Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Jo gjithmone ..ja per xhaxhin enver,per hitlerin.... nuk do flisja mireMarrëdhëniet tona me vdekjen
Faktori i dytë, nga i cili rrjedh ndjenja që provojmë sikur kemi humbur në këtë botë, dikur tepër të bukur e familjare, është shqetësimi që na krijon raporti ynë me vdekjen, ashtu siç e kemi patur të ngulitur deri tani. Ky raport nuk ka qenë i sinqertë. Për mendimin tonë, ne kemi qenë, natyrisht, gati ta pranojmë mendimin se vdekja është rrjedhim i gjithë jetës, që secili prej nesh i detyrohet natyrës me një vdekje dhe duhet të jetë gati ta paguajë këtë borxh, me një fjalë, që vdekja është e natyrshme, e pandryshueshme dhe e pashmangshme. Në fakt, ne e kemi bërë zakon të sillemi sikur puna qëndronte ndryshe. Kemi treguar hapur një prirje për ta lënë mënjanë vdekjen, për ta përjashtuar nga jeta. Kemi provuar ta kalojmë në heshtje; a nuk kemi proverbin: e kujton si vdekjen? Sigurisht, si vdekjen e tij. A thua se vdekja jonë nuk lidhet me ne dhe nuk është aq e shpeshtë sa të ketë lidhje me ne e që ne vazhdojmë të ekzistojmë duke qenë vetëm spektatorë. Pikërisht kjo është arsyeja që në shkollën psikoanalitike është guxuar të bëhet kjo deklaratë: në thelb, askush nuk beson te vdekja e vet apo që, është e njëjta gjë, në pavetëdije secili nga ne është i bindur për pavdekësinë e vet.
Përsa i përket vdekjes së një tjetri, njeriu i qytetëruar shmanget me kujdes të flasë për këtë mundësi me qëllim që ai që e ka afër vdekjen, të mos e dëgjojë. Vetëm fëmijët nuk e përfillin këtë përkufizim; ata kërcënojnë pa u trembur me vdekjen e mundshme dhe gjejnë edhe mjetin për t’i thënë në sy një personi të dashur fjali të tilla si: e dashur nënë, kur ti, fatkeqësisht, të kesh vdekur, unë do të bëhem kështu e ashtu. Një i rritur i qytetëruar nuk do t’i bënte vend me kënaqësi në mendimet e veta vdekjes së një tjetri sepse do t’i dukej vetja i ashpër e i poshtër, me përjashtim të rasteve kur është profesion i tillë si mjeku, avokati apo dikush tjetër që e lidh puna me vdekjen. Është e lejueshme të mendohet për vdekjen e tjetrit vetëm kur ajo lidhet me një përfitim në fushën e lirisë, të së mirës, të situatës. Natyrisht, vdekja nuk mund të ndalet nga delikatesa e ndjenjave tona; kur ajo ndodh, ne çdo herë prekemi e goditemi thellë në shpresat tona. Ne e vëmë thekshin rregullisht te shkaku i rastësishëm i vdekjes, si aksidenti, sëmundja, infeksioni, mosha e madhe dhe në këtë mënyrë tradhtojmë aspiratën tonë për ta ulur domosdoshmërinë e vdekjes në nivelin e një aksidenti të rastit. Në një grumbullim rastesh vdekja na duket si një gjë para së gjithash tepër e tmerrshme. Në lidhje me vetë vdekjen ne mbajmë një qëndrim të veçantë që i ngjan admirimit që tregohet ndaj atij që ka arritur diçka tepër të vështirë, heqim çdo lloj kritike ndaj tij, mbyllim sytë para asaj që ai s’e ka bërë mirë dhe urdhërojmë: de mortais nil nisi bene, dhe e gjejmë të ligjshme që fjalimi funebër dhe guri i varrit të nderojmë vetëm meritat e tyre. Qëndrimi ynë ndaj vdekjes e për të cilin ajo nuk ka nevojë, kalon për ne para së vërtetës dhe me siguri edhe për shumicën nga ne para qëndrimit që lidhet me njeriun e gjallë…
Ne përdorim cookiese cila eshte thelbësore për ta bërë këtë faqe të funksionojë dhe ruaj sigurinë tua ne kete faqe, Cookies është opsionale.