Publikohen arsyet shkencore, ja pse kur shihni letra apo filxhan shumë gjëra ju dalin

Guest2

Antarë i Respektuar
8638de14a0bbf2beeefa79fb6b0ad7cc_XL-500x305.jpg

Publikohen arsyet shkencore të realizimit të falleve në përgjithësi. Realizimi i shumicës së fjalëve të bëra nga ana e fallxhoreve, është një gjë për të cilën jeni kureshtar edhe ju. Shumë prej jush që po lexoni këtë material, mund të keni parë të paktën një herë filxhan.

Disa vetë e me shoqëri, plot të tjerë te ca fallxhore që u del nami si “të papara”, nga vetë ne që shkojmë e shikojmë filxhan ose letra. E shtangemi medemek kur na gjen gjëra dhe habitemi si e bën.

Dalja e shumicës së fjalëve të thëna nga ana e fallxhoreve, është një gjë për të cilin jeni kureshtar edhe ju. Mirëpo cila është arsyeja e kësaj?

Mund të kuptohen fjalët standarde dhe njohja e disa gjërave nga personat e afërt kur shihni së bashku fall. Mirëpo çfarë ndodh kur fallin e shikojnë fallxhoret që merren enkas me këtë “punë”? Si ndodh që ato të shpjegojnë ato që janë jetuar në të kaluarën dhe të sugjerojnë dhe se çfarë do ndodhë më tej në të ardhmen?

Përgjigjet në këto pyetje tani janë gati: Kjo quhet Efekti Barnum.
Kjo teori, e cila në literaturë është e njohur me emrin Efekti i Barnumit, në të vërtetë bazohet në themelet e fallit të njëjtë për të gjithë. Teoria në fjalë, që njihet edhe si Efekti Forer, është një vëzhgim që përshkruan tendenca për rezultate të larta të parashikimit të paqartë të personaliteteve të tyre, i cili është përgatitur pothuajse për vetë ata. Mirëpo e vërteta është që këto parashikime i përshtaten shumicës së njerëzve.

Le të japim një shembull që u jetua gjatë historisë, në lidhje me këtë. Lektori i quajtur B. R. Forer, që në vitin 1948 është marrë me këtë çështje. Ai i shpërndau letrat me fall të njëjtë për të gjithë studentët e tij dhe kërkoi prej tyre që t’i shënojnë ato të cilat i përshtaten atyre.

Ndërkaq në letër shkruante kështu: “Keni nevojë që të tjerët t’ju pëlqejnë dhe t’ju admirojnë, por në të njëjtën kohë keni tendenca të jeni autokritikë ndaj vetes. Personaliteti juaj ka disa anë të dobëta, por zakonisht keni aftësi t’i kompensoni ato. Keni kapacitet të madh të cilin nuk e përdorni për ta kthyer në favor tuaj. Ndërsa në pamje të jashtme dukeni si të disiplinuar dhe plot vetëbesim, në brendësinë tuaj jeni të shqetësuar. Ngandonjëherë në mendjen tuaj lindin dyshime serioze se a keni marr vendim të duhur apo jo ose a keni bërë të drejtë apo jo. Ju preferoni një sasi të caktuar ndryshimesh, ndalesat dhe kufizimet ju bëjnë të palumtur. Jeni krenar nga të qenit një mendimtar i pavarur, ndërsa nuk i pranoni pretendimet e të tjerëve pa patur prova të kënaqshme, por gjatë rrëfimit tuaj nuk e gjeni të drejt që të hapeni para dikujt tjetër. Ndonjëherë jeni të hapur, gjakftohtë dhe social, ndërsa ngandonjëherë jeni të mbyllur në vete, të frikësuar dhe bëheni të fshehtë. Ndonjëherë keni edhe dëshira joreale”.

Prej studentëve u kërkua që tekstet e shkruara në letër t’i vlerësonin me 1 deri në 5 për ato të cilat i përshkruanin ata më së miri. Ndërkaq mesatarja e këtij vlerësimi ka qenë 4.20 pikë. Me këtë studim Forer arriti në rezultatin se njerëzit kanë tendenca t’i perceptojnë këto fjalë, të cilat mund t’i përshtaten pothuajse të gjithë njerëzve, si të jenë shkruar për vetë ata.

Kuptojeni se ato fjalë që ju thonë fallxhoret janë “fjalë të përgjithshme” për të gjithë dhe nuk janë të posaçme vetëm për ju.

(d.d/BalkanWeb)
 
Titulli: Publikohen arsyet shkencore, ja pse kur shihni letra apo filxhan shumë gjëra

Ec e futju ne koke grave. Ka raste kur maxhupja u ka marr mijera euro me pallavra.

Ne fillim informohen pastaj te vine e dere dhe behen kinse po i gjejne te gjitha. Kur gjejne injorante mire ju bejne.
 
Titulli: Publikohen arsyet shkencore, ja pse kur shihni letra apo filxhan shumë gjëra

Si perfundim eme fjale te thjeshta,arsyea cila ishte?!

Po pertoj te lexoj tash,jo se jam gje e trash si Averi dmth lol
 
Ja se ta shpjegoj une, se mos e ngarkon trurin me tere ate tekst dhe taksirat me flejt ne gjume gjithe diten.

Ne tekst shkruan se njerezit jane te prirur qe te besojne ato qe u pelqejne apo konvenojne. Per kete arsye fallxhoret flasin ne terma te pergjithshme ne menyre qe te jene me te besuara.

Pshemudh: "Reaa, ti je vajze shume e zgjuar por nuk e shfrytezon sa duhet potencialin tend".
Tani, edhe pse te dy e dijme qe ti nuk je e zgjuar.. ti e merr per te mireqene sespse keshtu te pelqen te jesh.

P.s. Epo ta mbash se e lype vet :P
 
Une psh njehere kam pare filxhan dhe skishte lidhje me kto qe thote artikulli.
Dhe skam pare me leke , por ajo tipja me gjeti gjera konkrete qe kishin ndodhur realisht...
Kshuqe une qe ath nuk i dua me kto lloj gjerash dhe nuk permbys me as filxhane e as letra e as i lloj pislliku.
Qe dicka kane kto dihet...po se ca ky artikulli nuk thote asigjo
 
Mire une bjonde po ty ku te shpie mushka o byrazer?! :P

Ma rite neren me tere kete kapitull dhe kohen qe me perkushtove per te mu pergjigjur lol
 
Citim;Përgjigjet në këto pyetje tani janë gati: Kjo quhet Efekti Barnum.
Kjo teori, e cila në literaturë është e njohur me emrin Efekti i Barnumit, në të vërtetë bazohet në themelet e fallit të njëjtë për të gjithë. Teoria në fjalë, që njihet edhe si Efekti Forer, është një vëzhgim që përshkruan tendenca për rezultate të larta të parashikimit të paqartë të personaliteteve të tyre, i cili është përgatitur pothuajse për vetë ata. Mirëpo e vërteta është që këto parashikime i përshtaten shumicës së njerëzve.

Jam shume dakort me kete pjese!
 
Titulli: Publikohen arsyet shkencore, ja pse kur shihni letra apo filxhan shumë gjëra

Une psh njehere kam pare filxhan dhe skishte lidhje me kto qe thote artikulli.
Dhe skam pare me leke , por ajo tipja me gjeti gjera konkrete qe kishin ndodhur realisht...
Kshuqe une qe ath nuk i dua me kto lloj gjerash dhe nuk permbys me as filxhane e as letra e as i lloj pislliku.
Qe dicka kane kto dihet...po se ca ky artikulli nuk thote asigjo

E si mund te shpjegohet kjo?!

Une vazhdoj te besoj qe informatat i marrin paraprakisht. Por cka s'ben vaki.
 
Titulli: Publikohen arsyet shkencore, ja pse kur shihni letra apo filxhan shumë gjëra

Mire une bjonde po ty ku te shpie mushka o byrazer?! :P

Ma rite neren me tere kete kapitull dhe kohen qe me perkushtove per te mu pergjigjur lol

Ncncnc. Me te vra me plumb te bej nder. Ty duhet pak nga pak.. me torture. Lol
 
Titulli: Publikohen arsyet shkencore, ja pse kur shihni letra apo filxhan shumë gjëra

E si mund te shpjegohet kjo?!

Une vazhdoj te besoj qe informatat i marrin paraprakisht. Por cka s'ben vaki.

Tashi kjo tipja qe po te them , skish ku merrte informata per mu , me dit gjera qe vetem une i di :P
se thesi shpume nuk jemi...kemi e ca gjera qe i mbajme per vedi :P

u habita e une , dhe prandaj vendosa mos te merrem me me keto....njehere boll ishte :P
 
Titulli: Publikohen arsyet shkencore, ja pse kur shihni letra apo filxhan shumë gjëra

Ncncnc. Me te vra me plumb te bej nder. Ty duhet pak nga pak.. me torture. Lol

Me bjer e le te me dhembi... :brutal:

Ok tash te behemi icik serioze :P Ne lidhje me temen nuk eshte se jam marr shume,dmth kam shkuar nja dy here per kuriozitet me shume dhe vertet me theshin gjera qe si dinin per jeten time.Tani ku e si i shikojne apo nga i dine kete nuk e di,por besoj se ka vertet fallxhore te afta mjaft dhe profesionale pervec atyre qe mundohen te mashtrojne njerezit me taktika te ndryshme..

Vec nje gje,rujuni nga mallkimi i ndonje fallxhoreje..do t'ju zere edhe pse une se besoja kete por njoh nje rast kur mbasi u mallkua pse spagoi 100 leka me shume,asaj ju shkaterrua familja e deri me sot s'po gjen derman.. :jooo
 
Titulli: Publikohen arsyet shkencore, ja pse kur shihni letra apo filxhan shumë gjëra

Tashi kjo tipja qe po te them , skish ku merrte informata per mu , me dit gjera qe vetem une i di :P
se thesi shpume nuk jemi...kemi e ca gjera qe i mbajme per vedi :P

u habita e une , dhe prandaj vendosa mos te merrem me me keto....njehere boll ishte :P

Nese qenka keshtu puna atehere vertete interesant.
 
Titulli: Publikohen arsyet shkencore, ja pse kur shihni letra apo filxhan shumë gjëra

Me bjer e le te me dhembi... :brutal:

Ok tash te behemi icik serioze :P Ne lidhje me temen nuk eshte se jam marr shume,dmth kam shkuar nja dy here per kuriozitet me shume dhe vertet me theshin gjera qe si dinin per jeten time.Tani ku e si i shikojne apo nga i dine kete nuk e di,por besoj se ka vertet fallxhore te afta mjaft dhe profesionale pervec atyre qe mundohen te mashtrojne njerezit me taktika te ndryshme..

Vec nje gje,rujuni nga mallkimi i ndonje fallxhoreje..do t'ju zere edhe pse une se besoja kete por njoh nje rast kur mbasi u mallkua pse spagoi 100 leka me shume,asaj ju shkaterrua familja e deri me sot s'po gjen derman.. :jooo

Mos ke frike se nuk te godas shume here ne te njejtin vend. :P

Serio, kur me thone 2 veta qe jam tape.. mbeshtetem per muri.

Ma ndryshuat sadopak bindjen qe e kisha, por nje grimce skepticizem e mbaj ama.
 
Me falni per sinqeritetin tim porr

Ka idiote qe ju besojne ketyre gjerave?!!
Po ka , dhe pse nuk jane te duhurat per tu frekuentuar , gjejne shume cka
Nuk eshte ceshtje besimi apo jo besimi , por eshte fakt!
A duhet ti frekuentoni....kte e ka zgjedhje gjithkush
 
Frekuentimi eshte ceshtje besimi. Nese nuk beson nuk shkon.
Normal qe zgjedhje individuale ngelet, une dhashe kendveshtrimin tim. Fatin tend e di Ai lart qe e ka shkruar dhe ti qe e ke ne dore jo fallxhoret.
 
Frekuentimi eshte ceshtje besimi. Nese ai beson nuk shkon.
Normal qe zgjedhje individuale ngelet, une dhashe kendveshtrimin tim. Fatin tend e di Ai lart qe e ka shkruar dhe ti qe e ke ne dore jo fallxhoret.
Tema thote nese gjejne gje dhe si e gjejne dhe jo si besojme ne.
Kam qene e une shume skeptike dhe njehere me mjaftoi per te thene qe ekzistojne njerez qe dine te lexojne sa te ardhmen , po aq e te shkuaren.
Pjesen e fatit , sigurisht qe na e ka parashkruar dikush tjeter, ose e shkruajme cdo dite ne ....por ekzistojne edhe ata qe na e lexojne :P
 
Edhe pse dal nga tema u shujt dynjaja? :P

Nejse na falni nese u prek dikush qe u shpreha ashtu. Une prape njejte mendoj qe jane idiotsira tju besosh fallxhoreve. Me mire shko ne nje kishe a xhami a nje vend te shenjte sesa te fusesh shpirtin dhe mendjen ne gjynaf me ato ndyresira.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top