Love
βeℓℓe â๓e
Ylli PANGO
Për: Mapo
Ekziston ajo që mund të quhet psikologji e shqiptarëve, sikurse ka psikologji të çdo populli, a ndryshe psikologji kombëtare aimages nacionale. Wundt, psikolog i njohur gjerman i shekullit 19, u mor i pari dhe përdori termin psikologji e popujve.
Psikologjia kombëtare është ajo çka i dallon popujt nga njëri-tjetri (veç tipareve të përbashkëta) në tërësinë e tipareve psikologjike të personalitetit, në sensin e vlerave, emocioneve e ndjenjave, besimeve, qofshin fetare në sensin më të gjerë, qofshin të besimeve më të specifikuara në një aspekt më të ngushtë, në aspektin e mentalitetit, moralit, qëndrimeve karshi fenomeneve a ngjarjeve të caktuara. Të gjitha këto tipare formësohen, mbështeten, e zhvillohen edhe nga familja, edukata që jep ajo, shkolla, gjuha që i mishëron këto vlera të përbashkëta, mjedisi kombëtar etj.
Normat, reagimet tipike emocionale kanë gjithashtu tipare dalluese, veç të përbashkëtave, për popuj a grupe popujsh. Kështu flitet për temperamentin mesdhetar, me tipare si gjaknxehtësia, dinamizmi që i karakterizon ata. Në këtë shembull mund të flitet pra edhe për psikologji grup-popujsh, të atyre mesdhetarë. Dhe temperamenti e emocionet janë pjesë e psikologjisë, kjo dihet. Virtytet e veset dhe koncepti për to në popuj të ndryshëm, i dallojnë ata gjithashtu nga njëri-tjetri.
Tek ne, fjala vjen, është bërë mbizotërues këta 23 vjet mentaliteti i vlerësimit a mbivlerësimit të të fortit, të më të fortit, fituesit, qoftë ky edhe jo në anën e së drejtës a moralit të gjithëpranuar formalisht. Nga ana tjetër del në pah në jo pak raste edhe përbuzja, a së paku shpërfillja e viktimës e humbësit. Por ka padyshim ndikim edhe reminishenca e regjimeve totalitare.
Shumica e popullit, në mos i gjithi, duhet të ishte me një ideologji, një parti, një bindje. Me atë fituese. Madje edhe në fushën e sportit, një pjesë më e madhe e njerëzve ishte tifoz, fjala vjen, me Partizanin si ekip i pushtetit dhe shumë pak me të tjerët. Po kështu ne flasim për një qëndrim të veçantë karshi punës së popullit gjerman dhe kjo bindje për këtë tipar kombëtar gati-gati është aq e vjetër, saqë edhe në historinë e Francës pranohet roli e ndikimi i kësaj psikologjie disipline gjermane të punës në viset e Francës Veriore, banuar kryesisht nga fise me prejardhje gjermanike. Ne flasim gjithashtu për bindje të thella fetare të popullit rus në shekujt e carëve, për besim të tillë që e bënte fshatarin e thjeshtë rus, megjithë jetën e skëterrshme, të vdiste kurdoherë i qetë me sigurinë e thellë se e priste paqja e amshuar. Turgenievi ka një tregim të mrekullueshëm për këtë Si vdes rusi. Ne njohim gjithashtu qëndrime a raporte të caktuara tepër specifike të japonezëve karshi grupit a kolektivit.
Që në shkollimin e hershëm, dikur, ky formim i jepte japonezit mentalitetin e ekzistencës brenda një të tëre, grupi, duke e njësuar a identifikuar veten me të deri në vetëflijim. Individi në vetvete ishte shumë i parëndësishëm në këtë raport. Kjo përbënte, të paktën deri vonë, një tipar tërësisht kombëtar të psikologjisë japoneze. Krenaria e shtetasit amerikan, kompleksi i superioritetit kudo në botë, thjesht për faktin se është amerikan, qytetar i një shteti me rol primar në botë, sidomos pas Luftës së dytë Botërore, është kthyer gati-gati në tipar të fituar, të mësuar, të psikologjisë kombëtare. Dembelizmi, a tradita e rehatisë në disa vise shqiptare të Shqipërisë së Mesme, është gjithashtu një tipar lokal, ndoshta i trashëguar nga periudha e pushtimit turk.
Të gjitha këto janë shembuj të dallimeve të psikologjive të kombeve a popujve të ndryshëm që janë trashëguar gjatë, a janë fituar e zhvilluar edhe në kohëra moderne. Padyshim që brenda popujve ka pastaj dallime nga individi në individ, psikologji individësh, ndryshime individuale, motivime a gjendje shpirtërore të ndryshme, aftësi a bindje që ndryshojnë nga njeri individ te tjetri, qëndrime krejt të ndryshme karshi politikës, jetës, fesë, ideologjive etj. Por ka edhe paragjykime e diskriminime tepër dalluese për të tjerët brenda psikologjive kombëtare; ka racizëm e diskriminim që i bashkon, siç bashkonte dikur jo pak njerëz në ShBA në raport me racat e tjera Edhe brenda së njëjtës familje ka dallime e njëjtësime.
Brezat e rinj karshi të vjetërve, emigrantët e rinj dhe përqafimi syresh i tipareve kombëtare të vendit ku janë, të folurit, konsideratat, mentaliteti, ndryshimi i tyre në varësi të vendit ku rrojnë e rriten, flet gjithashtu për huazim a marrje të tipareve të psikologjisë kombëtare të atij vendi ku jeton, dhe humbje të një pjese të atyre tipareve që karakterizojnë popullin të cilit i takojnë prindërit tuaj. Por sot krahas dallimeve të psikologjive kombëtare ka edhe tendencë për kozmopolitizëm, afrim psikologjish kombëtare me njëra-tjetrën, në një lloj psikologjie ndërnacionale që i kundërvihet gjithnjë e më shumë psikologjive nacionale, ka edhe amerikanizim, ka edhe njësime…
Psikologjia është e gjerë dhe nuk përfshin vetëm mentalitete, por edhe ndjenja, emocione, qëndrime, modë, kopjime, ndryshime të tyre, huazime nga të tjera psikologji zotëruese etj. Për rrjedhojë, kemi edhe psikologji shqiptare kombëtare, që është me mjaft me vlerë të studiohet dhe të analizohet.
Nuk është e lehtë…
Dhe për mua është një premtim i vjetër që ia kam bërë vetes ta kryej në një të ardhme nëpërmjet një libri. Gjithsesi, sa për një ide paraprake kemi edhe ne tipare tonat të ngulitura brez pas brezi, disa të tjera të sjella nga pushtuesit a regjimet shtypëse a diktatoriale, tipare të tjera në ndryshim të vijueshëm e të tjera fort të ngulitura. Si të tilla ka gjithashtu syresh negative e pozitive.
Sa më shpejt t’i rilevojmë, studiojmë, njohim, aq më mirë do të jetë për një ringritje të mëtejshme të ndërgjegjes e personalitetit kombëtar, identitetit e anëve pozitive të tij, por edhe të mënjanimit të aspekteve negative.