Psikologjia e tatuazheve!

Love

βeℓℓe â๓e
Nga: ORNELA COKA

Në shoqërinë e sotme shumë njerëz priren të vlerësojnë në mënyrë të gabuar tatuazhet. Shumë prej tyre kur shohin dikë me tatuazhe të shumta në trup, automatikisht në mendjen e tyre do të vërshojnë mendime negative. Tatuazhet janë parë si shumë të çuditshme, perverse dhe antishoqërore. Megjithatë historia dëshmon se pikturimi i trupit dhe bërja e “simboleve” në të, është forma më antike dhe origjinale e shprehjes së krijimtarisë njerëzore.
Ata janë njerëz të zakonshëm si ne të gjithë, dhe dallojnë vetëm nga fakti se kanë një ndjenjë të fortë të identitetit dhe nuk kanë ndërmend të fshihen. Ata nuk janë të frikësuar nga opinioni publik dhe duan që të tjerët të dinë se në çfarë besojnë ata dhe çfarë gjykojnë se është më e mira.

56826.jpg


***

Tatuazhi derivon nga gjuha amerikane “tatoo”, e cila derivonte nga gjuha polineziane “tatu” që do të thotë të bësh trupin me shenjë. Kuptimi i termit ka mbetur i pa ndryshuar, edhe pse tatuazhi mund të praktikohet në forma dhe teknika të ndryshme duke injektuar nën lëkurë figura ose simbole nëpërmjet pigmenteve apo substancave me ngjyra. Tatuazhi është një “veshje” që nuk hiqet më, duke na kujtuar dëshirat tona më sekrete. Kombinimi i gjendjeve psikologjike ka çuar në zhvillimin e formave të veçanta shprehëse.
Zonat më të preferuara për ngjizjen e tatuazheve mbeten kurrizi,gjoksi,krahu,vithet apo edhe zona të tjera të ndjeshme. Ka tatuazhe dashurie, një shigjetë që përshkon një zemër, iniciale të dy të dashuruarve,lule,simbole zodiakale që shikohen si fatsjellës, vizatime komplekse të formuara nga pika, vija dhe forma gjeometrike.

***
Shumica e atyre që vendosin të depërtojnë në brendësinë psikologjike të personave me tatuazhe, shpeshherë duket t’i shohin ata si kriminelë dhe t’i studiojnë këta të fundit si të ishin kavie të zakonshme në një kafaz laboratorik. Në kundërshtim me këtë mendim që shumë ekspertë kanë, ata të cilët kanë tatuazhe nuk bëjnë pjesë në ndonjë nga këto lloj kafazi laboratorik. Në vend të kësaj, ata janë duke shprehur lirinë e tyre. Ata mund të përdoren si një simbol nderi, nga identifikimi me një grup të caktuar, në një simbol për të treguar kundërshtim shoqëror e për shumë arsye të tjera individuale.
Psikologët të cilët studiojnë personat me tatuazhe përpiqen të hyjnë thellë në mendjen e tyre, gjë e cila në fakt është e vështirë për tu bërë. Për qindra vjet tatuazhet kanë qenë gjithmonë një çështje për pikëpamjen psikologjike, ku shumica e njerëzve në të kaluarën prireshin të lidhnin tatuazhet me kriminelët. Edhe pse kriminelët mund të kenë tatuazhe, ata janë si shumica e njerëzve të tjerë, të cilët mund të jenë disa nga njerëzit më miqësorë në botë, por që dhe ata kanë tatuazhe gjithashtu.

Përpjekja e personave që nuk kanë tatuazhe për të kuptuar se përse dikush tjetër i pëlqen ato, ende mund të konsiderohet si një çështje për pikëpamjen psikologjike. Ata që kanë tatuazhe kanë një arsye për vendosjen e tyre, përndryshe nuk do t’i kishin vendosur në trupin e tyre. Pa marrë parasysh se ku jetoni, është një gjë mëse e zakonshme për të parë dikë me të paktën një tatuazh.
Në fakt, psikologët të cilët nga kërkimet e tyre mbi tatuazhet arritën në përfundimin se këta persona vuajnë nga një bllokim mendor krijuan për shekuj me radhë ide të gabuara duke bërë që tatuazhet të shihen me një sy negativ. Megjithatë, e vërteta është se shumë njerëz kanë vendosur në trupin e tyre tatuazhe me domethënie, të cilët tregojnë mbi vetë personin dhe backgroundin e tij.

Fakti është që ata që janë të dashuruar me tatuazhet, ndihen shumë krenarë - ata kanë marrë me vetëdije të plotë vendimin për të bërë tatuazh në trupat e tyre dhe do të dëshironin ta thoshin me krenari e të deklaronin se ata janë ata që janë. Kur ju vendosni për të njohur psikologjinë e tatuazheve, duhet së pari të kuptoni disa nga kuptimet e tyre. Një tatuazh mund t’ju tregojë shumë për individin dhe të kaluarën e tij.
Gjatë shekujve, në vend që të shuhej apo të zvogëlohej kjo tendencë, tatuazhet kanë fituar popullaritet gjë e cila tregon qartë se ato e kanë kaluar testin e kohës, ekzistojnë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë.
Duke u nisur nga një rreth i gjerë i njerëzve që kanë tatuazhe në trup nga arsyet që ata kanë përmendur rezultojnë disa arsye themelore.

• Tatuazhi përfaqëson një njeri të dashur të gjallë, ose që ka ndërruar jetë.
• Motive fetare, duke përfshirë kryqe dhe fytyra e Jezusit apo Marias
• Tatuazhet ushtarake që përfaqësojnë patriotizmin
• Tatuazhi bëhet vetëm sepse një person tjetër, një shok e ka bërë këtë gjë.

Tatuazhet janë një shenjë e shekullit të 21 dhe është vlerësuar se më shumë se 25 për qind e njerëzve nën 30 vjeç kanë vizatuar lëkurën e tyre. Shprehje personale, shtytje rinore, gabim i bërë në gjendje të dehur. Pak rëndësi ka, por fakti është se ndërsa është e modës, tërheqëse dhe sexy madje, ka edhe rreziqe dhe anë të errëta për shëndetin e dikujt, të cilat duhet të merren në konsideratë.
 
Titulli: Psikologjia e tatuazheve!

Me pelqejne per arsyet e mia dhe gjithmone domethenes, por duhet te kesh kujdes ne pergjithesi se ne c'fare vendi i ben dhe c'fare ben , pasi jo vetem mund te sjellin prb ne te ardhme, por eshte ndjenje e keqe kur behesh pishman dhe s'ke c'ti besh pak a shume.....
por ne pergjithesi me pelqejne.... :)
 
Titulli: Psikologjia e tatuazheve!

jan gjera speciale ...jan shume atraktive sidomos per sportistet
 
Titulli: Psikologjia e tatuazheve!

Une e kam bere njè :)
 
Titulli: Psikologjia e tatuazheve!

Rib+Tattoos+For+Women+%252815%2529.jpg Kjo tatu me pelqen
 

Attachments

  • Rib+Tattoos+For+Women+%252815%2529.jpg
    Rib+Tattoos+For+Women+%252815%2529.jpg
    18.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Psikologjia e tatuazheve!

S0GVLC0UbK06jYeDhMDp9AB1ybcVobn3DvytWJRjJGOZmyZ9Jf.jpg nje dite do e bej
 

Attachments

  • S0GVLC0UbK06jYeDhMDp9AB1ybcVobn3DvytWJRjJGOZmyZ9Jf.jpg
    S0GVLC0UbK06jYeDhMDp9AB1ybcVobn3DvytWJRjJGOZmyZ9Jf.jpg
    4.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Psikologjia e tatuazheve!

gqcxKu0nzVw3_6OCcpTnDex_KRwcjSneOH7P-jtIKLg=.jpg Nje nga te mijat
 
Back
Top