Pse te flem pa rroba?

Guest2

Antarë i Respektuar
Numri i studimeve që këshillojnë që të flihet pa rroba natën për të mbrojtur shëndetin, sa vjen e shtohet.

Ekspertët thonë se fjetja me të brendshme mund të shkaktojë irritime të mëdha të lëkurës dhe më të rrezikuarit janë meshkujt, që mund të përballen deri në probleme fertiliteti.

Gjinekologia Alyssa Dweck është një prej zërave që kërkon që në krevat të shkohet pa asnjë rrobë.

“U këshilloj shpesh pacientëve të mi që të flenë pa të brendshme”, thotë ajo.

Dweck shpjegon arsyet.

“Të mbulosh pjesët intime me rroba, veçanërisht kur bëhet fjalë për materiale fabrike që kanë përbërje sintetike e që nuk thithin djersën është e gabuar. Këtu krijohet ambienti më i përshtatshëm për bakteret që infektojnë lëkurën dhe shkaktojnë irritim të saj”, thotë ajo.

Për femrat që për arsye të ndryshme nuk munden apo nuk duan që të flenë lakuriq, Dëeck këshillon që të përdoren rroba të gjera.

Për meshkujt, flet urologu Brian Steixner, që thotë se fjetja me të brendshme në pjesët intime për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme fertiliteti.

“Pjesët intime të meshkujve duhet të kenë temperaturën e trupit në mënyrë që të optimizohet prodhimi i spermës. Përveç kësaj, me të brendshme shtohen edhe mundësitë për infeksione nga bakterie të ndryshme”, deklaron ai.

/Top Channel/
 
Titulli: Pse te flem pa rroba?

Per te marr freski mer :gjuhe: sidomos tani veres duhen flladit pak :P Tani nga ana mjekesore e dime qe femra keshillohet te fleje pa recipeta madje ti shmang ato sa me shume te pakten brenda per brenda shtepise... Sa per mbathjet eshte e cik ceshtje higjenike ne fakt te pakten persa u perket femrave,gjithashtu ekziston mundesia te infektohesh nga bakterie te ndryshme qe permbajne carcafet,dysheku etj nese sperdor te brendshme...
 
Titulli: Pse te flem pa rroba?

Mërdhifim, se eshte ftohte ktej :P
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top