Pse s’mund të qeshim në foton e pasaportës

Arfenilla

Themelues i Forumit
pasporta_1475611402-9060617.jpg


E keni pyetur ndonjëherë veten se pse në foton e pasaportës duhet të jemi gjithnjë seriozë?
“Jo të qeshura të lutem, jemi francezë” ishte një nga shumë tituj të ngjashëm një të premte, pasi një gjykatës në Francë vendosi që njerëzit duhet të qëndrojnë seriozë në fotot e tyre të Kartave të Identitetit dhe pasaportave.

12 vjet më parë, francezët ishin duke qeshur me njëri-tjetrin kur ata raportuan vendimin britanik për të ndaluar buzëqeshjet me gojë të hapur në fotot e pasaportave.

Kjo për arsyen se duke pasur një fytyrë të qeshur shmanget vëmendja nga çështjet serioze të të dhënave biometrike, e cila ndikon në aftësinë e udhëtarit për të lëvizur në mënyrë të sigurtë dhe pa probleme në mbarë botën.

Pasaporta e çdo njeriu ka një çip ku përmbahen informacionet biometrike, që vijnë nga foto me të cilën është aplikuar në dokument.

اdo gjë që shtrembëron matjet, syzet e vëna, apo buzëqeshja nga veshi më vesh, zvogëlon efektivitetin e fotos së përdorur duke hequr fokusin.b lajmi
 
Titulli: Pse s’mund të qeshim në foton e pasaportës

Me bere te nxjerr karten e identitetit, Lol

Une me thene te drejten kam buzeqesh per vete! :)
 
Titulli: Pse s’mund të qeshim në foton e pasaportës

Jetojmë në një botë ku çdo formë duhet të jetë e kontrollueshme !
 
Titulli: Pse s’mund të qeshim në foton e pasaportës

Kush tha? Ja une kam qesh me sy per vete.
 
Titulli: Pse s’mund të qeshim në foton e pasaportës

اdo gjë që shtrembëron matjet, syzet e vëna, apo buzëqeshja nga veshi më vesh,

Avash o avash nga veshi ne vesh,kjo squhet buzeqeshje po zgerdhitje ahaha..jo po foto me ato buzet e fryra ose me dhembet jashte :P Nje buzeqeshje e lehte sa per ti dhene nje note embelsie fytyres mendoj se sperben problem..!
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top