Pyetje:

Pyetje: Hoxhë i nderuar, duke pasur parasysh parimet e Fesë Islame dhe se kjo fe i ka dhënë pozitë të lartë moralit, si e gjykon kjo fe shprehjen vulgare.

Përgjigje: Në emër të Allahut Mëshirëplotit, Mëshirëbërësit, që e ka bërë në fenë e tij Islamin, të gjykohen rreptë shprehjet e këqija dhe i ka ndaluar. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” Nahël 90, ndërsa shejtani bën të kundërtën. Allahu i Madhëruar ka thënë: “…e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji. Ai ju urdhëron vetëm me të këqija e paturpësi, dhe ju shtyn të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” Bekare 169. Pra, kushdo musliman që ia lejon vetes të flasë fjalë vulgare dhe amorale, që është diçka e shëmtuar për çdo njeri e për më tepër për muslimanin, le ta dijë se ka rënë nën ndikimin e shejtanit dhe po ashtu ka rënë në ndalesën e Allahut dhe kështu po bën mëkat për të cilin ai duhet të pendohet. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: Kush i beson Allahut dhe Ditës së Gjykimit, le të flasë mirë, ose përndryshe le të heshtë!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top