Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Psikosomatika ndikon në shëndetin fizik më shumë sesa mendohej

Nga Astrit Lulushi

ثshtë vënë re se personat që në të shumtën e rasteve janë në tension, frikë, panik a në ankth të vazhdueshëm paraqesin simptoma të sëmundjeve fizike. Gjithashtu, ekzistojnë mjaft shembuj kur personi “paralizohet” nga frika ose kur mendon se është i sëmurë, sëmuret me të vërtetë. Por ka ndodhur edhe e kundërta; kur personi i sëmurë fizikisht, e ka bindur veten se nuk është i tillë, dhe “mrekullisht” është shëruar plotësisht. Sëmundje a shërime të tilla, quhen psiko-somatike, psikiko-fizike, që do të thotë se ndjenja, mendimi, emocioni ndikon në gjendjen trupore.

Shpesh i ndodhur nënstres, njeriu provon dhimbje në kokë, gjoks, stomak e gjetkë pa ndonjë shkak fizik. Edhe pse lindin nga mendimi a ndjenjat, sëmundjet psikosomatike sjellin pasoja të rënda fizike. Përllogaritet që rreth 90 përqind e vizitave tek mjeku kryhen për shkak të problemeve të ndikuara pjesërisht nga stresi, prandaj sëmundjet psikozomatike janë më të shpeshta sesa mendohet.

Jo rrallë njeriu ankohet nga dhimbjet që mund të jenë shkaktuar nga gjendja psikologjike. Sëmundjet a vështirësitë fizike që shkaktohen nga mugesa e vitaminave ose lëndime të trurit mund të sjellin simptoma të rënda psikologjike. Por sipas ekspertëve, kur shkaktari është i pasigurt, mundësia është që sëmundja të jetë psikozomatike ose inorganike, pra e shkaktuar nga stresi a gjendja shpirtërore a mendore.

Disa sëmundje që më parë mendoheshin se ishin psikosomatike, si për shembull alergjitë, tani dihet se shkaktohen kryesisht nga faktorë organikë. Një faktor ndërlikues është se psikozomatika apo gjendja emocionale a psikike ndikon në zhvillimin e shumë sëmundjeve si ato në zemër ose në stomak, përfshi ulçerin e llojit peptik që shpesh krijohet në dueoden.

Megjithëse në 80 përqind të rasteve ulçeri në stomak shkaktohet nga infeksioni bakterial, shkencëtarët ende jo të bindur për këtë, vazhdojnë kërkimet për të parë nëse stresi është një shkaktar i mundshëm ose të paktën ndërlikohet në zhvillimin e semundjes. Në rastet kur nga stresi a ankthi shfaqen shenja si dhimbje në kokë, stomak, gjoks, ose kur pjesë të trupit mbulohen nga njolla të kuqe në lëkurë pa ndonje shkak fizik, ekspertët thonë se mënyrat qetësuese si meditimi, ushtrime fizike a teknika të tjera shlodhëse, dhe gjumi i mjaftueshëm, shpesh herë japin rezultate të mira.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back