sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Pushimet, koha e duhur për t'u dhënë fëmijëve pavarësinë
Pushimet janë momenti më ideal për ne prindërit që t’i ndihmojmë fëmijët të bëhen të pavarur. E gjitha kjo realizohet me një kusht: t’i transferojmë frikën prindërore në instrumente rritjeje.Mirela Sula
Psikologe këshillimi
"Kur isha rreth moshës 11 -12 vjeçe mbaj se si më nëna këshillonte me insistim teksa më përcillte në kampin që organizonte shkolla. Edhe tani kur i kujtoj ato çaste acarohem. Kam time bijë në të njëjtën moshë dhe është për t'u çuditur se si ka mundësi që unë pothuajse bëj të njëjtën gjë me të. Para se ta përcjell në mëngjes e përqafoj gjithë ankth, duke i dhënë këshilla deri në bezdi. Teksa veproj kështu më kujtohet vetja ime, porositë dhe fiksimet e sime mëme që më bezdisnin aq shumë. E di që nuk është mirë por e përjetoj shumë keq kur ajo largohet larg syve të mi ... Kam frikë se i ndodh ndonjë gjë e keqe por nga ana tjetër ndoshta bëhem e mërzitshme për të..."
Leta
Frika e pashmangshme
Leta tregon, si e zënë në faj, frika e saj si nënë, një pasiguri e reflektuar me drojë, por që deri diku përpiqet ta përligjë duke dashur të gjejë edhe shkakun. Ashtu si edhe dashuria, frika është një fakt i pandarë nga roli i prindit.
Nëse kjo frikë është e arsyetuar, ajo e mbron fëmijën, e lajmëron për rrezikun, i transmeton atij nocionin e tij: (I vogli kupton se nuk duhet të zgjatet shumë jashtë dritares apo të mos vërë gishtat në korent...).
ثshtë pikërisht përballja me ankthin e prindërve ajo çfarë e nxit fëmijën të zhvillojë në vete strategjitë e mbijetesës ... pavarësisht moshës. اështja qëndron në lidhjen prind-fëmijë: Të qenit i vogël apo adoleshent, nuk e ndryshon objektin e frikës dhe as natyrën e kësaj lidhjeje.
Koha e përvojave
Gjatë pushimeve, zakonet e përditshme ndryshojnë. Ka më shumë kohë në dispozicion dhe mundësia për të zbuluar horizonte të reja është e pafund. Dhe përballë kërkesave të fëmijëve për pavarësi ne prindërit ziejmë shpesh nga shqetësimi.
Për më tepër kur kemi brenga faji për shkak se gjatë gjithë vitit punojmë me orë të zgjatura duke i neglizhuar paksa fëmijët, pushimet janë një moment i shumëpritur për të qetësuar ndërgjegjen. ثshtë një periudhë ideale dhe shumë intensive ku ne derdhin gjithë talentin tonë për të kompensuar këtë ndjenjë faji: e kemi të gjithë kohën në dispozicion për të qenë prindër të mirë.
Një shpresë kjo, që na buron si një nevojë për të realizuar shkrirjen me fëmijët e tanë. Ndoshta shpesh nevojat tona mund të mos përkojnë aspak me të tyret, por pushimet nuk duhet të na kthehen në ditë zhgënjyese dhe as të mbushura me konflikte me ta.
Prindërit duhet të tolerojnë
Të transformosh frikën që ke si prind në një dinamikë edukative nuk është dhe aq e pamundur. Jeta është shprehje e dëshirës, që domosdoshmërisht, largohet nga kontrolli i nënës dhe babait. Ne si prindër na duhet që në një anë të mësojmë të shkëputemi nga "fëmija imagjinar", në mënyrë që të njohim "fëmijën e tonë real", dhe nga ana tjetër t'i japim peshën e duhur rrezikut.
Rreziqet e vërteta nuk janë kaq të shumta, në fakt, ashtu siç priremi t'i hiperbolizojmë. Ato duhen vlerësuar në bazë të moshës së fëmijëve. Ne shpesh, nuk i njohim kapacitetet e të vegjëlve tanë përballë vështirësive.
Ndërkohë që fëmijët i dinë më mirë aftësitë e veta. Dhe pikërisht për këtë shkak na lindin edhe konfliktet me ta: Fëmija do të tregojë se është i rritur por ne ngurrojmë ta lëmë të lirë. A mund ta bëjmë një gjë të tillë dhe si? Kjo mund të ndodhë duke zhvilluar besimin tek fëmijët: kështu i ndihmojmë të forcojnë kapacitetin e veprimit. Vetëm duke evituar t'i mbrojmë së tepërmi ia dalim t'i mbrojmë me të vërtetë.
Të rritemi, një proces i jo linear
Sjellja që duhet të kemi si prindër kërkon një punë të gjatë vëzhgimi dhe pranimi për ta lejuar eksploruesin e ri që të zhvillohet. Procesi i pavarësisë së fëmijës nuk është linear, por bën hapa të vazhdueshëm para dhe prapa. Psikologët që janë marrë gjatë me fëmijët tregojnë se te vegjlit e eksplorojnë botën duke nisur nga kjo "bazë e sigurt" që përfaqësojnë të rriturit.
Ata arratisen, kërkojnë pavarësi, pastaj kthehen tek nëna dhe babai, kërkojnë strehë, rinisen dhe zgjerojnë hap pas hapi terrenin e fituar ... Pushimet janë dhe momenti ideal për t'u lejuar fëmijëve të vihen në provë, duke kërkuar ekuilibrin mes kapaciteteve që kanë dhe vështirësive për të përballuar rrezikun.
Fëmija do të tregojë se është i rritur por ne ngurrojmë ta lëmë të lirë. A mund ta bëjmë një gjë të tillë dhe si? Kjo mund të ndodhë duke zhvilluar besimin tek fëmijët: kështu i ndihmojmë të forcojnë kapacitetin e veprimit. Vetëm duke shmangur prirjen për t' i mbrojtur së tepërmi ia dalim t' i mbrojmë me të vërtetë. /Telegrafi/