Qëllimi i jetës!

kushtrimv

Antarë
Cili është qëllimi i jetës?
Kalid Jasin
Përktheu: Ardit Kraja

Përpara jush keni një copë informacion, një këshillë. Ai është një
këshillë ndaj çdo qenie njerëzore nga kudo që të jetë, të njohur apo
të panjohur me islamin, secilit i cili nuk e kupton me të vërtetë
qëllimin e jetës.

Ky artikull kërkon që lexuesi ta shikojë atë me objektivitet dhe me
një zemër të hapur sepse ju kërkon të mendoni, paragjykimi dhe
bindjet e fituara nga kultura lini mënjanë, rreth pyetjes më të
rëndësishme dhe më themelore, cili është qëllimi i vërtetë i jetëve
tona. ثshtë shumë e lehtë për secilin nga ne t'i përgjigjet me një
përgjigje që baballarët tanë mund të na e kenë përcjellë, çfarë
pastorët, mësuesit dhe miqtë kanë dëshmuar si qëllim i jetëve tona.
Ky artikull kërkon që lexuesi ta braktisë këtë mënyrë të
përgjigjurit dhe në vend të kësaj të përpiqet dhe të shikojë
objektivisht informacionin që ndjek, në mënyrë të bazoni
konkluzionet tuaja mbi vëzhgimin dhe arsyetimin e analizuar.

Nëse ju dhe një qind njerëz të tjerë të pyeteshin për qëllimin e të
ngrënit, "Pse hani ju?", secili në një mënyrë apo një tjetër do të
thoshte që është për ushqim sepse ushqimi e mban jetën. E ngjashme
me këtë, nëse pyetemi porsa i përket punës, përgjigjet e njerëzve të
gjitha do të lidheshin për të mbështetur dhe ofruar për vetveten dhe
familjet e tyre. Ne mund të ndjekim këtë linjë pyetjesh me një qind
pyetje dhe të arrijmë të njëjtin dhe përgjigjet e ngjashme nga
secili, në çdo gjuhë, nga çdo vend në botë. Si është atëhere që
pyetja "Cili është qëllimi i jetës" nxjerr kaq shumë përgjigje
tërësisht të ndryshme?

Ajo është krejt e thjeshtë sepse njerëzit janë të turbulluar, ata
nuk dinë me të vërtetë përgjigjen.

Ndërsa e pranojnë paditurinë e tyre, pjesa më e madhe do të ofrojë
çdo përgjigje që ata kanë programuar të japin. Pas së gjithashtu,
askush nuk do të pranojë se kanë jetuar në errësirë! Kjo pyetje
meriton më meditim serioz sesa kjo, meriton reflektim serioz, është
qëllimi jonë në këtë botë thjeshtë për të ngrënë, fjetë, veshur,
punuar, për të marrë disa gjëra materiale dhe për të gëzuar vetet
tona?

Pse kemi lindur? اfarë urtësie mund të ketë për krijimin e njeriut
dhe këtë univers të stërmadh? Cili është objekti i ekzistencës sonë?
Disa thonë që nuk ka fakte as me llogjikë as me shkencë, për të
pohuar ekzistencën e Zotit ose asnjë origjinë hyjnore. Ndoshta, ata
bien dakord, kishte një Big Beng dhe kjo botë komplekse me të gjitha
orkestrimet u grumbullua vetvetiu. Allahu e trajton kwtë diskutim në
Kur'an duke thënë:

"Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe Allahu ka fuqi mbi
çdo gjë. Shiko! Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndryshimin e
natës dhe të ditës, ka me të vërtetë shenja për njerëz që kuptojnë,
njerëz të cilët e falënderojnë Allahun, duke qëndruar, ulur dhe të
shtrirë në anët e tyre. Ata meditojnë mrekullitë e krijimit në qiej
dhe tokë. Lavdia të qoftë Ty. Na jep ne shpëtimin nga dënimi i
zjarrit të Ferrit".

Në këto vargje, Allahu na e ka bërë të qarta sjelljet e ndryshme të
psikologjisë njerëzore. Ai e drejton vëmendjen tonë tek krijimi i
vetëve tona dhe qëndrimet e ndryshme të trupit njerëzorë dhe pastaj
Ai e drejton vëmendjen tonë në qiej, ndryshimin e natës dhe të
ditës, vendosja, yjet dhe konstelacionet. Ai qoftë na thotë ne që Ai
nuk e ka krijuar këtë për asnjë qëllim të kot. Kur ju vëzhgoni
dizenjën e Universit ju e dini që është diçka shumë e fuqishme dhe
shumë precize, një gjë kaq e fuqishme dhe precize sa që është përtej
llogaritjeve dhe imagjinatave tona. Ai nuk mund të mblidhet vetvetiu
dhe s'mund t jetë një rastësi. Për shembull, nëse ju kishit dhjetë
gogla mermeri shumëngjyrëshe duke i numëruar 1 deri në 10 dhe ju
vendosini brenda një çante dhe rrotullojeni atë. Atëhere mbyllini
sytë tuaj dhe futni duart dhe unë ju them "..nxirre numrin 1 dhe
pastaj numrin 2 dhe pastaj goglën numër 3 në rregull", sa është
shansi që ju të nxirrnit këto gogla në rregull?

Ato janë 26 milion deri në 1. Kështu sa është shansi që qielli dhe
toka të hedhet se bashku në një çantë të madhe dhe orkestrohen
mënyrën sesi janë?

Kur shikoni një urë, një ndërtesë ose një autoveturë ju
automatikisht se dikush ose ndonjë kompani i ka ndërtuar. Kur ju
shikoni një aeroplan, një raketë, një satelit ose një anije të madhe
ju gjithashtu mendoni sesa e mrekullueshme është një autoveturë. Ku
ju shikoni një fabrikë nukleare ose një stacion orbital hapësinorë
ose një super aeroport ndërkombëtarë ju mahniteni nga dinamikat e
inxhinierisë që janë prodhuar nga qeniet njerëzore. اfarë mund të
themi rreth trupit njerëzorë me të gjitha sistemet masive të
kontrollit. Mendo për trurin, sesi mendon, sesi funksionon, analizon
dhe memorizon, dallon dhe kategorizon informacionin. Kjo është bërë
në një miliontën e një sekonde. Ky është truri që e bëri
autoveturën, raketat, anijet etj..Mendo për trurin de pastaj mendo
se kush e bëri atë! Mendo për zemrën dhe sesi pompon vazhdimisht për
60-70 vjet, duke marrë dhe nxjerrë gjak përmes trupit, duke mbajtur
atë preçizion konstant përmes jetës së personit. Mendo rreth
mushkërive dhe llojit të funksioneve që ato luajnë, ata pastrojnë
instrumentet e trupit, duke kryer qindra analiza kimike njëherazi
dhe duke kontrolluar nivelin e toksicitetit në trup, të gjithë
automatikisht. Mendo për sytë tuaj, kamera njerëzore, që përshtat,
fokuson, përkthen, vlerëson, automatikisht duke dalluar ngjyrën,
sesi ata në mënyrë natyrale rregullojnë receptivin e dritës dhe
distancës, automatikisht. Mendo rreth kësaj. Kush i krijoi këto
gjëra? Kush i mati ato? Kush i projektoi atë të gjithën dhe kush e
rregullon atë?
Qeniet njerëzore? Kjo tokë është një planet në sistemin tonë
diellore. Ky sistem diellorë është një nga sistemet në rrugën e
qumështit dhe rruga e qumështit është një grup nga konstelacionet në
Galaksi dhe gjenden me miliona galaksi! Mendo rreth rregullit sesi
janë vënë, sesi ato të gjitha janë precize. Ato nuk përplasen me
njëra tjetrën, ato të gjitha notojnë në orbitë, e cila është vulosur
për ta. Ai ka vënë qeniet njerëzore atë në lëvizje duke e mbajtur
atë preçizion? Jo, sigurisht ato nuk janë!

Mendo rreth oqeaneve, peshqit, insektet, zogjtë, bimët, bakteriet,
elementët kimik që nuk janë zbuluar dhe nuk mund të dallohen, madje
edhe me pjesën më të sofistikuar të instrumenteve, ende secili nga
ata kanë një ligj të cilin ata ndjekin. Ai i gjithë ky sinkronizim,
balancë, harmoni, variacion, dizajn, përmbajtje, lëvizje dhe numrin
infinit, ndodhi nga rastësia?

Gjithashtu këto gjëra funksionojnë vazhdimisht dhe në mënyrë
perfekte nga rastësia?

A riprodhohen dhe e mbajnë veten nga rastësia? Sigurisht që jo dhe
do të ishte illogjike dhe budallallëk të mendojmë kështu. ثshtë e
drejtë të themi që ne mund të gjithë të biejmë dakord që të paktën
ne mund të supozojmë që, sido që të ketë ndodhur do të jetë jashtë
kuptimit të aftësive njerëzore.

Qenia, Zoti i madhëruar, Krijuesi i cili ka dituri të dizenjojë,
proporcionojë , i cili krijoi të gjithë këtë dhe i cili i mban të
gjithë këtë është vetëm një i cili meriton këtë faleminderit dhe
mirënjohje. Nëse ju jepen një qind dollar vetëm për të marrë pjesë
në një ligjëratë, ju të paktën do të thonit "faleminderit" . اfarë
mund të thuhet për Atë i cili na ka dhënë sytë, mushkëritë, trurin,
jetën, shëndetin, fëmijët tuaj?

A nuk i meriton faleminderit dhe lëvdatat? A nuk e meriton Ai
adhurimin dhe njohjen tuaj? Qëllimi i kësaj jete është në një kokërr
arre. Allahu ka thënë:

"Unë nuk i krijova njerëzit ose qeniet njerëzore përveçse të më
adhurojnë Mua".

Kështu qëllimi i jetës sonë është të njohim Krijuesin, për të qenë
mirënjohës Krijuesit, për ta adhuruar Krijuesin, për t'ia dorëzuar
veten Krijuesit dhe për t'iu bindur ligjeve që ai ka përcaktuar për
ne.
 
Back
Top