuajse nuk
kalon një vit pa përfshirë një pjesë të botës, dhe,
rrjedhimisht, edhe pa i lënë njerëzit në huti e
konfuzion për të vërteta përkitazi me to, sidomos,
në rastet kur shkenca gjunjëzohet para tyre.
Si të veprohet me to dhe cili duhet të jetë
qëndrimi karshi tyre?
Ka njerëz që konceptet e tyre mbi fatkeqësitë
natyrore i tkurrin tërësisht në qëndrime
shkencore; të tjerë flasin për një hidhërim të
natyrës “mëmë” dhe rebelimit të Tokës ndaj
banorëve të saj; po dhe myslimanët kanë
qëndrimet e tyre, të cilat, me lejen e Allahut
të Madhëruar, do t’i përmendim në formë të
përmbledhur në këtë hytbe.
Koncepti i besimtarit për fatkeqësitë natyrore
Besimtari, që beson në caktimin – kaderin e
Zotit, duhet të dijë si t’i trajtojë këto ndodhi, të
cilat janë ligje të Allahut në natyrë dhe urtësi prej
urtësive të Tij tek krijesat. Në Japoni, ndonëse një
vend industrialisht i zhvilluar dhe i përgatitur për
ballafaqim me raste dhe gjendje të tilla, dështuan
tërësisht përballë tërmetit tetëshkallësh, madje
pësuan dëme të mëdha materiale dhe në njerëz,
duke dëshmuar praktikisht paaftësinë përballë
kësaj fuqie. Kështu ndodhi edhe përkitazi me
stuhinë ‘Sendi’, e cila goditi një pjesë të njërit
prej shteteve që mban primatin e më të fortit në
botë. Bazuar jo vetëm në këto që u thanë këtu,
trajtimi që u duhet bërë këtyre fenomeneve dhe
fatkeqësive natyrore, duhet të jetë më ndryshe.
Ne, me lejen e Allahut të Madhëruar, në vijim
do të përshkruajmë diçka nga mënyra e duhur e
trajtimit të tyre:
1. Gjithësia është në pronësi të Allahut të
Madhëruar, Që vepron me të si dhe rregullon
çështjet e saj si të dëshirojë.
Ka thënë Allahu i Madhëruar: “Nuk ndodh
asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të
mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para
se të ngjajë ajo, e kjo për Allahun është lehtë”. (El
Hadid, 22)
Sigurisht, bindja se çdo gjë që ndodhë ndodh
sipas përcaktimit hyjnor, ka efektin e vet, pasi
besimtari, para çdokujt tjetër, merr mësim se fuqia
e Allahut është mbi çdo gjë dhe se ai, pavarësisht
dijes, pozitës e pushtetit, nuk lejohet kurrë të
devijojë nga rruga e Tij.
2. Fatkeqësitë si sprovime për njerëzit
Fatkeqësi të tilla nuk janë specifikë e ndonjë
rajoni a populli; ato mund të ndodhin në çdo
vend dhe tek çdo popull, qofshin ata myslimanë
ose jo. Prandaj, të ndodhurit e tyre në ambiente
islame, në vende ku mbretëron besimi, nuk është
tjetër veçse sprovë prej Allahut të Madhëruar,
qoftë kjo për t’i pastruar nga mëkatet ose dhe
për t’ua ngritur pozitat atyre në Xhenet. Allahu
i Madhëruar thotë: “Ne do t’ju sprovojmë me
ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga
pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu
myzhde durimtarëve”. (El Bekare, 155)
Ndërsa Pejgamberi a.s., siç transmeton Buhariu,
ka thënë: “Nuk ndodh ta godasë besimtarin
Hytbe 269 DITURIA ISLAME DHJETOR 2012
28
ndonjë lodhje, sëmundje, brengë, pikëllim, e
keqe, mërzi, madje edhe ferra që i hyn në këmbë,
e që Allahu të mos ia ketë shlyer me të disa prej
mëkateve të tij”!
3. Fatkeqësitë si hakmarrje ndaj mëkatarëve dhe
mohuesve
Fatkeqësitë, nuk mohohet të jenë edhe si
ndëshkim nga ana e Allahut për ata që zgjedhin
rrugën e mohimit, që vazhdojnë me mëkate dhe
këmbëngulin në to, për ata që mohojnë Allahun
dhe refuzojnë t’i nënshtrohen Atij. Allahu thotë:
“…por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që
bënë, do t’i godasë vazhdimisht fatkeqësia e kohës
ose do të rrethojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa
të vijë urdhri i Allahut (e të triumfojë Islami).
Allahu nuk e thyen premtimin”. (Err-Rra’d, 31)
4. Shkenca nuk zëvendëson besimin
Mashtrimi me të arriturat shkencore bën që
njerëzit ndonjëherë ta marrin shkencën për Zot.
Ata, me zbulimet shkencore, mendojnë se kanë
vënë nën kontroll çdo gjë, për sa kohë që, kur të
vijnë para situatave të tilla, atëherë u zbulohet e
vërteta më e madhe se ata, siç thotë Allahu (El
Isra, 85), nuk kanë dije përveçse pak. Përkundrazi,
Allahu na tregon se ata që kanë marrë shkencën
në vend të besimit, d.t.th. e kanë refuzuar tërësisht
besimin dhe jo se janë munduar t’i bëjnë bashkë
të dyja, janë njerëz që i janë shmangur së vërtetës
dhe, për pasojë, kanë dënim prej Tij. “Kur u erdhën
atyre të dërguarit me argumente të qarta, ata iu
gëzuan dijenisë së vet dhe atëherë i përfshiu ajo që
e tallnin. E kur e panë dënimin tonë, thanë: “Ne
i kemi besuar vetëm Allahut dhe i kemi mohuar
ata që ia shoqëronin”. 85. Por besimi i tyre, kur e
vërejtën dënimin tonë, nuk u bëri dobi. Ky është
ligj i Allahut (i kahershëm) ndaj robërve të Tij dhe
aty, në atë çast, pësuan disfatë jobesimtarët”. (Gafir,
85)
Parimisht, dija njeriun do të duhej ta shpinte
tek Krijuesi dhe ta bënte më të përulur, e jo
kryeneç dhe përbuzës e mohues. Allahu thotë:
“...Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij
vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka, është
mëkatfalës”. (Fatir, 28)
5. Realiteti i njeriut
Dobësia e njeriut para këtyre fenomeneve dhe
ndodhive do të duhej t’ia kujtonte atij realitetin
përkitazi me veten e tij dhe faktin se ai, përherë, ka
nevojë për Krijuesin e tij. Por njeriun, kjo fuqi që
posedon, edhe pse e mangët dhe e paaftë për t’u
ballafaquar me këto tërmete e stuhi, prapë e bën
ta harrojë këtë të vërtetë. Allahu na e kujton këtë
karakteristikë të njeriut e thotë: “Jo, është e vërtetë
se ai i kalon kufijtë“. (El Alek, 6)
6. Përkujtimi i kataklizmës së madhe
Këto tërmete dhe stuhi, me këto pasoja të
mëdha që shkaktojnë dhe shpesh bëjnë të
shkatërrohen vendbanime të tëra, të përmbysen
shtëpi e banesa, të çorientohen përroska e lumenj,
- nuk janë përveçse imazhe të zvogëluara të
Kiametit të madh. Allahu ka thënë: “Kur dielli të
jetë mbështjellë (dhe errësohet), 2. Dhe kur yjet
të kenë rënë (të jenë shkapërderdhur), 3. Dhe
kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në
ajër), 4. Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bar
në fushë, 5. Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar
(mbledhur). 6. Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i
flakëruar, 7. Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar. 8.
Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,
9. Për çfarë mëkati janë mbytur ato, 10. Dhe kur
fletushkat të jenë shpalosur, 11. Dhe kur qielli të
jetë hequr, 12. Dhe kur Xhehennemi të jetë ndezur
fort, 13. Dhe kur Xhenneti të jetë afruar, 14.
Atëbotë njeriu do ta dijë se ç’ka ofruar (të mirë ose
të keqe)”. (Et-Tekvir, 1-14)
7. Nxitimi për t’u penduar dhe për të bërë vepra
të mira, në mënyrë që të largohet belaja
Allahu ka thënë: “A nuk e shohin ata se për çdo
vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk
pendohen e as nuk marrin mësim”. (Et-Teube, 126)
Nga vetë natyra e tij, besimtari është i
kthyeshëm dhe i pendueshëm, e sidomos në
rastet kur ndodhin fatkeqësi të tilla, ngase nuk e
imagjinon veten ta zërë ndonjë e keqe ndërsa ai
është duke I bërë mëkat Allahut. Pejgamberi a.s.,
siç transmeton Buhariu, ndikohej nga këto gjëra,
saqë, kur frynte ndonjë erë, mund të vëreje qartë
shenjat e frikës në fytyrën e tij.
8. Rëndësia e përfilljes së shkaqeve që na ruajnë
nga këto fatkeqësi ose i minimizojnë dëmet e tyre
Me gjithë besimin tonë se këto fatkeqësi janë
të caktuara prej Allahut, prapë kjo nuk bën të
kuptohet se ne e kemi të ndaluar të ndërmarrim
hapat e lejuar për t’i parandaluar ose për të
përfituar nga avancimi shkencor e teknologjik,
në mënyrë që të zvogëlojmë, sa më shumë që të
kemi mundësi, pasojat e tyre. Kjo nuk bie ndesh
ma kaderin (caktimin), përkundrazi është ikje nga
kaderi në kader.
9. Rëndësia e participimit në ndihma në raste
fatkeqësish
Besimtari, parimisht, kontribuon gjithnjë
në punë të mira dhe të mbara, ndërsa në raste
fatkeqësish si këto, kontributi i tij është edhe më
i theksuar. Kjo, sigurisht nga motivi fetar se më
i mirë do të jetë atëherë kur u bën mirë njerëzve.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njeriu më i mirë është
më i dobishmi për njerëzit”! (Albani në Sahihu-lxhamii-
s-sagiri ve zijadetihi, nr. 3289, e cilëson të
mirë –hasen.)
Allahun E lusim të na bëjë prej atyre që marrin
mësim nga fenomenet natyrore, për të qenë sa më
të përulur para Madhërisë së Tij, për të qenë sa
më të devotshëm dhe për t’iu shmangur mëkateve
sa më shumë që të jetë e mundur!

dituria/
 
Back
Top