Punë e kryer: Erdogani sërish në pushtet

Kresha

A pretty face can never trick me
perhajer.jpg

Numërimi i votave është në mbarim të procesit në Turqi pasi qytetarët kanë dhënë votat e tyre në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale ë vendit.

Më shumë se 56 milionë njerëz kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e së dielës, në më shumë se 180,000 kuti votimi në të gjithë Turqinë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan zyrtarisht ka fituar shumicën e vendeve në parlament në bazë të sistemit elektronik të numërimit të votave.

Gara presidenciale – 94,83 për qind e votave të numëruara

Rexhep Tajip Erdogan: 52.83 për qind

Muharrem Inca: 30,68 për qind

Selahattin Demirtas: 7.96 për qind

Meral Aksener: 7.44 për qind

(Burimi: Agjencia Anadolu) /MESAZHI/
 
Erdogan rizgjidhet President: Populli turk më besoi sërish

Presidenti Recep Tayip Erdogan rikonfirmohet edhe për një mandat tjetër 5-vjeçar në krye të Turqisë. Në zgjedhjet e sotme (24 qershor) Presidenti Erdogan fitoi me 52 %, ndërsa rivali i tij Muharrem Ince arriti të sigurojë 30% të votave. Me këtë rezultat Erdogan arriti të shmangë nevojën për një raund të dytë votimi. Njëkohësisht qytetarët e Turqisë votuan edhe për anëtarët e parlamentit, ku partia e presidentit Erdogan u shpall fituese me 53.6% të votave.

Erdoğan, duke iu referuar zgjedhjeve të sotme parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në këtë vend, tha se: “Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve u bënë të ditura, populli im më besoi detyrën e presidentit”, theksoi presidenti Erdoğan.

Më tej, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, Erdoğan tha se, “Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend”.

“Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind”, deklaroi presidenti turk.

Ai shtoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë.

Presidenti turk tha se do të vazhdojnë me përpjekjet që Turqia të ecë para në çdo fushë, duke shtuar se, “Qëllimi ynë në këtë periudhë është ta çojmë Turqinë drejt synimeve të vitit 2023”.

Presidenti, pas këtyre zgjedhjeve, do të ketë fuqi shtesë. Roli i kryeministrit shkrihet dhe Presidenti merr autoritetin e lëshimit të ligjeve përmes dekreteve.

Qytetarët e Turqisë u thirrën në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, duke e konsideruar provën më të rëndësishme në votimet për presidentin Rexhep Tajip Erdogan dhe 15 vjet në pushtet. Vendvotimet mbetën të hapura nga ora lokale deri në orën 18:00.

(gazeta-Shqip.com)
 
Ore eshte e vertet qe ky ka ndaluar,kenget me tekste dashurie dhe gjithashtu poezite erotike?!
Diku ne nje portal e lexova.
Din kush gje,apo kshu trillimesh interneti jane.
 
Zgjedhje si keto skam pa asnjeher nballkan

90% e popullsise voton. Asnje zenke asnje dhune. Qetesi absolute. 47% e votojne kunder. per 3 ore dalin rezultatet dhe live per te gjithe. te nesermen pune sikur mos te kete ndodh asgje.

Urime Turqise! Ka perparuar shume ne krahasim me 16 vite me pare. Sigurisht akoma ka pune per te bere dhe uroj te ece me rruge te duhur!

p.s. Nevi jo nuk eshte e vertete ajo qe ke degjuar :).
 
Ta gezojne nje diktator plus 5 vite.

Dinastia erdogan u mbeshtet e nga turqelite e Ilirides,e ata te prizrenit.
 
Ore me thane qe eshte I semure dhe se ka te gjate... a eshte e vertete apo manipulim antiturqish...:D
 
Urime per gjith turqin se diten ta vlersojn liderin e drejt.
 
Ore me thane qe eshte I semure dhe se ka te gjate... a eshte e vertete apo manipulim antiturqish...:D

Per nja 5 vjet se gjen gje iher. lol
 
mua me erdhi keq qe e zgjodhen prap...
 
I fitoi ? loool

Keq per popullin e shkrete .... i ka vrare zoti me nje tip allcak gjakatar te tille.
 
Ekstremizem diktature dhe 5 vjet.
Ai i burgosi,gazetar,politikan dhe cdo kush qe pati nje fryme ndryshe.
Sidomos ushtaraket qe jane mbajtur gjithnje per qendrime Pro Evropjane dhe te hapura.
Tani normalisht qe sdo bente kush as pipp,a tippp,as ze as frymarrje kundra.
PAsi provat i kishte dhe te diktatorise se ti gjaktare.
Burgjet s"kane me vend ne Turqi ,aq te mbushura jane me intelektual e njerez me ide e parim te ndryshme nga te keti.
Prandaj fitorja ne xhep dhe diktatoria forcohet akoma me shume dhe 5 vjetet e ardhshme.
 
Ky eshte Diktator,si nuk do fitonte?!!!

Edhe ky Populli Turk,dele me keq se ne :p

Ncuq.....populli turk e do realisht , sepse na pelqen apo jo si Erdogani nuk eshte asnje nga keta politiqenerit tane.
Vertet ne e konsiderojem diktator ,nga ato qe na pasqyrohen....ama populli e do , pse? Sepse ka fuqizuar ekonomine turke me politika ne te mire te popullit, jo si keta tanet qe na vene litarin ne fyt.
Dhe kete e pame edhe kur u prish me Putinin , sepse pavaresisht egove personale, ai mendon edhe per popullin....

ky eshte dallimi midis atij dhe ketyre palacove tone.

Por mua me habit nje gje....ne shqipove cna lidh me erdoganin per te gezuar kaq fuqishem???? mahhhh
 
Por mua me habit nje gje....ne shqipove cna lidh me erdoganin per te gezuar kaq fuqishem???? mahhhh

Nuk i mjaftuan 500 vjet shkaterrim e percudnim qe na lane ne vend e na tjetersuan si popull po akoma lexojme .... ne kete forum qe marrin guximin e brohorasin per Turqine.

Fare e keqe!

Darius
 
Nuk i mjaftuan 500 vjet shkaterrim e percudnim qe na lane ne vend e na tjetersuan si popull po akoma lexojme .... ne kete forum qe marrin guximin e brohorasin per Turqine.

Fare e keqe!

Darius

harrove PTUUUUUU!!!!!!!!!!!
 
Ku e din Ti qe e duan realisht ?

Kemi plot turq k’tej Qe realisht tregojne te kunderten... nuk po e heqin dot qafe. Ekonomia e turkut per momentin eshte pertoke ... njerezit vershojne per pune k’tej Nga ne , ne mase.

Shiko edhe paketat turistike sa lire qe jane, jane te deshperuar . Pastaj me k’te sjellje qe ben ky.. ta harroje turizmin si dikur.. e kjo me kalimin e kohes i tregon vete koha pasojat.
 
Redaktimi i fundit:

Flas per turqit qe jetojne ne Turqi, jo ata qe jetojne ne Angli.
Nuk nisem nga opinionet e disave, por mjaft te shohesh te ashtuquajteren "Grusht shteti" dhe eshte e kuptueshme....Erdoganin e shpetoi populli sepse ushtria ishte e tera e organizuar per sulm.

Nderkohe faktin qe ka bere per popullin kete e di nga ata qe njoh, sic di qe Izmiri psh voton gjithnje kundra tij (pjesa me e civilizuar e Turqise) , dhe Erdogani po e mbyt ne varferi,...
 
Nuk mund quhet Diktator nje person qe ndalon qarkullimin e ndonje te keqe ne ate vend…. derisa ai e merr persiper gjendjen e popullit si kryetar.

nuk quhet diktator as ai person, kur ndalon apo i burgos gazetaret e vendit, te cilet mirren me tradheti ndaj atij vendit ku jetojn.

poashtu eshte vendimi i tyre: derisa skan me te mir per president, e zgjedhin perseri te njejtin.

Edhe ne gjermani, per se 3-ti her u zgjedh presidentja e njejt.

pikerisht ngaqe burgos gazetar.. fjalen e lire...
 
pikerisht ngaqe burgos gazetar.. fjalen e lire...

pikerisht, nuk eshte fjala e lire ne raste, kur me qellim jan trazirat - ndezjet kunder vendit….

dhe gazetaret ashtu kan vepru disa…. meqe kudo, thirret PER MBROJTJE kunder tradhetareve/ nxitesve/ spionëve te vendit….

Urime Sulltan. Qente vazhdojne te lehin, karvani yt nuk ndalet.

#Elhamdulilah
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ashtu pra :D
 
As une nuk fola per Turqt qe jetojne ne Angli ... por per ato qe vijne te fresket e te lodhur nga Turqia.
 
As une nuk fola per Turqt qe jetojne ne Angli ... por per ato qe vijne te fresket e te lodhur nga Turqia.

Po normal qe ka kundra o zana se kot su be grushti i shtetit.
Nejse aman se ti di cdo gje me mire
 
Nuk mund quhet Diktator nje person qe ndalon qarkullimin e ndonje te keqe ne ate vend…. derisa ai e merr persiper gjendjen e popullit si kryetar.

nuk quhet diktator as ai person, kur ndalon apo i burgos gazetaret e vendit, te cilet mirren me tradheti ndaj atij vendit ku jetojn.

poashtu eshte vendimi i tyre: derisa skan me te mir per president, e zgjedhin perseri te njejtin.

Edhe ne gjermani, per se 3-ti her u zgjedh presidentja e njejt.

Jo jo ai qe perdor diktatin si Enveri, milloshevici, erdogani ....kur jane edhe myslyman quhen perendi...pika thuaj
 
Shkruan: Mustafa Bajrami

Ja përse Erdogani dhe turqit kanë insistuar në këtë fitore!?

Një ndër ngjarjet më të rëndësishme që do të ndodh pas këtyre zgjedhjeve, është pikërisht marrja fund e Marrëveshjes së Lozanos që përfundon në vitin 2023. Sipas asaj Marrëveshtje që është nënshkruar në vitin 1923, pra 100 vjet më parë, Turqisë do t'i kthehen ishujt që ja kishte marrë Greqia e ku kufiri i Greqisë i është futur në ujërat e Turqisë në afërsi edhe deri në 800 metra. Në pyetja janë mbi 1600 ishuj. Pastaj në pyetje janë tokat ish-turke në Siri, Irak, Iran. Pastaj janë marrëveshtjet me Evropën si kompenzime që do t'i bëhen Turqisë për bllokadën një shekullore. Janë gjithashtu ujërat në Mesdhe që do t'i jepen nën menagjim Turqisë, dhe, tokat e saj që kanë mbetur me Armeninë, Gjorgjinë, dhe Azerbejxhanin. Më e rëndësishmja këtu është Gryka e Bosforit qe mund të ri-negociohet, edhe pse sipas marrëveshtjes ajo kalon nen menagjimin e Turqise menjehehre. Turqia deshiron me e mbyllë atë rrugë dhe deshiron me bërë një kanal uji që të mos rrezikohet Stambolli.
Do të ketë ngjarje të nxehta dhe ndryshime tepër të mëdha, mendoj unë....!
 
Back
Top