Jo ketej nga unë jo Gjumashi, vapa po mer tatë pjetën.
Do doja ti përgjigjesha pyetjes së Ivy
Po vërtet, pothuajse tashmë jam rritur në emigrim, dhe te qyteti ku erdha mbeta.
U bëra nënë, grua, u shkollova më tepër për të arritur me mund ku jam sot, me punën që e fitova me sakrifica.
Gjithmon e pyes veten kur jam në shqipëri, kemi shtëpi të lezetshme në mes të Durrsit, me burrin lezeton idea të kthehemi dhe të shijojmë detin, ato ritmet e ngadalta që mbart ai vënd.
Pastaj dalim në konkluzion që do ishim emigrant dhe atje, jo vetëm rroga se fundja këtu po i shpenzojmë te gjitha ato që marim, nuk kemi shoqërin që kemi këtu, punën po e po, shtëpia që me shum mund arritëm ta bëjm si ëndërruam.
Mbase një ditë si pensioniste do kthehem të shijoj ato të mirat e të bukurat e Durrsit, por tani do ishte një fillim nga e para në çdo drejtim. Uroj tja arrijmë të mbyllim disa prestiti dhe pastaj të shijojmë fundjavave më shpesh si në vëndlindje por dhe në për botë.
Sa vite ke në emigrim?