Pushimet: Nje valixhe e kompletuar dhe e organizuar

GLOOM

Catch me if you can...
ImagesCAJDXXH4.jpg

Të gjithë duam të marrim me vete gjithçka kur shkojmë me pushime, megjithatë, nevojitet një organizim i mirë që valixhja të mbyllet dhe gjërat e nevojshme të jenë brenda. Ja këshillat që duhet të ndiqni…

Gushti po afron dhe me të nisin pushimet dhe stresi. Për t’ju reduktuar sado pak këtë të fundit, do t’ju japim disa këshilla sesi të bëheni gati ndërkohë dhe të përgatisni valixhen. Kështu do të merrni me vete gjërat më të nevojshme, duke shmangur vonesat e kota.

1) Para se të filloni nga puna, shkruani një listë me gjërat që nuk duhet t’i harroni dhe ngjiteni në pjesën e brendshme të valixhes, në mënyrë që ta keni gjithnjë para syve.

2) Zgjidhni valixhen e duhur: në avion ose për të ecur nëpër qytet është më e mirë ajo plastike me rrota, gjë që nuk është e nevojshme në fshat ose mal. Nëse keni planifikuar të shkoni në mal për të veruar, atëherë do t’ju bënte punë një çantë e madhe dore.

3) Studiojini të gjitha veshjet, si të ditës ashtu edhe të natës. Përpiquni të kombinoni të njëjtët elementë për shumë raste: për shembull një palë xhinse mund të vishen dy herë gjatë dy netëve të ndryshme. Po ashtu zgjidhni edhe ndonjë veshje që është e përshtatshme për çdo kohë dhe rast.

4) Studioni klimën e vendit ku do të shkoni dhe sido që të jetë, merrni me vete një bluzë me mëngë të gjata, pantallona të gjata dhe një palë këpucë të mbyllura.

5) Pushime aventureske? Kjo nuk do të thotë se nuk do të kaloni ndonjë natë romantike, kështu që fustanin e zi që ju rri ngjitur pas trupit nuk duhet ta harroni. Kjo vlen edhe nëse shkoni në ndonjë fshat shik. Nëse nuk keni një të tillë, atëherë mos harroni pantallonat e zeza të ngushta.

6) Duhet t’i harroni produktet e kozmetikës, kremrat anticelulit, kremrat për flokët, kremrat për trupin, etj. Jeni shumë të bukura natyrale.

7) Veshjet intime duhet të jenë e vetmja gjë që nuk duhet t’ju mungojnë në valixhe. Merrni me vete disa palë më shumë nga ç’ju nevojiten dhe një sapun të mbështjellë mes tyre për t’u dhënë aromë të mrekullueshme.

8) Vendosini rrobat me kujdes, duke vënë në fund të valixhes ato që rrudhosen më pak, si për shembull xhinset, peshqirët dhe çarçafët.

9) Përdorni të njëjtën teknikë me këpucët, siç bëtë me rrobat. Futini në qese plastike dhe vendosini në vendet bosh mes rrobave.

10) Mund t’i ndani veshjet e ndryshme nëpër qese, duke shkruar mbi të llojin e rrobave të futura brenda, në mënyrë që kur të kërkoni, t’i gjeni shpejt dhe të mos e bëni rrëmujë valixhen.

Nëse ndiqni këto këshilla do të organizoni gjithçka ashtu siç duhet dhe nuk do të stresoheni aspak, mbi të gjitha do të fitoni kohë. Zgjidhni valixhen e duhur dhe do të kaloni pushime të paharrueshme. Pushime të mbara! (Gazeta-Shqip)
 
Titulli: Pushimet: Nje valixhe e kompletuar dhe e organizuar

Une kete pune bej vit me vit, e falenderojm gazeten shqip por sna tha ndonje gje te re LOL
 
Titulli: Pushimet: Nje valixhe e kompletuar dhe e organizuar

Femra te udhetoje ne nje vikend apo pushim me nje valigje :joo:joo Kjo do ishte zbulimi qe do shkaktonte revulucion :predru::p
 
Titulli: Pushimet: Nje valixhe e kompletuar dhe e organizuar

Femra te udhetoje ne nje vikend apo pushim me nje valigje :joo:joo Kjo do ishte zbulimi qe do shkaktonte revulucion :predru::p

LOL. Te duket e pamundur ty o kitrra? Une kam shkuar per fund jave jashte dhe kam mar vetem nje cant dore :D
 
Pe: Pushimet: Nje valixhe e kompletuar dhe e organizuar

Probleme me valixhet kam gjithmone une,e prap me duket se kam harruar ndonje gje:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top