Psikoanaliza

braziljania

Anëtar i Nderuar
Psikoanaliza u formua nga Sigmund Freud, i cili edhe e krijoj atë duke u bazuar së pari ne mendimet e tij personale dhe pastaj që ta dijë vetë se; si dhe perse ai ishte i frigësuar nga vdekja , fobia dhe dhimbja.Ai filloj duke e analizuar së pari veten e tij cka kjo dergoj më vonë deri të ajo , kur ky filloj edhe ti analizoj njerezit e tjerë,pra pacinetet e tij. Psikoanaliza është vetem ajo që të tregoj dhe hulumtoj se perse njerezitë sillen ne menyra të ndryshme ne terë jeten e tyre te perditeshme,dhe se do të ishte mirë që të dihet se perse njeriu frigohet nga lashtesia,erresira, nga insektet etj etj , por do të ishte edhe mirë që të dihej nga kjo se , perse njerezit kan nganjehere edhe sjellje kriminele dhe cka fshifet prapa tyre.

E tera u pasqyrua në një pjesë të madhe të njerezve për shkak të psiqikes së tyre të semurë,por edhe të gjendjes së pergjtheshme psiqike. Psikoanaliza i përkushtohet njohuris dhe shpirtit te njeriut. Freud ishte vetë mjekë dhe se gjendjet neurotike të pacienteve të tij për të ishin shumë interesante për ti studjuar.Psikoanaliza i sqaron ankthet dhe ankthet e detyruara si një llojë perjetimi të tronditjes të cilat kan lenë gjurmë qysh ne fëmijeri. Njeriu nuk duhet që të ketë problemet ë medha ose thjeshtë të jetë i sëmurë psiqik që të kerkoj ndihmen nga Psikologu për trajtim në ndonjë terapi. Por shumica e njerezve e kan një frigë ne veten e vetë qe¨të mos jenë si të shenuar ose regjistruar , mendojnë se kjo ështe një punë qe duhet te mbahet seket .

E verteta është se´psikoterapia në të shumten e rasteve mirret me problemet e jetes së perditshme të psikologjisë njerzore, të cilat probleme , çdo njeri i njef ne veten e vetë por lufton kunder tyre duke i mbajtur si sekret ne brendesin e vetë.Por psikoterapia ka të bejë më se shumti me mjekimin të lirë mental sesa me atë te psikiatrisë,qe në çdo rast qellimi i terë kesaj është që njeriu të jetë mirë dhe i menqur me veten e vetë , ta zbulojë ”unin” e vetë, sesa të mjekohet me medikamente oset ek ndoj llojë qendre psikiatrike me pa nevojë.

Mbrenda ketyre viteve , shumica me kan kontaktuar dhe thuja se çdo njëri ka thenë se ”Une nuk kam probleme të mëdha psiqike që të kerkoj mjekin në psikoterapi.” , dhe nga kjo ka rezoltuar se ata nuk e kan marrur si rast seriz nevojen e mjekimit të tyre në ketë drejtim , por në filllim janë mbyllur ne vete , duke i ikur të vertetes , dhe më pas pas një kohe , ur nuk kan mundur të rezistojnë , janë lajmeruar prapë që të kerkojnë ndihmë. Psikoterapia nuk ështe asgjë tjeter vetem terapi e lirë dhe udhezim për mirqenjen shpirterore. ثshte normale të jetë jonormale

Shumica e njerzve kan një mardhenje të mirë siq edhe e quajnë mardhenje dhe dije normale. Të jesh sikur që je vetë dhe të kesh një vetbesim të plotë, kerkohet që njeriu të largohet nga ai mendim duke e bëre në vetë ketë që ta vlersoj veten si të tjeret dhe të filloj që ti bejë pyetje vetevetes se kush ne¨te vertet ai ose ajo janë, ose kush jam. تshtë e pamundur që njeriu të ketë mundesi që te jetë sikur ata te tjeret , sepse ketu njeriu bie ne ndeshë me origjinalitetin e tij personal.Nese ti mendon se je si të githë te tjeret , s´duhet për të harruar se ti je me ndryshe nga tjeret dhe origjinal ne veten tende. Edhe nese je i sëmurë psiqikishtë , ke te drejtë të llogarisesh se ti je një pjesë e njerezis dhe kerkon respekt nga rrethi, pra pamvarsishtë nga bindja e jote njerzore ose nga momentet e ndoj llojë semundje në jeten tënde.Cdo njeri vlenë aq shumë sa i tjeteri. Një Psikoterapeut mundet shpesh qe të ndihmoj ty që te kuptosh dobesit e tua dhe të mesohesh të jetosh me një penges tënden të cilen e mbanë ne brendesi , ose ne anen fizike të trupit, me një fjalë te mesohesh të jetosh edhe si handikap sepse je qenje njerzore si të gjithë. Nese ke problem serioz do të ishte më mire qe ta kuptosh natyren e atij problemi dhe si të tjeret e kuptojnë ketë llojë problemi , e jo të rrish i fshehur nen hijen e marres (turpit)ose të luftosh me veten tënde dhe me ajrin që të rrethon.

Mendimet joreflektuese


Një pjesë e mendimeve tona formulohen në një kohë te larget ose të harruar dhe nga një situatë e vështirë e femijeris, dhe kjo është një shenjë e pershtypjes infratile dhe keto mendime munden që të na e bejnë një erresirë dhe jovullnet qe ti planifikojmë ardhmeritë tona dhe mundesit tona ne jeten e më tutjeshme. Keto mendime me te cilat as nuk mundemi të mendojmë na vijnë në kokë pa dshiruar dhe keto e bejnë një llojë bllokade ku ne nuk mundemi të refkleksohemimë për se afermi, nese ndoj person tjeter nuk na kshillon që te llogarisim ne ardhmerin tonë,sepse keto mendime te lartë permendura zoterojnë mbi ndjenjat tona në menyren mekanike dhe ne atë automatike dhe e zvogëlojnë edhe deshiren tonë jetsore. Keto janë mendime qe nuk benë të mendojmë me to.Procesi i mendimit ndalet dhe futen mendime të cilat në menyren e pakontrolluar sillen vetem ne një rrethë , nuk shokjnë më perpara por vetem aty, ndersa ne behemi te papjekur qe te mesohemi nga pervoja e hidhur. Nganjehere , keto lloje te mendimeve janë large nesh dhe nuk gjindem me ne për të miren e uni-t tonë , por vijnë ne koken tonë aq shpejtë ne një citat të pa pershtateshme , kur as ne nuk e dijmë se qka po ndodhe me te vertet me ne. Ne "e dijm" se qdo here jemi pafat,dhe se nuk është ide e mirë që te provojmë dhe të ndryshojmë , se ne nuk mundemi ti bejmë disa gjëra, se të tjeret kan qdo here te drejtë,se te gjitha femrat janë joreale (fals) burrat janë zullumqar,dhe se te tjeret do të largoheshin nga ne , nese ata na njohin ne dhe brendesin tonë se qka fshehim dhe bajmë ne në veti. Në keto rrethan lindë asgjë me shumë se vetbesimi i ultë i cili më pa tjeter duhet që të kërkoj këshillen dhe ndihmen e Psikoterapeutit.

Marrë nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Psikoanaliza"
 
Titulli: Psikoanaliza

Kompleksi i Edipit
Në jetën e përditshme mund të vërehet apo dëgjohet ngjashmëria e fëmijëve me prindërit e tyre në tipin “e bija i ngjan të atit” dhe “i biri i ngjan nënës”, duke vendosur kështu një përkatësi somatike, kundrejt predisponimit të ndjenjës dhe atij të identifikimit përfundimtar. Kjo ngjashmëri ndryshe mund të quhet edhe Kompleksi i Edipit.
I ashtuquajturi Kompleks i Edipit, në të vërtetë, nuk është asgjë më shumë se një shembull i veçantë i një burgu të njeriut neurotik. Nëse individët frikësohen tek ndeshen me problemin e dashurisë në botën e madhe, nuk do të kenë shpëtim nga neurozat. Për shkak të ndjenjës së pasigurisë, ata kurrë nuk do të vështrojnë përtej atyre pak njerëzve, me të cilët janë mësuar. Ata frikësohen që nuk mund të jenë të aftë të mbizotërojnë mbi njerëzit e tjerë, siç janë të mësuar të mbizotërojnë në rrethin e tyre familjar

Kompleksi Edipit e ka marrë emrin nga mitologjia greke, prej emrit të mbretit Edip, ku sipas mitit djali i ri vret babain dhe martohet me të ëmën e tij, pa ditur se kush ishin ata.

Për këtë arsye, djali ka frikë dhe ankth nga i ati se ai do ta kastrojë (tredhë).
Për ta zgjidhur këtë konflikt, sipas Frojdit, djali identifikohet me të atin dhe shtyp ndjenjat seksuale për të ëmën. Kjo ka të bëjë me ata fëmijë që zhvillohen në mënyrë normale, ndërsa ata që nuk kalojnë këtë fazën e idit dhe fallike si duhet, ky kompleks i përcjell edhe më vonë, me komplikime të ndryshme.

Viktima të Kompleksit të Edipit janë fëmijët, të cilët janë të llastuar nga prindërit, që janë edukuar të besojnë se çdo dëshirë e tyre është ligj dhe që nuk kanë kuptuar kurrë se mund të fitojnë dashuri nëpërmjet përpjekjeve të pavarura të tyre jashtë kufijve të shtëpisë. Kur rriten, këta njerëz qëndrojnë të lidhur me prindërit. Në dashuri nuk kërkojnë një partner të barabartë, por një shërbëtor; dhe shërbëtori, me mbështetjen e të cilit ata janë më të sigurt, është prindi i tyre. Te një fëmijë Kompleksi i Edipit mund të shkaktohet kur nëna e llaston atë dhe e ndalon që të interesohet për njerëzit e tjerë dhe që babai të jetë mospërfillës ose i ftohtë. Të gjitha simptomat e neurozave japin një pamje të lëvizjes së kufizuar.


Veç të tjerash, Frojdi theksonte se përvoja bazë e të pandërgjegjshmes, përreth së cilës gjithçka nga parimi duhet të rrotullohej, ishte në raport me figura prindërore: inçestuozitet protofëminor ndaj nënës, të cilën vogëlushi do të donte ta dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën, një baba i ndier njëherazi si i plotfuqishëm, shumë i dashur dhe armik.

Rreth pesë vjeçëve, Kompleksi “evolutiv” i Edipit duhet të tejkalohet, në qoftë se incesti i pandërgjegjshëm drejt nënës dhe dashuri-urrejtja për babanë, edhe kjo e pandërgjegjshme, qëndrojnë, atëherë bëhesh neurotik, thellësisht i plagosur psikikisht dhe mbetesh i tillë deri në tejkalimin eventual të bllokimit fëminor që ka bllokuar zhvillimin normal të psikikës drejt heteroseksualitetit dhe përtej familizmit fëminor.


Fëmijët që janë 'të prapambetur' në shkollë, burra ose gra që në moshën 30 vjeç ose më shumë ende nuk kanë një punë, njerëz të cilët i shmangen problemit të martesës, neurotikët me fiksime që vazhdimisht përsërisin të njëjtat veprime, njerëz që vuajnë nga pagjumësia, që janë gjithmonë shumë të rraskapitur për të përmbushur detyrat e ditës.
Tek të gjithë këta bëhet i njohur një kompleks inferioriteti që i pengon ata të bëjnë përpara në zgjidhjen e problemeve te jetës.

Frojdi ka besuar se çdo fëmijë në mënyrë simbolike duhet të kalojë nëpërmjet përvojave të Edipit. Teoria e Frojdit është psiko-sociale për arsye se pikënisja e këtij qëndrimi lidhet me atë se çrregullimet lidhen me raportet ndërpersonale.
Simptomat, po ashtu psikologjike-psikiatrike, konsiderohen si shfaqje të sipërfaqshme të konflikteve të thella të pazgjidhura.
Po ashtu sipas psiko-dinamikës dhe psiko-analizës çrregullimet neurotike rrjedhin nga ndrydhja e përvojave zakonisht ose seksuale, ose agresive, të cilat kanë lidhje me prindërit.


Mekanizmi i ndrydhjes shfrytëzohet për mënjanimin e frikës nga dënimi ose nga humbja e dashurisë së prindërve.

1 - Meqë materiali shqetësues kur nuk i afrohet egos, konflikti mbetet i pazgjidhur dhe si pasojë individi arrin një shtrembërim të realitetit.

2 - Mekanizmi i ndrydhjes është mekanizëm i mbrojtjes.

Këtu individi përdor shumë energji, të cilën do ta përdorte gjatë zhvillimit të tij nga kalimi prej një faze në tjetrën. Për shkak të përdorimit të tepërt të mekanizmave mbrojtës dhe mekanizmave të tjerë, individi gjen disa përvoja dhe bëhet i paaftë që të përballet me shumë probleme në moshën madhore. Po ashtu, sipas psiko-analizës çrregullimi i sjelljes shkaktohet për shkak të konflikteve të pazgjidhura.



Frojdi mendonte se shumë çrregullime e deformime seksuale dhe shpirtërore në jetën e mëvonshme, e kanë bazën në këto komplekse, në faktin se këto kalojnë prej vetëdijes në pavetëdije (ndërdije) dhe atje ndrydhen, derisa një moment nuk shpërthejnë. Frojdi, lidhur me shtypjen e instinkteve thotë: "Ato nuk lejojnë t’i shtypësh dhe është e kotë të mendosh se kur i shtyp, ato ikin përgjithmonë. Më së shumti mund t’i ndrydhësh, duke i kaluar nga vetëdija në pavetëdije (ndërdije)”.

Simotra tjetër e Kompleksit të Edipit është dhe Kompleksi i Elektrës, i cili manifestohet tek vajzat në fazën fallike dhe që, po sipas Frojdit, qëndron në ndjenjën inferiore të tyre ndaj djemve, pse nuk e kanë organin gjenital si të tyre. Vajzat, zakonisht, fajësojnë nënën e tyre për të qenit femër dhe e duan babain më shumë, sepse ai ka organin gjenital si të djemve. Ky konflikt, në personalitetin e vajzës shtypet duke u identifikuar me të ëmën. /Telegrafi/
 
Titulli: Psikoanaliza

Teoria psikoanalitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj në jetën shoqërore
Teoria psikoanalitike e Zigmund Frojdit dhe roli i saj në jetën shoqërore

Nga dr. Arqile Boti

Nga fillimet e shekullit të 20 del në skenë një teori e re në psikologji dhe pikërisht teoria psiko-analitike e Zigmund Frojd(1856-1939).

Disa filozofë të ideologjisë marksiste-leniniste në kohën e Hoxhës kanë deklaruar që teoria e Frojdit është idealiste dhe reaksionare në tekstet universitare. Këtë surprizë do ta analizoj në rastet e mëposhtme, nëse është kështu me të vërtetë.

Kështu në aspektin fetar filozofik do t’i referohemi librit të Frojdit “Civilizimi, Burim Mjerimi”, ku në faqen 109, botim anglisht Frojdi shkruan: “Me ndihmën e të dhënave historike formulojmë mendimin që dogmat fetare janë MBETURINA NEUROTIKE dhe mund të themi se është çështje kohe që të zëvendësojmë në terapinë analitike të neurotikut sukseset e postimit me rezultat të një pune logjike ortodokse”.

Dhe më tej Frojdi vazhdon: “Feja do të ishte përgjithësisht një neurozë e përgjithshme e imponuar njerëzore dhe ashtu si ajo e fëmijës do të vinte nga kompleksi i Edipit nga lidhja me babanë. Dhe sipas Frojdit, tani jemi në një shkallë evolucioni që mund të parapërcaktojë largimin nga feja në saj të një formimi racional, intelektual, shkencor etj.

Dhe në faqen 196 të po këtij libri Frojdi shkruan: “Një psikolog që di shumë mirë se sa e vështirë është të gjejë njeriu rrugën e tij në këtë botë mundohet të gjykojë evolucionin e njerëzimit në bazë të njohurive të pakta që ka fituar në bazë të studimit të ngjarjeve të ndryshme gjatë procesit të rritjes që nga fëmijëria. Në këtë vrojtim arrin në mendimin që feja mund të krahasohet me një NEUROZث FثMINORE dhe është mjaft optimist të gjykojë se njerëzimi do të kapërcejë këtë fazë neurotike (domethënë të kalojë nga feja në ateizëm) ashtu si shumë fëmijë tejkalojnë një neurozë të ngjashme...”

Pra, nga këto të thënat e Frojdit rezulton se ai ka qenë një materialist dhe ateist konsekuent dhe është vërtetë për të vënë duart në kokë kur disa ideologë të Hoxhës e fusin në kampin e idealizmit duke pozuar një injorancë të pashembullt.
Këtë pikë unë do ta mbyll me një citat kuptimplotë që vijon: “Ashtu si Njutoni hoqi Zotin nga natyra, Darvini e hoqi nga jeta, ndërsa Frojdi e hoqi nga shpirti i njeriut. Mekanicizmi do t’i shkatërronte të gjitha, gjersa mbizotëroi në teorinë mbi natyrën dhe ku Zotin e zëvendësoi koncepti i natyrës dhe si rrjedhojë i këtij koncepti mekanicist trupi i njeriut ka ardhur nga natyra ose më saktë krijuar nga ajo, ndërsa ndërgjegjja e ka burimin nga trupi i tij (J.Barzun, Darvin, Marks, Wagner, Nju York 1958). Unë nuk kam çfarë të shtoj më tepër në këtë pikë.

Elementi qendror që përshkon teorinë psikoanalitike të Frojdit konsiston në postulatin që shumica dërrmuese e sëmundjeve neurotike dhe atyre psikike e kanë burimin në grumbullimin, në të ashtuquajturin inkoshient të përjetimeve seksuale shumë prej të cilëve që në kohën e fëmijërisë duke marrë parasysh dhe faktorin e trashëgimisë.

Kështu në librin e tij “Hyrje në psikoanalizë” Frojdi thotë në kapitullin e tretë: “Zbulimi i parë tek i cili na çon psikanaliza është që si rregull simptomat morboze ndodhen në lidhje direkte të drejtpërdrejtë me jetën erotike të të sëmurit, kjo dëshmon që dëshirat patogjene janë të një natyre me ato erotiket dhe na imponon ne që të konsiderojmë çrregullimet e jetës seksuale si shkaqet kryesore të sëmundjes...” dhe më tej po në këtë kapitull Frojdi vazhdon: “Vetëm po të zbulojë dikush ngjarjet e jetës fëminore, mundet të shpjegojë sensibilitetin tek traumat e mëvonshme dhe vetëm atëherë kur ne rikthejmë tek koshienca këto kujtime, të cilat zakonisht janë harruar ose më mirë janë fshirë nga harresa mund të mjekojë këto simptoma...Në qoftë se shumica dërrmuese e njerëzve mjekë ose jo kundërshtojnë të pranojnë këtë fakt, kjo shpjegohet thjesht që nën presionin e edukacionit harruan shfaqjet erotike të jetës së vet fëminore ose nuk dëshirojnë t’i kujtojnë më. Ndryshe veç do t’i shikonin gjerat në rast se do të merrnin mundimin të gjenin nëpërmjet psikoanalizës kujtimet e jetës së tyre fëminore, të observojnë, të analizojnë dhe të përpiqen t’i shpjegojnë...” dhe më tej ai shpjegon me hollësi auto-erotizmin e fëmijëve dhe karakterin instiktiv seksual të pirjes së gjirit nga fëmija.

Dhe në kapitullin e pestë të veprës së tij “Hyrje në psikoanalizë” Frojdi thotë: “Shohim se njerëzit sëmuren atëherë kur si pasojë e pengesave të jashtme ose të një përshtatshmërie të pamjaftueshme, plotësimi i nevojave të tij erotike bëhet e pamundur në realizimin e saj real. Shohim atëherë që këta persona kalojnë te sëmundja në saj të së cilës mund të gjejnë kënaqësinë, të cilën ua mohon jeta dhe më tej...nuk është vetëm “ego” e të sëmurit, i cili mohon kategorikisht të braktisë zmbrapsjet, të cilat e ndihmojnë personin të evitojë punët e tij fillestare, por edhe instinktet seksuale nuk dëshirojnë të heqin dorë nga kënaqësia, të cilën ua jep zëvendësuesi i krijuar nga sëmundja derisa nuk dimë nëse realiteti do t’u jepte diçka më të mirë...”



S. Freud, “Hyrje në psikoanalizë”

Komenti im

Duke qenë se Frojdi është ateist i hapur atëherë vetvetiu konkludohet që nuk pranon ekzistencën e shpirtit dhe si rrjedhojë inkoshienti i tij, që ka në epiqendër të terminologjisë në teorinë e tij psikoanalitike është produkt i zhvillimit të sistemit nervor, pra varet nga trupi material të zhvilluar në një shkallë të lartë sipas teorisë materialiste. Kështu që dëshira seksuale ose instinktet seksuale të frenuara, sipas Frojdit, janë të ngjashme me ato të kafshëve të larta gjitarë, të cilat ekzistojnë në kohën e riprodhimit të tyre.

Kështu, kafsha ha, pi, fle, riprodhon.

Njeriu ha, pi, fle, riprodhon.

Dhe nëse instinktet seksuale janë bazë e aktivitetit të njeriut dhe frenimi i tyre çon në shfaqjen e sëmundjeve neurotike dhe psikike atëherë në këtë fushë nuk kemi ndonjë ndryshim cilësor nga kafshët, por kemi një ndryshim sasior, kjo sepse njeriu është i pajisur me një logjikë që kontrollon instinktet.


Por Frojdi bën një ngatërresë themelore. Ai identifikon instinktet seksuale si shkak të sëmundjeve që janë karakteristike si për kafshët dhe për njeriun me ndjenjat që janë karakteristikë vetëm për njeriun. Kafsha në marrëdhënie seksuale nuk udhëhiqet nga ndjenjat, por nga instinktet. Daci dhe qeni nuk bëjnë poezi dashurie, as këngë dashurie në kohën e riprodhimit, por kryejnë instinktivisht dhe kalojnë në marrëdhënie seksi shpeshherë me dhunë të shkallëve të ndryshme. Njeriu ka ndjenja në shkallë të ndryshme, në marrëdhënie dashurore gjer në ato ndjenja të holla që janë shkruar romane, kompozime ku idealizohet dashuria dhe që ndonjëherë kalojnë në vetëmohim, si te Romeo dhe Zhulieta.

Njeriu është i prirur të krijojë marrëdhënie me atë që dashuron të seksit të kundërt dhe ndjenjat janë selektive, që ndonjëherë shprehen me dashuri në shikim të parë.

Dhe nuk janë instinktet seksuale që shkaktojnë sëmundje neurotike dhe psikike siç thotë materialisti Frojd, por janë prapësimi ose rikosheto e ndjenjës së dashurisë që mund të shkaktojë çrregullime psikologjike të shkallëve të ndryshme që nga neurozat dhe gjer te psikozat e vërteta. Ne mjekët e praktikës kemi parë mjaft të reja dhe të rinj që kanë pësuar jo vetëm neuroza, por edhe psikoza të vërteta gjatë thyerjes ose disfatës në dashuri pavarësisht a ka përfunduar në marrëdhënie seksuale apo jo, të cilat nuk kanë patur ndonjë ndikim në gjendjen psikologjike të personit.

Ndjenjat duke përfshirë dhe atë të dashurisë janë shfaqje shpirtërore, pra shfaqje të shpirtit dhe jo të materies të organizuar në shkallë të lartë siç thotë materializmi, zoti Frojd.

Shpirti njerëzor komunikon në këtë botë me mjedisin e jashtëm nëpërmjet tri hallkave themelore:



Hallka e parë është ajo e instinkteve si ajo e urisë, etjes, vetëmbrojtjes instiktive, instinktit seksual që aq shumë e ka për zemër Frojdi etj...

Hallka e dytë është ajo e ndjenjave ku rreshtohen frika, dashuria, urrejtja, smira, egoizmi, mëshira etj, pra kemi ndjenja pozitive dhe negative në aspektin moral.

Hallka e tretë është logjika ose arsyetimi që luan rolin e “doganës” që lejon ndjenjat dhe instinktet që nuk dëmtojnë shoqërinë dhe ndalon ato që dëmtojnë komunitetin dhe njerëzit e tjerë. Këto përbëjnë dhe bazën e normave morale të individit në raport me vetveten, familjen dhe shoqërinë.

Pastaj intuicioni dhe i quajturi syri i tretë është në kompetencë të Zotit që një njeriu mund t’i japë një ndriçim për një zbulim në filozofi, art, shkencë etj.

Frenimi i instinktit të riprodhimit ose seksual sipas Frojdit të shumtën mund të japë një agresivitet të lehtë ose nevrikllëk te meshkujt dhe tek femrat, por ky agresivitet kontrollohet në më të shumtën e rasteve nga logjika, ndërsa tek kafshët që nuk kanë logjikë, mosplotësimi i instinktit seksual si në rastin e demit që kur sheh lopën ka mundësi të marrë zvarrë edhe të zotin, ndërsa njeriu ka ndjenja që në rastin e riprodhimit është ndjenja e dashurisë dhe kur thyhet ose prapset ajo, atëherë mund të shfaqet ankthi dhe gjer në depresion kur një vajzë ose një djalë (kjo ndodh më tepër tek vajzat) humb shpresën se mund të rikthehet i dashuri i saj.

Kështu që identifikimi i ndjenjave me instinktet është një ndër gabimet themelore të materialistit Frojd dhe për këtë po marrim një shembull:



Një djalë ndodhet në shoqërinë e pesë vajzave, fjala vjen, ose anasjelltas një vajzë me shoqërinë e pesë djemve. Nëse ai nuk do të arrijë të ketë marrëdhënie seksi me katër prej tyre nuk i bën përshtypje kur nuk i dashuron, kjo ndodh edhe për vajzat që kur nuk duan një djalë jo vetëm që nuk u bën përshtypje, por nuk u lidhën seksualisht, por refuzojnë kategorikisht një lidhje të tillë.

Por çrregullimet neurotike dhe psikike do lindin në ato raste sidomos tek femrat atëherë kur thyhet ndjenja e dashurisë, që është karakteristike vetëm për njeriun. Që këtej del që dashuria si ndjenjë njerëzore nuk mund të jetë e barabartë me instinktin seksual dhe ndërmjet tyre nuk mund të vëmë shenjën e barazimit. Për një ateist dhe materialist siç është Frojdi, që nuk pranon shpirtin, ky gabim do të ishte i pashmangshëm.

Dhe nëse teoria psikoanalitike panseksuale e Frojdit që indirekt predikon lirinë e seksit për tu çliruar nga komplekset psikike dhe neurotike do të ishte e vërtetë, duhet të sillte në vendet ku është aplikuar diku më shumë dhe diku më pak uljen e ndjeshme të sëmundjeve neurotike dhe psikike. Por praktika e jetës vërteton të kundërtën, që atje ku ekziston liria e seksit, sëmundjet neurotike dhe psikike janë rritur në mënyrë të shpejtë, të lidhur dhe me përdorimin e drogave afrodiziake për të kompensuar rënien e fuqive fizike dhe seksuale sidomos tek meshkujt. Kështu që jeta e provon të dështuar teorinë e Frojdit.

Si konkluzion del që Frojdi duke konfonduar dhe barazuar dashurinë si ndjenjë e lartë njerëzore me instinktet dhe dëshirat seksuale që janë karakteristikë edhe për kafshët dhe duke mos bërë ndarjen ndërmjet tyre dhe kuptimin e rolit kryesor të thyerjes së ndjenjave erotike dhe jo instinkteve në shfaqjen e çrregullimeve të ndryshme psikologjike, faktikisht njeriun e redukton në një kafshë ose makinë të Ernst Heckel-it që ishte bashkëkohës i Frojdit. Kjo fatkeqësisht e çon Frojdin në pozitat e një materializmi vulgar në psikologji.

Për sa i përket rolit të xhindeve si shkaqe të sëmundjeve neurotike dhe psikike do të flasim në një shkrim tjetër.

34842_413696321891_400747_n.jpg
Gazeta Metropol
 
Metodat e psikanalizes jane te ndryshme dhe fale Zotit, disa prej tyre, nuk perdorin absolutisht shkencen e prapambetur per te permiresuar situatat mendore te njerezve.
 
Back
Top