Pyeta jetën

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Pyeta jetën​


• A e dini sa peshë ka loti i një fëmije të llastuar ?
- Më pak se era.
A e dini sa peshë ka loti i një fëmije që vuan?
- Më shumë se bota.


• Do doja të shkruaja urrejtjen mbi akull, e të prisja sa të dilte dielli ...


• Kurrë mos e ngatërro personalitetin tim me sjelljen time, sepse personaliteti është i imi ... kurse sjellja ime, mvaret shumë edhe prej teje!


• Një ditë dhimbja i thotë parave:
- Sa me fat jeni juve, sepse çdo njeri lutet për ju...!

Paratë i përgjigjen...


- Juve jeni më me fat, sepse kur njerëzit kur kanë shumë dhimbje kujtojnë Zotin, familjen dhe shokët, ndërsa kur ata kanë shumë para i harrojnë që të gjithë...


• S’të njoha dot kurrë-cila je ti vallë...?
Që di të fshehesh kaq bukur lotët e pendesës...

Mos mi shkel kujtimet të lutem ec ngadalë e mos kompozo në heshtje tingujt e harresës...!


• Meshkujt jan si puna e matematikës, mos u çudit po e pe me dy të panjohura...


• Mos e formo karakterin tënd si një rrugë ku mund të kalojë çdokush, formoje si qielli që çdokush përpiqet ta arrijë...


• Krijuesi i dëgjon gjithmonë lutjet tuaja...thjesht duhet të jeni të durueshëm për përgjigjet...


• Lidhjet më të bukura janë ato ku njerëzit hyjnë në jetën tënde padashje dhe rrijnë me qëllim...


• Mos ji i sigurtë që mund të kuptosh të kaluarën nga buzët e të tashmes. Mos i beso as dhe ndërmjetësit më të ndershëm.

Kujto se ajo që të thuhet ka gjithmonë një pamje tridimensionale:

- mer një lloj forme nga kush e tregon,
- vjen rimodeluar nga kush e dëgjon,dhe
- fshehtesia "misteri " dimensioni trete ...!


• Nganjëherë në jetë të kaplojnë pengesat, ndalen hapat e humbin shpresat...

- اdo ditë e re është një mundësi e re për të filluar ndryshimin...

- Një mundësi e re për të filluar realizimin e një “Endërre” ...

- Një mundësi e re për të lënë egon mënjane dhe ti japësh mundësinë vetes të jesh i/e lumtur ...

- Andaj çdo mëngjes mos harroni dy gjëra ...


T’i buzëqeshni kësaj mundësie të re dhe të falënderoni Atë që ua dhuroi këtë mundësi...



• Kur All-llahu të merr nga duart diçka, mos mendo se po të ndëshkon.

Ai thjesht po ti lë duart e boshatisura, që të kesh mundësi të marrësh diçka tjetër, më të mirë dhe më të bukur nga ajo çfarë kishe...!

- Të jesh i bukur, nuk ka rëndësi, se bukurinë tuaj e josh një njeri...

- Të jesh i zgjuar, s’do të thotë gjithçka, se mendjen ta prish dhe një budalla...

- Të jesh i pasur, kot sa je, parat sot i ke, nesër si ke...

- Të simpatizosh dike, është fare kot, se thua është engjëll e të del XXX...

- Të jesh i sinqertë është fatkeqësi,në këtë botë rebele nuk njihet drejtësi...

- E të dashurosh, thonë është gjë e bukur, nëse dashuron vërtet ke bërë dhe një tjetër të lumtur.


• Jeta është matematikë... mblidhni të mirat...zbritni zënkat...lumturinë shumëzojeni ...dhimbjet pjestojini...urrejtjen futeni në rrënjë katrore dhe dashurinë ngrijeni në fuqi!


• Pyeta jetën: ''ku kam gabuar?''

Ajo mu përgjigj: në asnjë vend, kurrë...!


Në çdo gjë që ke bërë ke vendosur njohurinë tënde në bazë të eksperiencës, ke vendosur zemrën dhe shpirtin, që ishte gjëja më e drejtë!


Nëse rezultati nuk të ka dhënë kënaqësi... atëherë ke mësuar të tjera gjëra dhe do të të shërbejnë, merr vetëm më të mirën dhe falëndero Krijuesin, e pastaj edhe veten për të gjitha përpjekjet që ke bërë për të arritur!


 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pyeta jetën

Allahu te shperblefte me xhennetin Firdews. Shume teme e bukur, me plot fjali qe meritojne te vendosen ne murin e dhomes tone, t'stolisen me ari e t'i lexojme me shpesh. Mesazhe te bukura paska kjo teme, rrofsh !!!
 
Pe: Pyeta jetën

Allahu te shpërbleft edhe ty me Xhennet.

Me vjen mir që jeni i sinqertë ndaj të vërtetës.
 
Pe: Pyeta jetën


Tema: Pyeta jetën

Autor: Besimtarja muslimane -Anum


 
Back
Top