Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Tuana

Nada é por acaso!
A duhet të heqim dorë nga zakoni i të pyeturit? A do të ishte njëlloj njerëzore një botë që nuk ngre pyetje? Shumë besojnë se aftësia për t’u habitur dhe për të pyetur përbën themelin e ekzistencës

Filozofi:Nga Roger Scruton

Nëse pyes veten çfarë na bën njerëzorë, një përgjigje më del natyrshëm, ndonëse nuk është përgjigjja e vetme, është në një farë mënyre e shtyrë nga vetë pyetja. Ajo që na bën njerëzorë, është fakti se ne bëjmë pyetje.

Të gjithë kafshët kanë interesa, instinkte dhe koncepte. Të gjitha kafshët kanë një ide përkufizuese për botën në të cilën jetojnë. Por vetëm ne, ngremë pyetje rreth gjërave që na rrethojnë. Vetëm ne refuzojmë të përcaktohemi nga bota ku jetojmë, por në vend të kësaj përpiqemi ta përkufizojmë vetë natyrën tonë.

Historia intelektuale e species sonë është në një masë të madhe e përcaktuar prej kësaj përpjekjeje. A jemi ne kafshë si të tjerët? A kemi shpirtra ashtu siç kemi trupa? A jemi të lidhur në rendin e gjërave me engjëjt, demonët dhe zotat?

E gjithë filozofia, të gjitha shkencat, të gjitha artet dhe të gjitha fetë që ia vlejnë të përmenden, fillojnë me një pyetje. Kjo sepse ne kemi dyshime përse jeta njerëzore është kaq kënaqësi-prurëse dhe njëkohësisht kaq shqetësuese.

Jo të gjitha pyetjet kanë një përgjigje. Në matematikë dhe shkencë ne i zgjidhim problemet, po ashtu sikurse i krijojmë. Por në art dhe në filozofi, gjërat nuk janë kaq të thjeshta. Monologu i shkëlqyer i Hamletit fillon me vargun “Të jesh a të mos jesh, kjo është çështja!” I gjithë roli më pas vërtitet rreth kësaj pyetjeje.

Do të ishte më mirë të mos ekzistosh? A ka ndonjë gjë në jetën njerëzore që ia vlen? Kur ballafaqohemi me shkallën e tradhtisë njerëzore, ne biem në shpërfillje të plotë ndaj species sonë. A ka ndonjë mendim, perceptim, argument apo bindje ndaj ndonjë autoriteti më të lartë që do të kthente dëshirën për të jetuar?

Kur analizoj artistë të mëdhenj të së shkuarës, jam shpesh i habitur sesi puna e tyre ka evoluar në kuadër të përgjigjes së një pyetjeje. Poeti Xhon (John) Milton e pyeti veten se si bota me të meta në të cilën jetonte, mund të ishte punë e një Zoti superior dhe përgjigjja e tij ishte Paradise Lost.

Bahu (Bach) e pyeti veten se sa variante rrjedhin nga lëvizjet themelore në muzikë dhe përgjigjja e tij ishte The Art of Fugue (Arti i Fugës).


Rembrandt pyeti veten se si shpirti shfaqet në mish dhe çfarë tregojnë dritat dhe sfondet për trupat tanë dhe përgjigjja e tij ishin seritë e jashtëzakonshme të autoportreteve. Në art është pyetja ajo që ka shumë rëndësi dhe për të cilën bëhet vepra.

Poema e Miltonit shtron pyetjen e lidhjes së njeriut me Zotin në qendër të vetëdijes sonë. Ajo nuk i përgjigjet pyetjes, por në vend të kësaj krijon çudi dhe frikë ndaj saj. اudia dhe frika janë dieta e një artisti dhe pa to bota do të ishte më pak kuptimplotë nga ç’është tani.

E njëjta gjë është e vërtetë për filozofinë. Pavarësisht se ekzistojnë filozofë që japin përgjigje, zakonisht janë pyetjet dhe jo përgjigjet, ato që mbijetojnë prej tyre. Platoni pyeti se si ka mundësi që ne mendojmë rreth pronësisë së të kuqes dhe jo rreth gjërave të kuqe. Si munden mendjet e fundme njerëzore të fitojnë qasje në realitetet universale? Pyetja e Platonit është akoma me ne sot, ndonëse përgjigjja e tij pranohet nga shumë pak njerëz.


Aristoteli pyeti sesi mund të ekzistojë koha dhe ndryshimi në një univers të përcaktuar. Përgjigjja e tij është shumë pak e vërtetë sot, ndërsa pyetja sesi mund të ekzistojë koha, ndryshimi, procesi dhe të bërit, në një botë që mund të ketë qenë gjithnjë e njëjta, vazhdon akoma të mundojë mendje.

Kanti pyeti sesi munden qeniet njerëzore, që janë pjesë e rregullit natyror, t’i dedikohen një gjëje në vend të një tjetre, si mund të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre dhe të pranojnë pasojat që sjellin ato.

Kanti ishte i vetëdijshëm se pyetja shtrihej përtej kapacitetit tonë për t’u përgjigjur. Por meqë e bëmë këtë pyetje, sipas Kantit ne nuk e kuptojmë në të vërtetë gjendjen tonë.

Në manastiret, libraritë dhe gjykatat e Europës mesjetare, pyetje të mëdha janë debatuar vazhdimisht. Njerëz u dogjën në furrën e druve për pyetjet e tyre dhe të tjerë kaluan toka e dete për të ndëshkuar njerëzit që jepnin përgjigje.

Gjatë Rilindjes dhe Iluminizmit, pyetje të mëdha u shtruan dhe morën përgjigje dhe përsëri vdekja e shkatërrimi ishin përfundimi, ndërkohë që ndodhnin luftërat fetare të shekullit 16, 17 dhe Revolucioni Francez.

Komunizmi dhe fashizmi filluan të dy si pjesë e një filozofie, të dy premtuan përgjigje për të dhënë shpjegim ndaj pyetjeve të ngritura dhe të dy çuan drejt masakrave të mëdha.

Natyra jonë si qenie pyetëse duket se ka një kosto të madhe. Dhe mbase ne nuk jemi më të përgatitur për ta paguar atë. Sigurisht nëse shohim rreth vetes sot, do të hasim një shumicë përgjigjesh të bëra gati dhe shumë pak përpjekje që i justifikojnë ato përkufizime.
/G.Shqip/
 
Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Me kujtohet nje thenie nga nje film qe besoj shum prej jush e dine... Le domande non sono mai indiscrete, le risposte lo sono a volte
( Pyetjet nuk jane kurr te papershtatshme, pergjigjet jane ndonjehere te tilla )
 
Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Egziston nje thenje , pak a shume si kjo e siperpermendura: nuk ka pyetje idiote , ka vetem pergjigje te tilla.

Nganjehere u jap ca njerezve idiote edhe pergjigje te tilla:)
 
Pe: Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Egziston nje thenje , pak a shume si kjo e siperpermendura: nuk ka pyetje idiote , ka vetem pergjigje te tilla.

Nganjehere u jap ca njerezve idiote edhe pergjigje te tilla:)

E pse u jep përgjigje idiote, kur nuk ka pyetje idiote? (apo si duhet të të kuptojmë?)

...........................................

Nejse, pyetje idiote e budalleske ke sa të duash,
e sidomos pyetja më idiote është kur pyet, derisa
përgjigjen e din!
 
Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

C"do llogjik individuale njerzore,(qe perben pastaj duke u bashkuar ne tersi,llogjiken sociale te nje shoqerie) bazohet ne pytjet qe ne i bejm trurit tone,,pra ana e kureshtjes njerzore qe bahkvepron ngusht me ambjentin rrethues per te njohur kete te fundit si ne dimension real ashtu dhe ne dimensione besimesh apo vatrash filozofike,,eshte uni i "pytjeve me pergjigje,e pergjigjeve naj pytjeve"
Problemi qendron kur pytjet drejtohen nga bashkesia dhe pergjigja merret nga individ te caktuar,,ketu pastaj ne qofte se praktikojm apo kalojm ne dimension real pergjigjen e individve ne fushe bashkesie,,kan ndodhe,ndodhin dhe do te ndodhin gjithmon fatkeqsi te ndryshme njerzore,,gjithashtu kan ndodhe dhe ndricime dhe evolocione madheshtore njerzore.
Gjithesesi s"ka pytje pa pergjigje e as pergjigje pa pytje,,per nje arsye te thjesht,,sepse njeriu eshte nje qenje riprodhuese per te dyja keto dimensione dhe ka matrialin e gatshem,,per secilen,,pa c"ka e VERTET APO E GABUAR..:)
 
Titulli: Pe: Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

E pse u jep përgjigje idiote, kur nuk ka pyetje idiote? (apo si duhet të të kuptojmë?)

...........................................

Nejse, pyetje idiote e budalleske ke sa të duash,
e sidomos pyetja më idiote është kur pyet, derisa
përgjigjen e din!
Pikerisht pra , pergjigjen e pyetjes tende ja dhe vete :)
 
Pe: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Antiteza,

Kerko dhe do gjesh,

Autori vendos pyetjen ne nje plan gjithperfshires, shume dimensional, thelbi i pyejtes eshte nese njerzimi duhet akoma te bej pyetje, dmth, qe te kerkoj dicka me ndryshe, njerzimi beri pyejte dhe mori pergjigje p.sh. sipas autorit komunizmin, apo citimi i Milton qe me duket qe i shkon me se mire temes.

Ne themel qendron keshtu ceshtja,

nje shoqeri/individ qe ben pyejte eshte AKTIVE,
nje shoqeri/individ qe merr nje pergjigje pa pyetje eshte INAKTIVE.

Per mendimin tim gjithmone ne baze te shkrimit, njerzimi duhet te bej pyejte, ne duhete te bejme pyejte, edhe nese do ngelemi pa pergjigje, sepse eshte e vetmja rruge per tu rritur ne kuptimin individual, shoqerore, njerzore, human dhe mbi te gjithe shpirterore.

Nje pergjigje pa pyejte lere qe do e vendoste ne gjume individin apo shoqerine por mbi te gjitha rraca njerzore nuk ka arritur ate dimensionin kohe hapsire per te kaptuar pergjigje vetem mbi bazen e cilesive qe mund te kishte fiziku jone p.sh. ndjesi sensasoriale te jashtezakonshme, ose me mire kur njeriu mund te jetonte ne te njejten kohe te shkuaren te tashmen dhe te ardhemen dmth do te ishte i plotfuqishem, prandaj, kjo e fundit per mendimin tim eshte thjeshte utopike.

Ne fak ka ardhur kohe, o sot o kurre qe te bejme pyejte se ku po shkojme, sepse, duket sikur tuneli nuk ka drite ne fund ose ka shume pak, flas per te ardhmen, por, keto shkrime ndikojne pikerisht per te na futur pak ne lemsh per te harruar se ku po jetojme dhe ku do shkojme.

Vete tema e ketij shkrimi fsheh nje mije pyejte ose me mire nje pafundesi pyejtesh, sa i besueshem eshte atehere ky shkrim ? une them kaq, HAP SYTE.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Pikerisht pra , pergjigjen e pyetjes tende ja dhe vete :)

Ti topin mua, unë ty, mbetemi kështu deri në mëngjes.
Ke kohë të mjaftueshme atë çfarë ke thënë
ta analizosh dhe kur të vijë koha do ta kuptosh.
 
Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Kjo bote eshte e krijuar vetem per nje pyetje ! E ajo eshte : pse jeton o Insan ? Te jetosh dhe te mos dish pse jeton , une kesaj i thame cmenduri !

Psh fotoja e avatarit tim ka te njejtin kuptim te temes se hapure .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Ti topin mua, unë ty, mbetemi kështu deri në mëngjes.
Ke kohë të mjaftueshme atë çfarë ke thënë
ta analizosh dhe kur të vijë koha do ta kuptosh.
Une nuk i hedh askujt topin. Thjeshte thashe nje mendim timin, qe do. te thote edhe ky rregulli i arte ben perjashtime. Une e di cf. kam dashur te them me ate fjali. Prandaj nuk mbaj pergjegjese se cf kuptohet nga te tjeret!
 
Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Egziston nje thenje , pak a shume si kjo e siperpermendura: nuk ka pyetje idiote , ka vetem pergjigje te tilla.

Nganjehere u jap ca njerezve idiote edhe pergjigje te tilla:)



Si gjithmon persa i perkete filozofve, ndodhemi brenda nje paradoksi!
Se nga nje ane pyetjet nuk duhen te konsiderohen idiote, por pergjigjet po!

Kur nuk ka pyetje idiote as pergjigjet nuk duhen te jene te tilla. Mqs c'do
person eshte i ndryshem dhe mund te japi per nje pyetje pergjigje te ndyshme
varet nga cila ane e kap!

Gjithsesi e zgjidhen filozofet, shkenctaret e te tjeret bashke dhe mbetem ne
njerezit "normal" per ti dhene nje pergjigje!
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Une nuk i hedh askujt topin. Thjeshte thashe nje mendim timin, qe do. te thote edhe ky rregulli i arte ben perjashtime. Une e di cf. kam dashur te them me ate fjali. Prandaj nuk mbaj pergjegjese se cf kuptohet nga te tjeret!

Rregullat janë absolute, nuk ka përjashtime.
Nëse ka, ato përcaktohen me nene e paragrafe,
pasi që nuk ka rergull që vlen për çdo kend, në
çdo situatë dhe në çdo vend.

Hajde tani kuptoje çfarë po them:

" Në Kosovë kurr nuk bie shi. Sa herë
shkoj atje bëhem qullë!"


(si mund të lagem kur atje kurr nuk bie shi???)

Ti ke thënë diçka të gjajshme, dhe ke dalë
në kundërshtim me vetveten, sikur unë
më lartë.

Sidoqoftë, më lartë për ta hequr dyshimin
se ne (unë) e kam kuptuar ndryshe,
ende ke shansin ta skjarosh se çfarë ke dashur të thuash!
 
Titulli: Pyetje pa përgjigje dhe përgjigje pa pyetje

Nese spyet nuk ke sesi ti mesosh disa gjera,nese ste japin pergjigje me mir hesht :D
Ul koken e shiko punet e tuja
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top