Pse shqiptarët e kanë konsumuar shumë vonë peshkun dhe prodhimet e detit?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
21616336_1158758074256452_760032329687531657_n-696x701.jpg

Nga Dhurata Thanasi Daneri
Kur theksoj “shumë vonë” kam parasysh vitet 60 e tëhْ. A konsumohej peshku nga bregasit (Sarandë, Qeparo, Himarë, Dhërmi, Vlorë, Karavasta, Patok, Durrës, Lezhë, Shkodër)? A ndoshta kjo ka lidhje dopak me kulturën orientale, kryesisht otomane? Perandoria otomane edhe pse me dalje dhe shtrirje të gjatë të vijës bregdetare, peshkun dhe prodhimet e detit nuk i kanë patur në produktet e tyre të preferuara dhe si të tilla nuk konsideroheshin si ushqim bazë. Në pazarin e Stambollit shitej peshk i ardhur kryesisht nga tregtarët hebrej dhe tregtohej i tharë, por në dëshmitë e “defterëve” të pagesave të Pallatit të Sulltanëve nuk rezulton asnjë artikull i tillë.
peshshkk.jpg

Nuk rezulton as nëpër listarët e gostive që Sulltanët shtronin në nder të të ftuarve të lartë të perëndimit dhe as në supat apo çorbat që u ofroheshin të varfërve. Në Shqipëri përveç peshqve të ujrave të ëmbël, dhe kam parasysh “Tavën e Krapit të Shkodrës” ( nuk i dihet saktësisht periudha e shpikjes) dhe ajo e Koranit të Pogradecit, tek tuk është përdorur peshku si produkt. Edhe gjatë periudhës së pas Luftës së Parë botërore, kur prania Italiane filloi të ndihej në qytete bregdetare si Vlora, Shkodra, etj, pak varka që punonin në porte merreshin kryesisht me transportin e mallrave. Gjatë fundviteve të periudhës të rregjimit komunist e mbitëgjitha kur shqiptarët emigruan në Greqi dhe Itali, akuakultura si industri dhe konsumimi i peshkut dhe prodhimeve të detit si tregti, panë dhe po shohin një vrull zhvillimi të paparë.

*Fotografite jane te autores të quajtur ndryshe edhe Luga e Argjendtë lexo al
 
Po ku u linte rradhe groshi me pare ore... :)
 
Eh,tani kane mesuar shqipet e qajne peshkun ahhahahaha,pa le politikanet cfare i bejne popullit e peshkut.
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top