Interneti është tashmë pjesë e pandashme e jetës sonë dhe përdorimi i saj shpesh bëhet i parezistueshëm prej momentit që sadopak krijohet ndjesia e përdorimit të tij. Por përkundër kësaj, menaxhimi i përdorimit të internetit, më saktësisht i rrjeteve sociale, varet kryekëput nga karakteri dhe nevojat e papërmbushura individuale. Meqë këtu po fokusohemi vetëm në varësinë ndaj rrjeteve sociale, atëherë duhet shtuar që në fillim se asaj i paraprinë, mbi të gjitha, pamundësia e interpretimit të qartë të disa shprehive, nevojave individuale dhe kompleksiteteve të tjera për të cilat interneti gjen gjithmonë mënyra për t’i harruar, për t’i fshehur, për të zbutur stresin dhe në përgjithësi për t’u ndjerë më mirë me veten.
Ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e varësisë janë: mosaktivizimi në punë që kërkojnë angazhim intelektual dhe fizik që do shmangnin përdorimin e shpeshtë të rrjeteve sociale, mosprezenca e një shoqërie te mjaftueshme, pamundësia e realizimit të kapaciteteve individuale në ambientin e jashtëm, mungesa vetëbesimit, mbajtja e një raporti me publikun në rast se personi është figurë e njohur, si dhe mosnjohja e thellë e motiveve dhe mendjes së tjetrit. Varësia nga rrjetet sociale krijohet lehtë tek përdoruesit, si tek ata që postojnë vazhdimisht, ashtu edhe tek ata që vetëm ndjekin postimet e të tjerëve. Pra, siç thuhet edhe nga Asociacioni Amerikan i Psikologjisë, bota virtuale në këtë mënyrë dhe me të njejtën fuqi, i lidh njerëzit dhe i izolon ata nga njëri-tjetri.
Njerëzit preferojnë rrjetet sociale dhe bëhen lehtësisht të varur prej tyre për faktin se vetëm aty ofrohet mundësia e palimituar për të shprehur çdo gjë që duan, kurdo që duan dhe si do që të duan. Prandaj edhe është bërë e dukshme nevoja që njerëzit të mbajnë/krijojnë raportet me njëri-tjetrin më tepër përmes rrjeteve sociale sesa që të investojnë në të njejtën masë dhe në nivel më të qëndrueshëm në jetën e përditshme reale.
Simptomat e varësisë që mund të numërohen janë: pamundësia e kontrollimit të kohës, nervoza dhe parehatia që krijohet kur kyqja në internet është e pamundur, fillojnë të shfaqen rezultate negative në fusha të tjera të jetës, krijohet një tension nga imazhi i shtrembëruar i jetës shoqërore, përdoruesit kthehen në depresive, të palumtur, lehtësisht biejnë pre e krahasimeve të shpejta me të tjerët, e ç’është më e keqja, fillojnë të njohin por edhe të krijojnë përshtypje për tjetrin vetëm në bazë të asaj çfarë tregohet në rrjetet sociale. Rezultatet e studimeve nga Asociacioni Amerikan i Psikologjisë tregojnë se të gjithë ata që janë përdorues kompulsivë të internetit, e kanë të pamundur të flasin qartë mbi ndjenjat dhe mendimet e tyre, e në këtë mënyrë, as nuk i zhdukë dot “parehatitë individuale” sepse çdo qëndrim I zgjatur jashtë përdorimit të internetit, shton përjetimin e emocioneve negative.
Por si mund të ‘shërohet’ varësia ndaj internetit?
Si në çdo gjë tjetër, edhe këtu duhet fillimisht të ndihet nevoja e ndryshimit të disa shprehive të caktuara. Si hap i parë për shmangien e varësisë ndaj internetit është përpjekja për t’ia sqaruar vetes arsyet e çdo elementi që çon në varësi ndaj rrjeteve sociale sepse vet përpjekja për t’i njohur ato, është hap shumë i rëndësishëm për të filluar tërheqjen graduale. Si hap i dytë, është përpjekja për t’u lidhur me njerëz që nuk janë vazhdimisht online (e të cilët, në dukje të parë, nuk pëlqehen edhe shumë nga përdoruesit kompulsivë). Të tillët kanë shumë ç’të ofrojnë në jetën reale e cila rezulton të jetë më e këndshme sesa ajo virutale. Pastaj, si mënyrë tjetër preferohet heqja e internetit të parapaguar nga telefonët apo përdorimi i aparatëve më të thjeshtë telefonikë që lejojnë hapësirë për më shumë diskutim me njerëz. Dhe në fund, por jo më pak e rëndësishme, është theksimi i faktit se çdo respektim i zgjatur i vendimit për të mospërdorur internetin, i hap rrugë vendosmërisë për të vazhduar edhe më tej përdorimin më të rrallë të tij dhe përfshirjes në aktivitete që ofrojnë kënaqësi shumë të mëdha dhe më të qëndrueshme sesa interneti.
Etleva Durmishi