Putin, pro shamive në shkolla

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Deklaratat e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në lidhje me shaminë, në takimin e organizuar me drejtuesit e Partisë popullore, janë publikuar në mbarë mediet botërore.

Pyetjes së njërit prej të pranishmëve në lidhje me lejen e dhënë për vajzat myslimane për mbajtjen e mbulesës, nga ana e ministrit të Arsimit Dmitri Limanov, Putin iu përgjigj kështu: “Ne duhet të ndjejmë një respekt të thellë përballë besimeve fetare të njerëzve. Dhe ky respekt përfshin këtu edhe drejtuesit e vendit dhe veprimtaritë qeveritare. Së dyti ne jemi një vend laik dhe si i tillë duhet të veprojmë sipas rregullave të laicizmit.”

Në fjalën e mbajtur Putin ka sugjeruar gjetjen e një rruge të pranueshme dhe të qetë të komunikimit me komunitetet fetare duke mos shqetësuar askënd. Në të njëjtën kohë Putin kishte nënvizuar faktin se janë të informuar rreth vlerësimeve të bëra nga personalitete të nderuara fetare në lidhje me laicizmin.

5 nxënëse të shkollës nëntëvjeçare në zonën Stavrapol të Rusisë kishin shprehur ankesat e tyre në lidhje me mospranimin e mbulesës në shkollë duke e çuar çështjen deri në gjykatë. Pas kësaj ngjarjeje ministri i Arsimit Limanov pohoi se nuk ekziston asnjë problem në pranimin e nxënëseve me shami në shkollë. Sipas Limanov shkuarja e nxënëseve me mbulesë në shkollë nuk thyen rregullat e përgjithshme të shkollës.

Ndërsa sot bëhet e ditur se gjykata e rrethit ka marrë vendimin për lejimin e nxënëseve të mbuluara në shkollë. Nxënëset, prindërit dhe drejtuesit e shkollës kanë diskutuar me njëri-tjetrin duke përcaktuar një mbulesë të pranueshme për të gjithë. “Gjithnjë do të fitojë mendja e shëndoshë. اështja vazhdon akoma të shtjellohet në gjykatë. Gjykata e pa të arsyeshme që nxënëset të vazhdojnë mësimin të mbuluara gjatë kësaj periudhe”, u shpreh Ravil Kaybaliyev njëri nga prindërit.

Në Rusi nuk gjendet asnjë pengesë për sa i përket arsimimit të vajzave të mbuluara qofshin këto në arsimin nëntëvjeçar, të mesëm apo universitar. Në vendin ku jetojnë më shumë se 20 milionë myslimanë, vajzat e mbuluara myslimane mund të gjejnë vende të mira pune. Në vitin 2009, Presindeti i asaj kohe Dimitri Medvedev kishte bërë hapjen e një shkolle fillore me një vajzë të mbuluar. I vlerësuar më shumë nga myslimanët, Putin viziton shpesh institucionet fetare islame si xhaminë apo myftinitë./Start/A
 
Titulli: Putin, pro shamive në shkolla

Kyt lajm duhet me ja lexu kryeminsitrit Berisha dhe Thaci
 
Pe: Putin, pro shamive në shkolla

E mir mir,tani te mbajne rradhen e kopjimit ne provime...
 
Titulli: Putin, pro shamive në shkolla

Gjithsecili ka bindjet e veta dhe besimin ndaj zotit e urshtrojne ne ate pikpamje,ndaje askush ska te drejte te jete kunder shamive duhet te respektojme bindjet dhe besimin e tyre
 
Back
Top