Violetta
>> KS- AL. etnike <<
Pse shumë çifte ndahen?
Një gjë në jetën e secilit është se ndonjëherë do të provoni ndarje apo zemër të thyer. Pa marrë parasysh se a pëlqejmë ose jo, ndarjet ndodhin, dhe ne, ose i tejkalojmë ato shpejtë, ose ngelim me dhimbjen për një kohë të gjatë, por ndoshta edhe përgjithmonë.
Nëse dëshiron të shërohesh nga ndarja, atëherë duhet së pari të mbledhësh kohë dhe energji dhe ta zbulosh pse lidhja u prish dhe çka mund të bësh ndryshe në lidhjen e ardhshme. Për t’ju ndihmuar në këtë proces do t’ju japim disa arsye pse lidhjet përfundojnë me ndarje:
1. Sfidat ekzistuese janë varrosur dhe nuk janë pastruar.
Shumë nga çiftet injorojnë të shikojnë dhe të bëjnë diçka për problemet, që ekzistojnë në lidhjet e tyre në lidhje me besimin, flirtet, xhelozinë, mungesën e pasionit, mungesa e interesave të përbashkët etj.
2. Secili person ka pritje të ndryshme për lidhjen.
Disa njerëz mendojnë se të njëjtat pritje që i kanë ata nga lidhja, i ka edhe partneri i tyre, por kjo nuk është aspak e vërtet. Dhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet për dallimet në një lidhje.
3. Frikohen nga e kaluara.
Shumë njerëz në lidhje frikohen nga përvoja të kaluara. Këtu përfshihen frika nga mosqenia mjaft i mirë, jo mjaft atraktiv, etj.
4. Mungesa e komunikimit në lidhje.
Për shumë çifte mungesa e komunikimit është një faktor i madh. Njëri mund të pajtohet për diçka vetëm për ta mbajtur paqen dhe tjetri mund të dëshiroj të dashurohet dhe vlerësohet në një mënyrë tjetër, por nuk mund ta thotë këtë.
5. Nuk ndjehet i/e dashuruar, vlerësuar, kuptuar dhe çmuar.
Gjithkush dëshiron të ndjehet i çmuar, dashuruar, respektuar dhe kur nuk është kështu, atëherë jemi të prirur t’i vërsulemi personit tjetër, sepse nuk i takon nevojat dhe kërkesat tona. Nëse dëshiron të ndjehesh kështu, atëherë ti fillo i pari me respektim, dashuri, vlerësim …
eri dr