-
- Anëtarësuar më
- Apr 1, 2011
-
- Mesazhe
- 115,970
-
- Reagimet e mara
- 85,010
“Mërzi nga puna”. E tillë quhet ndjesia që provojnë të paktën 1 në 4 të punësuar, të cilët e shtyjnë atë vetëm duke ngrënë, duke pirë dhe duke u argëtuar gjatë saj. Këto janë rezultatet e një studimi të prezantuar në konferencën vjetore të Shoqërisë Psikologjike Britanike, nga Sandi Mann i Universitetit të Lancashire. Ai tregon sesi psikologët britanikë kanë intervistuar 102 punonjës të administratës dhe kanë gjetur se 1 në 4 prej tyre vuan nga një mërzitje kronike në zyrë. Duke e derdhur atë në kafe gjatë pushimeve, ndërsa në fund të ditës duke konsumuar më shumë alkool. Mërzia, tregon studimi është një e keqe për punëtorët, ku besohet se pothuajse për 80 për qind të tyre, ajo është mërzitje kronike. E cila shoqërohet me humbje të përqendrimit dhe dëshirë për “arrati” .
B:nacionalalbania