Puna me e mire ne botë !!!

jackass

Anëtar i ri
Puna më e mirë në botë!
Kush nuk do të donte që gjashtë muaj të kënaqet në një ishull tropikal, e në të njëjtën kohë të marrë edhe rrogë të majme? Këtë “punë më të mirë në botë” e ofron një shtet australian i cili dëshiron të promovojë turizmin.
Së bashku me rrogën prej 150.000 dollarësh australianë (afro 80.000 euro), ai që e fiton punën do ta ketë të paguar edhe biletën e aeroplanit nga vendi ku udhëton deri në ishujt Hamilton, të Great Barrier Reef, ka njoftuar të martën qeveria e Queensland.

Si shpërblim, “roja e ishullit” do të ketë për detyrë të shëtitet nëpër plazhet me rërë të bardhë, të zhytet dhe të hulumtoj botën nënujore, të kryej disa punë të imëta dhe çdo javë të mbushë një faqe interneti me fotografi dhe video incizime.

Të interesuarit nga mbarë bota mund të aplikojnë deri më 22 shkurt në faqen e internetit The Best Job In The World.
/telegrafi/
 
Titulli: Puna me e mire ne botë !!!

me te vertet qenka puna mee mire ne bote:)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top