Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
Temen e nderlidh me situaten qe ndodh sot ne bote, sidomos ne Palestin Siri dhe ne shume vende tjera.

Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

ثshtë kthyer lajmëtari i Omerit-Allahu qoftë i kënaqur me atë- nga njëra prej betejave të muslimanëve dhe e ka përgëzuar atë me fitore… Omeri e pyeti:
-Kur ka filluar luftimi?- Ai i tha:
-Para namazit të duhasë.- Omeri e pyeti përsëri:

-Kur është realizuar fitorja?
- Para namazit të akshamit.- Omeri filloi të qajë saqë iu lag edhe mjekra. Lajmëtari i tha:
-O Udhëheqës i Muslimanëve, po të përgëzojmë me fitore dhe ti po qan?...- Omeri iu përgjigj:
-Pasha Allahun, e kota nuk mund të qëndrojë përballë të vërtetës gjatë gjithë kësaj kohe, por kjo është pasojë e mëkatit që keni vepruar ju apo unë… -Pastaj ka thënë:
-Ne jemi umet, që nuk fitojmë me numër dhe municione, por fitojmë me mëkate të pakëta dhe me mëkatet e shumta të armikut. E nëse jemi të barabartë në mëkate, atëherë na mundin me njerëz dhe municione.

Sa të shumta janë mëkatet e tona! O Allah, të lutemi na i fal neve mëkatet, që i dimë dhe ato që nuk nuk i dimë, dhe ato mëkate për të cilat Ti je më i njohur se sa ne.
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Gjithsesi qe ne kete teme ia vlen ta cekim ajetin Kur'anor ku Allahu i Plotfuqishem thote:

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, deri sa ata ta ndryshojnë veten e tyre”. (Rad: 11)

Ky ajet Kur'anor, eshte njeri nder ligjet kryesore qe Allahu ka vendosur ne gjithesi, sipas te cilave funksionon jeta dhe ruhet ekuilibri. Me fjale tjera, ndryshimi/permiresimi i gjendjes se ummetit Islam, eshte ne duart tona. Ky ajet Kur'anor, apo ky ligj, eshte permendur ne Kur'an 2 here. Heren e pare, ne Kaptinen Rad, ndersa heren e dyte permendet ne Kaptinen "El-Enfal". ku Allahu xh.sh. thote:

"Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka." (Enfal, 52)

Ne Kaptinen "Rad", Allahu ua kujton muslimaneve, njerezimit ne pergjithesi, se nese ata vihen ne sprove apo fatkeqesi, ajo largohet vetem duke ndryshuar veten tende. Ndersa ne Kaptinen "El-Enfal", Allahu na kujton miresite dhe begatite e dhena, t'cilat mund te hiqen nese ne ndryshojme sjellje dhe veprojme pune te liga. Kete e pash te arsyeshme ta ceki, pasiqe edhe si hutbe per xhuma, e kam pasur kete ligjerate ta mbaje, por s'ishte kysmet ta mbaje une.

Ndihma e Zotit ndaj ummetit Islam, vjen sigurisht pasiqe ne si musliman t'i kryejme ca obligime, t'shkojme sipas Sunnetit te Pejgamberit a.s. Per t'ardhur ndihma e Allahut, nevojiten ca kushte, nder to eshte edhe Lutja, duke iu bashkangjitur lutjes edhe "PERGJERIMI", e ne n'gjuhen arabe quhet "tedarru'u".. Ummeti Islam ka nevoje per lutje dhe pergjerim, jo lutje te thjeshta, duke qendruar kembekryq, duke ecur, por lutje te sincerta. T'i pergjerohesh Allahut xh.sh., dmth t'i lutesh Atij me nje perkushtim te madh. Me kalimin e kohes, do shohim se rezultate pozitive do t'kete vetem me ane te punes, mundit dhe perpjekjes, e jo duke iu dorezuar realitetit ku jetojme.
Tedarru'u, eshte lloj lutje, por eshte me e fuqishme dhe behet me gjithe zemer. Shembull per kete lloj lutje, kemi ajetin Kur'anor:

"Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t’u bërë të dëgjueshëm (tedarru'u). Vetëm sikur të përgjëroheshin kur u erdhi ndëshkimi Ynë! Por zemrat e tyre u bënë gur, ndërsa djalli ua paraqiste si të bukura veprat e tyre të këqija." (En'am, 42-43)

Nese nuk i pergjerohemi Allahut xh.sh ne caste te veshtira, atehere kur ?

Apo hadithi i Resulullahut s.a.v.s. :

"Zoti më propozoi që shkretëtirën e Mekes të ma kthejë flori. Por unë i thashë:"Jo o Zot! Unë pëlqej që një ditë të ngopem dhe një ditë të ndihem i uritur. Kur të ndihem i uritur, dua të të përgjërohem dhe nëse ngopem, të të falënderoj dhe të jem mirënjohës."

Dikush e pyeti imam Ahmedin:"O imam i nderuar! Kur na pranohen lutjet?"

Imam Ahmedi iu përgjigj: "Kur ato shoqërohen me përgjërim."

Burri i tha:"Ma shtjello pak me shume."

Imam Ahmedi iu përgjigj:"Imagjino një burrë mbi një anije në një det me dallgë. Anija mbytet dhe burri mbetet sipër dallgëve të çmendura. Ajo që e mban sipër është një dërrasë e madhe. I frikësuar dhe i tmerruar nga frika, ai thërret me të madhe:"O Zot! O Zot!" Nëse luteni si ai burrë, për Zotin nuk ka lutje që u kthehet mbrapsht."

Një njeri i mirë, teksa lutej dhe i përgjërohej Zotit, thoshte:"O Zot! Ti na ke urdhëruar në Librin Tënd që t'i falim ata që janë sjellë padrejtësisht me ne. O Zot! Ne i kemi bërë padrejtësi vetes tonë, prandaj na fal! O Zot! Ti na ke urdhëruar në Librin Tënd që të shpëtojmë njerëzit që janë në rrezik. O Zot! Ne sot jemi në rrezik, prandaj na shpëto! O Zot! Ti na ke urdhëruar në Librin tënd që të mos e kthejmë mbrapsht asnjë hallexhi që na vjen në derë. O Zot! Ne jemi hallexhinj që presim të hapet dera Jote, prandaj mos na kthe mbrapsht pa gjë!"

Dhe per fund, hadithi tjeter:

“Një popull përpara jush e mashtroi shpresa duke ëndërruar në falje, derisa dolën nga dynjaja pa punuar asnjë të mirë duke thënë: Ne mendojmë mirë për Allahun. Në fakt, ata gënjyen, sepse po të kishin pasur mendim të mirë për Të (Allahun) do të kishin punuar mirë”. (Hadith)

Njerezit shpresojne e enderrojne duke menduar se ndryshimi dhe permiresimi do t'vjen pa punuar per te, dhe pa derdhur djerse dhe mundin e duhur. Madje, dua dhe lutje pertojne t'bejne, qendrrojne duke biseduar e duke bere muhabet, ne vend qe te zgjaten pak dhe t'kerkojne ndihme prej Zotit Fuqiplote, t'ju dhuroje force & fuqi per t'perballuar pertacine dhe mungesen, e seriozitetin n'jeten e tyre.
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Gjithsesi qe ne kete teme ia vlen ta cekim ajetin Kur'anor ku Allahu i Plotfuqishem thote:

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, deri sa ata ta ndryshojnë veten e tyre”. (Rad: 11)

Ky ajet Kur'anor, eshte njeri nder ligjet kryesore qe Allahu ka vendosur ne gjithesi, sipas te cilave funksionon jeta dhe ruhet ekuilibri. Me fjale tjera, ndryshimi/permiresimi i gjendjes se ummetit Islam, eshte ne duart tona. Ky ajet Kur'anor, apo ky ligj, eshte permendur ne Kur'an 2 here. Heren e pare, ne Kaptinen Rad, ndersa heren e dyte permendet ne Kaptinen "El-Enfal". ku Allahu xh.sh. thote:

Kjo edhe ka kuptim dhe qe besa kane nevoje ta mesojne kete!
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

per deri sa nuk behet xhemati ne namazin e sabahut ne xhamia siq behet diten e xhuma ska fitore.
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Nuk kan nje sulmus te mire si puna e Mesit , prandaj nuk fitojne .
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Nuk kan nje sulmus te mire si puna e Mesit , prandaj nuk fitojne .

A fushe futballi te duket ty fusha e luftes....Ketu flitet per gjera serioze, mos u talle se behet fjale per jete njerzish e jo per topka....
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Nuk kan nje sulmus te mire si puna e Mesit , prandaj nuk fitojne .

i nderuar hartini me pelqen qe poe ndaje dhimbjen me ta pse spo fitojne por ta jap nje lajm qe do te te ngushllon e ai thot qe se shpejti do te vie nje person qe do te kete emri thuaje si mesit , me sakte do te quhet Isa (Mesih) a.s e atehere do te vie fitorja e garantua.
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Asnje fjale skuptova jane shqip?
ska problem i nderuar nese spo na kupton shqip vetem na trego qfar gjuhe kupton ta perkthejme ne me google translate edhe ta tregojme.
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

ska problem i nderuar nese spo na kupton shqip vetem na trego qfar gjuhe kupton ta perkthejme ne me google translate edhe ta tregojme.

Skuptoj pse ngrefesh e pergjigjesh ne kete menyre.
Nese skuptova nuk ofendova
Fjalet per te cilet une si kam degjuar asnjehere ose mi kan e shpjeguar dhe si mbaj mend
pervec aksham e sabah qe duhet te jete mengjes

Edhe Jetesa qe komenton kot se koti, svrava kend
Qetesohuni popull!

Lover ia keto, e namazi mos eshte lutje, o thirrja e lutjes nuk e di.
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Yyyy nga te erdhi mi Jetesa lol
Qetesohu mi goc kete po te them mos rri ne gatishmeri nese une apo kushdoqofte pyt ndonje gje.
Ketu ska intonacion intonacionin e veni ju, dhe ne pytjen time skishte asgje te gabuar.
Tani ca ben ti me gafin sjane pune per mua
Po edhe gafi hyn ne fv e futet vec sa ''cenohet'' feja dhe pergjigjet me te keq.
Popull i dashur mos keni ndonje problem?
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Temen e nderlidh me situaten qe ndodh sot ne bote, sidomos ne Palestin Siri dhe ne shume vende tjera.

Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Më duket shumë e pavend një pyetje e ndërtuar në këtë mënyrë..

Në cfarë lufte qënkan muslimanët???

Unë nuk di të ketë luftë muslimane apo ortodokse di që lufta është njerëzore dy popuj që po vriten e po priten , njerëz që po shuhen nga jetët e tyre ..
Përpara se të jenë musliman populli Palestinës është njëri, janë qënie njerëzore .. dhe pyetja është tepër e gabuar..

Unë apo kushdo që i përkrah palestinezët, në këtë fatkeqësi që po kalojnë, nuk i përkrahim apo i shikojmë si musliman dhe që po vriten sepse janë musliman, por i shikoj në radhë të parë si njerëz, si unë e si ti dhe si të gjitnë ne.. fëmijët: si vëllai im, apo i yti, apo i të gjithëve.. i shikoj si kosovarët që masakroheshin nga serbi..
ndaj mos bëni gabime të tilla duke futur fenë në mes të një fatkeqësie dhe duke shpallur një urrejtje ndaj feve të tjera..

Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Lover ia keto, e namazi mos eshte lutje, o thirrja e lutjes nuk e di.

Po, Namaz quhet lutja qe bejme 5 here ne dite. Eshte fjale turke.

namazit të duhasë

Koha e ketij namazi/lutjeje fillon 15 minuta pasi te lind dielli perafersisht dhe vazhdon deri pak para hyrjes se drekes, qe tani ne kete kohe, dreka falet ne ora 12:00 (ndersa kur zgjatet dita, ne ora 13:00).

Ne jemi umet

Ummet dmth "Popull"
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

ndaj mos bëni gabime të tilla duke futur fenë në mes të një fatkeqësie

Dallimi ne mes te lufterave fetare ne te kaluaren dhe atyre qe sot behen eshte se ne te kaluaren, ashiqare kane dale ne fushebeteje me simbole fetare, dhe kane luftuar, pra, duke mos mbajtur fshehte faktorin fetar te luftes. Ndersa sot behen te njejtat luftera, por ne emer te demokracise, lirise se te drejtave te njeriut, ne emer te paqes e te ngjajshme. Pra, shiquar dhe analizuar mire dhe drejt, kjo eshte lufte fetare. Mos valle presin njerezit qe haptas te deklaroje Izraeli se jemi duke i shfarosur muslimanet, ky eshte qellimi yne ? No way !
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Ah fjale turke?????
Thuaj pra atyre qe te marr google perkthyesin jo nga gjuha afrikane por nga turqishtja ose nga arabishtja
Se sflas kot.

OSE HERE TE TJERA FLITNI MIRE SE NUK IU KA KUSH BORXH!!!!!!!!!!!!
 
weee kush tpaska merzit kaq keq ty mi, ncncn.... wa.. i bere me zemer njerezit moj.. Sa i ekzagjeron dhe ti:p. ti kishe thene asnje fjale s'kuptova kur ne realitet vetem nja 5 fjale ishin arabisht:D....po hajd mi goc se ktu tgjithe ngacmohemi me njeri tjetrin kush me shume e kush me pak. Harrove ti c'i benim nje her e nje kohe anetareve te rinj?:p:p.. meqe ma kujtove nga ka humb ajo goce garipja e Burrelit :LOL
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Sepse jeni akoma ne 1433-44. keni kohe akoma pse merziteni..;)
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Edhe sikur te marr 100 pike ndeshkim nuk me duhet gje se me hypen kacabujt!
Une prekem??
Une shqetesohem per ju se pse i merrni gjerat aq keq.
Mos u lendo??
E ke serjozisht ti mi apo po tallesh tani
Per cf te lendohem une???????????

Po ta perseris sme hyn gje ne xhep cf me Gafin ti.
Pergjigju mire pastaj eja me perdor fjalet e nderuar e dashur etj

Me tmira!
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Sepse jeni akoma ne 1433-44. keni kohe akoma pse merziteni..

I forti eshte edhe me 1433-44 edhe me 2012. A i ligi veq me 1. Kingji i but, i thith dy nana kan than. Nxjerr qulla ti ...:jastek:
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Dallimi ne mes te lufterave fetare ne te kaluaren dhe atyre qe sot behen eshte se ne te kaluaren, ashiqare kane dale ne fushebeteje me simbole fetare, dhe kane luftuar, pra, duke mos mbajtur fshehte faktorin fetar te luftes. Ndersa sot behen te njejtat luftera, por ne emer te demokracise, lirise se te drejtave te njeriut, ne emer te paqes e te ngjajshme. Pra, shiquar dhe analizuar mire dhe drejt, kjo eshte lufte fetare. Mos valle presin njerezit qe haptas te deklaroje Izraeli se jemi duke i shfarosur muslimanet, ky eshte qellimi yne ? No way !

Simbolet fetare të dalin sa të duan në dukje.. bëhet fjalë për jetë njerëzore i nderuar dhe jo jetë të profetëve apo zotit .. këtu është dallimi ..
Kjo mesele mes këtyre dy popujve mund të ketë filluar për çështje fetare se mohoj nga historia e shkuar këtë dimë.. por si kam thënë më parë është shndërruar politike dhe këtë tashmë të gjithë e dinë..
Pse mendon ti se psh europianët dalin në manifestime kundër Izraelit ndaj luftës me Palestinën?
Pse mendon ti se manifestojnë stop luftës dhe vrasjes së fëmijëve palestinez?
Sepse janë musliman? Apo se mbrojnë fëmijët palestinez se janë musliman?

Aspak, dalin dhe kërkojnë stopimin sepse kanë fëmijë vetë, dhe francezët apo gjithë europianët dihet që nuk janë musliman, e bëjnë sepse e shikojnë se ku ka arritur kjo luftë dhe se vendet e superfuqisë botërore e kanë kthyer këtë fushë beteje në një fushë për interesat e tyre vetjake ..

Ska lidhje më me fenë .. ndaj habitem që ngelët të fiksuar tek feja dhe sillni gjithmonë po të njëjtat argumente dhe materiale ..

Mbroni këtë popull në radhë të parë si njerëz pastaj si vëllezër të fesë tuaj së njëjtë..
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Kjo mesele mes këtyre dy popujve mund të ketë filluar për çështje fetare se mohoj nga historia e shkuar këtë dimë.. por si kam thënë më parë është shndërruar politike dhe këtë tashmë të gjithë e dinë..

Mire e ke. Por, perse te mos themi, eshte lufte fetare-politike ? Nen hijen e faktorit fetar, behet lufta politike.

Mbroni këtë popull në radhë të parë si njerëz pastaj si vëllezër të fesë tuaj së njëjtë..

Padyshim, njeriu si qenie njerezore meriton t'respektohet dhe te mbrohet. Por jemi ne nenforumin Islam, ndaj e mbroj si te dua. Kur t'flasim ne nenforumet tjera, kam tjera llafe.
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Nicktjeter , jame dakord me ty plotesisht dhe ke te drejte . Duhet cdo antar i forumit te kete respekt per dinjitetin e tjeterit . Ne forumet tona kjo gje nuk ndodhe per fat te keq .Vetem ndalu e shikoj si te shajn , si te ofendojn , si mundohen te ulin etj .
Po cdo kush e tregon moralin - karakterin e vete . Cdo shkronje e shkruajtur , eshte pasqyrim i asaj se si eshte ndertuar ai ne prsonalitetine tij .

Edhe mu kjo me ka ndodhe disa here Nicktjeter ,me kane ofenduar por cfare te bej me ta , ti shaj edhe une ne te njejten menyre ?! Jo ashtu nuk duhet te veprojm , por fjalet e tilla te me cilat ndihesh i ofenduar injoroj dhe mos i merr afer zemeres .
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Se kuptoj pse dhe ktu ne forum duhet te krijohen kto urrejtje fetare? Izraeli me Palestinen nuk esht vetem lufte fetare,esht luft territoresh se Izraelitet duhet te kishin ate pjes qe te paret e Palestinezve ju shiten shekuj me pare por ato si popull i pangopur nuk ju mjaftoj dhe e zaptuan me force,Palestinezve tju rikthehen territoret e zaptuara dhe kshu te ulen gjakrat,po a mund ta besh kte marrveshje me Izraelitet? Jan provuar shum here kto bisedime me ndermjetsime dhe Izraeli gjithmon ka refuzuar....
Me arritjen e paqes vetem Muslimanet fitojn? Esht e vertet dhe e dhimbshme qe ato po sulmohen me se shumti qe nga lufta e II-t por duhet te arrijn konsensus dhe ti thon STOP! kesaj dhune se u shkaterruan.
704752_10151302005196357_1731680358_o.jpg

Kabul,Afghanistan

Dhe reagimet e disave,ku e keni edukaten dhe respektin? Apo vetem kur ju shkojn sipas fijes beni smile dhe like.
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Nicktjeter 48 minuta më parë #25057
Jo mo Deud mua sme ofendoi kush, ti ke te drejte, por pse marrin flake aq shpejt e me flet ajo tjetra qiqrra ne hell, fol mo rob sic eshte per te folur, jo cingla mingla

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

po ne rregull moj Nicktjeter ti fillojm separi kundershtimet nga vetvetja, pastaj te dalim te tjeteri.

Ti vet i zgjerove diskutimet panevoj. Te them te drejten dhe sa per rikujtim.

As fare nuk e kuptova perse Deiud te paska dhen Like se kurgj ske then te madhe.

Faleminderit per mirkuptim...
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Skuptoj pse ngrefesh e pergjigjesh ne kete menyre.
Nese skuptova nuk ofendova
Fjalet per te cilet une si kam degjuar asnjehere ose mi kan e shpjeguar dhe si mbaj mend
pervec aksham e sabah qe duhet te jete mengjes

Edhe Jetesa qe komenton kot se koti, svrava kend
Qetesohuni popull!

Lover ia keto, e namazi mos eshte lutje, o thirrja e lutjes nuk e di.

nese krejt ato fjal qe ti ak thene loverboy ti as nje spo e kuton ty te duket se nuk po ofendon. dhe prej tane atyre fjale qe si ke kuptu gjete dy ti tregosh.
nes eme te vertet nuk kupton duhet ne menyr ete sjellshme me pyet dhe ne per ata jemi ketu te tregojme qfar nuk kuptoni..
une nuk u ngefeva siq thoni ju por nese ju e keni pas qellimin e keq ne fillim ia pafshi hajrin.

P.s.

une i nderuar askujt spo ia cenoj fene dhe nuk kam deshire dikush te ma cenon mua. tu kam pergjegje si e ke kerku vetem kaq.
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Nicktjeter , jame dakord me ty plotesisht dhe ke te drejte . Duhet cdo antar i forumit te kete respekt per dinjitetin e tjeterit .
Po cdo kush e tregon moralin - karakterin e vete . Cdo shkronje e shkruajtur , eshte pasqyrim i asaj se si eshte ndertuar ai ne prsonalitetine tij .

plotesishte pajtohem me deuidin bash ashtu siq po thot ai eshte . por ja qe fatkeqesishte dikush kete spo e kupton.
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Une nuk e di pse nuk po i injoroni kaurrat ktu qe kan komentu !! thjesht injorone citime banale palidhje tpa logjikshme qe i bejn :D
 
Titulli: Pse vonohet fitorja e Muslimanëve?

Se mor vesht pse do ziheni perher e do shaheni perher neper tema te tilla. Mos u nxefni neper tema dhe pergjigjuni mir , se do filloj ti coj nje nga nje temat qe hapni ne kosh !
 
Back
Top